Pas komunizmit

Recension i librit Socialism Vanquished, Socialism Challenged. Eastern Europe and China, 1989-2009 

arton2639-fe7e5-150x150Shpesh të trajtuara të ndara, rastet e Kinës dhe të vendeve evropiane të Lindjes janë trajtuara bashkërisht në një vepër ndërdisiplinore kushtuar institucioneve politike dhe sociale, transformimeve socio-ekonomike dhe raporteve midis Shtetit dhe shoqërisë. Këndi i qasjes tenton të prezantojë veprimin e Shtetit-Parti në Kinë në një dritë të favorshme.

Si është zhvilluar procesi i ri- institucionalizimit politik në regjimet e Evropës qëndrore dhe lindore, në Shtetet e reja të dala nga BRSS, si dhe në Kinë gjatë dy dhjetëvjeçarëve që ndajnë 1989 dhe 2009? Cili ka qënë roli i institucioneve të vjetra ose emergjente në shëmbjen ose në të kundërt në forcimin e pushtetit politik? Si raportet midis Shtetit dhe shoqërisë kanë evoluar, si sistemet dhe sjelljet ekonomike janë riorjentuar? Së fundi, si insitucionet sociale janë transformuar gjatë së njëjtës periudhë? Këto janë çështjet madhore të trajtuara prej 14 autorëve (sociologë, ekonomistë, politologë dhe antropologë) në këtë vepër ambicioze kolektive të drejtuar nga Nina Bandelj dhe Dorothy Solinger, respektivisht specialiste sociologe e Evropës postsocialiste dhe politologe, që aktualisht punojnë mbi Kinën e sotme.

Tekstin e plotë të reçensionit “Apres le communisme” të këtij libri të shkruar nga Eric Florence, e gjeni duke klikuar këtu

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi