2. Parimet e demokracisë përfaqësuese

Intervistën e plotë mund ta lexoni në: Fillimi 1 2 3 4 5 6

HL: Ju përshkruani dy parime të ndryshme për të karakterizuar respektivisht qeverisjen përfaqësuese dhe demokracinë përfaqësuese. Cilat janë këto parime? Si dhe pse janë ato të ndryshme?

Manin: Libri im fokusohet kryesisht në çështjen e rregullimeve institucionale konkrete. Këto rregullime institucionale unë i quaj parime, sepse ato me kalimin e kohës janë provuar si të qëndrueshme. Por me parime unë nuk kuptoj propozime abstrakte, aq më pak ideale dhe vlera. Qasja ime është pozitive dhe analitike. Një këndvështrim i tillë, unë e pranoj, ka kufijtë e vet. Unë e kam pranuar në interes të manovrueshmërisë së projektit. Unë identifikoj katër rregullime institucionale që kanë mbetur të pandryshuara që nga vendosja e sistemeve përfaqësuese.

1. Ata që qeverisin janë të zgjedhur në zgjedhje të mbajtura në intervale rregullta kohore. Një qeverisje përfaqësuese nuk karakterizohet thjesht nga fakti se qeveritarët janë të zgjedhur, por nga fakti se zgjedhjet ribëhen në intervale të rregullta kohore. Në përkufizimin e tij të famshëm të demokracisë, Schumpeter nuk përmend karakterin përsëritës të zgjedhjeve. Sipas tij demokracia përkufizohet si një mënyrë emërimi të qeveritarëve përmes zgjedhjeve. Fakti që zgjedhjet përsëriten ka rrjedhime të rëndësishme. Ndërsa janë në pushtet, qeveritarët kanë një nxitje për një gjykim retrospektiv se si zgjedhësit do të reagojnë në fund të mandatit të tyre. Pra, zgjedhjet nuk seleksionojnë vetëm ata që qeverisin, ato gjithashtu ndikojnë në punën që ata do të bëjnë kur janë në pushtet. Në fund të mandatit të tyre, përfaqësuesit publikë përgjigjen para qytetarëve të zakonshëm. Në përkufizimin e tij Schumpeter nuk përmend detyrimin e përgjegjshmërisë (accountability). Këtu ne shohim me qartësi të veçantë kombinimin e elementeve demokratike dhe të elementeve jo-demokratike.

2. Ata që janë në pushtet kanë një shkallë të caktuar të pavarësisë në marrjen e vendimeve politike, ndërkohë që janë në detyrë. As votat e votuesve të tyre, as programet që ata kanë propozuar, nuk përbëjnë detyrime rigoroze për ta. Theksojmë se ky rregullim lejon që votat e votuesve të kenë një lloj ndikimi mbi veprimet e përfaqësuesve të zgjedhur, por lidhja rigoroze midis të dyjave nuk është e detyrueshme.

3. Parimi i tretë është ajo që unë e quaj “liria e mendimit“. Megjithëse përfaqësuesit kanë një liri për të manovruar në aktet e tyre, populli ose një pjesë e tij, ruajnë të drejtën për të shprehur opinionet dhe problemet e tyre, dhe për tu paraqitur në çdo kohë përfaqësuesve në detyrë kërkesat e tyre. Edhe Burke, një prej kundërshtarëve më të zjarrtë të mandatit imperativ, insiston në Letra e tretë mbi një paqe mbretvrasje [1796-1797] në idenë se populli ruan në çdo kohë drejtën për të shprehur pikëpamjet dhe dëshirat e tyre “pa autoritet absolut, por jo pa ndonjë peshë” (without absolute authority, but with weight). Të njëjtën ide ne e gjejmë në klauzolën e fundit të Amendamentit të Parë i Kushtetutës së SHBA-ve. Kjo klauzolë mishëron “të drejtën e qytetarëve për t’u bashkuar paqësisht për ti drejtuar peticione Qeverisë për zgjidhjen e ankesave të tyre”. Qeverisja përfaqësuese nuk ka qenë kurrë një sistem në cilin qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në intervale të rregullta. Kjo është një tjetër pikë që Schumpeter dhe pasuesit e tij nuk e kanë parë.

4. Parimi i fundit është se vendimet publike i nënshtrohen “provës në diskutim”. Duke thënë se vendimet e qeverisë janë subjekt i “provës së diskutimit” ato nuk kthehen, dhe unë theksoj, se kjo karakterizon qeverisjen përfaqësuese si një qeverisje përmes diskutimit. Diskutimi nuk është një procedurë vendimmarrje. Kjo është një metodë për të provuar, shqyrtuar, dhe provuar vendimet publike. Këto janë katër parimet e qeverisjes përfaqësuese.

Nadia Urbinati: Unë jam dakord me katër parimet përshkruara nga Bernard, por unë do të shtoja të tjera. Unë mendoj se demokracia (ose, për ta thënë atë më mirë, transformimi demokratik i institucioneve përfaqësuese me votim të përgjithshëm) sjell diçka interesante. Me demokraci dua të them këtu votimin e përgjithshëm, që përfshin burra dhe gra të rritura, gjithashtu specializimin dhe pluralizmin e shoqërisë civile, – atë që ne e quajmë sot shoqëria demokratike. Demokracia në këtë kuptim të gjerë fut dy elemente thelbësore. Njëri është elementi i mbrojtjes (avokatisë) – i cila ka të bëjë me pikën e tretë të katër pikave të Bernard. Tjetri është ai i përfaqësimit. Sa i përket momentit të mbrojtjes, përfaqësimi ka nevojë të lidhet me shoqërinë civile përmes formave asociative të politikës, siç janë partitë ose shoqatat politike. Këto janë forma agregative të afta për të shprehur ankesat apo për të bërë sondazhe në në mënyrë institucionale, duke mbetur në kontakt me publikun. Natyrisht mbrojtja (avokatia) është një formë e politikës informale, një politikë e bërë më shumë prej ndikimeve dhe gjykimeve publike, se sa prej një vullneti zyrtar. Por ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, që thekson faktin se përfaqësimi nuk shërben vetëm për të siguruar që qytetarët të votojnë për kandidatë individualë, por gjithashtu për të siguruar që qytetarët kanë një zë në periudhën midis zgjedhjeve. Partitë dhe shoqatat e bëjnë të mundshëm këtë funksion të mbrojtjes.

Elementi tjetër është përfaqësueshmëria e përfaqësimit. Përfaqësimi nuk është një zëvendësim, por një mënyrë për tu identifikuar me të. Kur votoj, unë në të vërtetë bëj dy gjëra: unë zgjedh dikë për ta dërguar atë në asamble (për të formuar një shumicë) por shpreh gjithashtu preferencën time për dikë, me ide apo vlera apo propozime, që janë të afërta me të miat. Unë nuk do të zgjedh një burokrat kompetent ose një ekspert, sepse puna e një ligjvënësi nuk është si ajo e një burokrati apo një gjyqtari (ky profesion nuk është i paanshëm apo neutral, meqënëse për të bërë ligje, si premisë fillestare, kërkohet të kalohet përmes gjykimeve me interes publik). Unë dëshiroj të zgjedh dikë që është i afërt me pozicionet e mija, sepse unë kam ide mbi mënyrën se si ligjet mund të përmirësohen ose të ndryshohen, ose mbi politikën që duhet ndjekur. Zgjedhja me votim e një përfaqësuesi është si zgjidhjet që bën një përfaqësues në procesin legjislativ në Asamble. Këtë përfaqësueshmëri, unë e quaj afërsi të ideve dhe ideologjisë. Përfaqësueshmëria është gjithashtu e rëndësishme për çka bëhet brenda asamblesë, ku ligjvënësit duhet të punojnë edhe si anëtarë të procesit deliberativ, edhe duke qenë në kontakt me pjesën e jashtme të parlamentit. Pa këto dallime të ideve mes përfaqësuesve apo pluralizmit ideologjik, parlamenti thjesht do të pasqyronte pikëpamjet personale të ligjvënësve pa lidhjen me shoqërinë civile. Përfaqësuesit do të përfaqësonin vetveten. Një parlament i tillë është një imitim i demokracisë së drejtpërdrejtë (me një dallim të rëndësishëm që në këtë rast do të zbatohej vetëm për një numër të vogël të të zgjedhurve).

Por përfaqësimi nuk është demokraci e drejtpërdrejtë. Funksionimi i partive dhe shoqatave është i rëndësishëm, unë do të thoja edhe thelbësor, për qeverisjen përfaqësuese. Parlamenti nuk është një listë e delegatëve individual, por një organ kolektiv përfaqësuesish, që do të thotë, individë të organizuar në grupet / aleancat ideologjike që marrin pjesë së bashku në vendimmarrjen publike. Për këtë arsye, përfaqësimi politik është një shkelje e plotë e intimitetit si një formë e përfaqësimit juridik. Përfaqësuesi nuk është i zgjedhur vetëm për vehte si një person privat, por për mua si një pjesë e barabartë e popullit, pra, si një qytetar. Përfaqësimi politik është në fakt një shkelje e performancës për shkak se ai përjashton mandatin imperativ: unë nuk mund të heq një përfaqësues që unë dëshiroj edhe kur ai/ajo thotë ose bën gjëra me të cilat unë personalisht nuk pajtohem. Por partitë dhe interesi publik janë të lidhura në mënyrë interesante në asamblenë përfaqësuese dhe ato mund të ushtrojnë njëfarë kontrolli (informal) për të mundësuar një mandat politik. Një analizë e partive politike është e nevojshme në këtë fazë. Duhet thënë vetëm se një parti nuk është e njëjtë si një fraksion (grup), për të përdorur një shprehje të Machiavel. Partitë janë një mënyrë e lidhjes së interesit të veçantë dhe interesit publik, ndërsa fraksionet kërkojnë vetëm ti përshtaten interesit publik për të plotësuar interesat private dhe të zëvendësojnë njërën me tjetrën.

HL: A do të thoni atëhere se përfaqësimi është një alternativë më e ulët se demokracia e drejtpërdrejtë?

Manin: Pikërisht. Në këtë pikë, Nadia dhe unë jemi absolutisht dakort. Demokracia përfaqësuese nuk është demokraci e drejtpërdrejtë dhe më pak e mirë. Ky është një sistem i ndryshëm. Sipas mendimit tim, demokracia, e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, është një formë e qeverisjes së thjeshtë, ndërsa demokracia përfaqësuese është një formë e përzier që përfshin një shumëllojshmëri elementësh.

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi