“Dumpingu Social dhe procesi i integrimit europian”
Working Paper, ETUI, 2014
Ky punim bazohet në hyrjen e librit “Dumpingu Social dhe zgjerimi i tregut në Evropë”, redaktuar nga Magdalena Bernaciak. Ai paraqet gjithashtu disa nga përfundimet e këtij libri, i cili është realizuar ne kuadrin e projektit hulumtues ETUI: “Dumpingu social në BE të zgjeruar: konceptet, sfidat dhe opsionet e politikave”. Magdalena Bernaciak është një studiuese në Institutin Evropian të Sindikatave (ETUI) në Bruksel. Kontakt: mbernaciak@etui.org
Studimi shtjellon fenomenin e dumpingut social në kontekstin e proceseve të integrimit evropian. Duke u bazuar në analizat e fundit në teorinë ekonomike, sociologjinë ekonomike, dhe në degën e ekonomisë politike institucionale, dokumenti përcakton dumpingun social si një praktikë të zbatuar nga individët, të vetëm ose të organizuar, që ndjekin interesat e tyre të ngushta, me pasojë dëmtimin ose anashkalimin e rregullave sociale egzistuese me qëllim fitimin e një avantazhi krahasimor.
Ky studim argumenton që praktikimi i dumpingut social në tregun e punës inkurajohet nga politikat e liberalizimit dhe të de-rregullimit. Për ta ilustruar këtë tezë janë përdorur dy projekte madhore të integrimit evropian: krijimi i Tregut të Brendshëm; dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian në lindje dhe drejt Ballkanit. Këto dy fenomene e kanë bërë fenomenin e dumpingut social më të rëndësishëm duke u vënë në dispozicion të interesuarve mundësi strategjike për të kontestuar normat sociale egzistuese.
Klikoni këtu për të shkarkuar këtë studim interesant