4 arësye pse Piketty e ka gabim

Marrë nga gazeta Mapo, 21 maj 2014.

Capital” i ekonomistit Francez, Tomas Piketty, është bërë libri më i përfolur i kohëve të fundit.  Versioni anglisht i librit është bërë “best-seller”, …çuditërisht në Francë libri nuk pati të njëjtin sukses.  Mos ndoshta francezët me skepticizmin e tyre karakteristik nuk e morën piketty_0tezën e Piketty-t shabllon?  Ja 4 arsye pse them që Piketty e ka gabim!

1) Piketty argumenton se kapitali mbetet vazhdimisht në duart e të pasurve dhe këta të fundit nuk e shpërndajnë për të mirën e masave.

Ka dëgjuar Picketty për Gates Foundation (që deri tashmë kanë dhënë 28 miliardë dollarë për zhdukjen e sëmundjeve në botë)? Po për Carnegie Foundation (i krijuar nga Andrew Carnegie …njeriu më i pasur në botë në kohën e tij, i cili e dha të gjithë pasurinë për çështje filantropike? …Sorros ..e lista vazhdon.

2) Piketty sugjeron që të pasurit që bëjnë mbi 500,000 dollarë duhet të taksohen 80%.

Ha! Po, jepja qeverisë lekët se e di qeveria më mirë se si shpërndahen. Senatori amerikan ngaOklahoma, Tom Coburn boton një libër vjetor të quajtur “Wastebook”, ku citon mënyrat se si qeveria amerikane shpërdoroi lekët atë vit. Për 2013-ën, ai citon 100 mënyra se si janë shpërdoruar 32 miliardë dollarë.  …amon mer si s’pikon i lek knej nga çezma ime!?

3) Kapitali është i keq e duhet shpërndarë, sepse vetëm ata që kanë kapital, përfitojnë nga sistemi kapitalist.

Në vend që të krijojmë barazi duke mbitaksuar kapitalistët për të niveluar planin, pse mos të bëjmë masat kapitaliste? Le t’u japim masave akses në kapital.

Kohët e fundit lexova që në Kili, mbi 50% e kapitalit tashmë i përket fondeve të pensioneve, pasi punëtorët nëpërmjet investimeve zotërojnë mbi 50% të GDP. Pra punëtorët e Kilit janë de fakto kapitalistë dhe përfitojnë nga ekuacioni i Piketty-t (kthimi nga kapitali > se rritja vjetore e prodhimit)

4) Piketty është francez.

I vetmi kontribut i Francës ndaj kapitalizmit ka qenë gijotina për kokat e të pasurve. Po me Mari Antonetën ç’patën xhanëm?!

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi