Pas komunizmit
Recension i librit Socialism Vanquished, Socialism Challenged. Eastern Europe and China, 1989-2009
Shpesh të trajtuara të ndara, rastet e Kinës dhe të vendeve evropiane të Lindjes janë trajtuara bashkërisht në një vepër ndërdisiplinore kushtuar institucioneve politike dhe sociale, transformimeve socio-ekonomike dhe raporteve midis Shtetit dhe shoqërisë. Këndi i qasjes tenton të prezantojë veprimin e Shtetit-Parti në Kinë në një dritë të favorshme.
Si është zhvilluar procesi i ri- institucionalizimit politik në regjimet e Evropës qëndrore dhe lindore, në Shtetet e reja të dala nga BRSS, si dhe në Kinë gjatë dy dhjetëvjeçarëve që ndajnë 1989 dhe 2009? Cili ka qënë roli i institucioneve të vjetra ose emergjente në shëmbjen ose në të kundërt në forcimin e pushtetit politik? Si raportet midis Shtetit dhe shoqërisë kanë evoluar, si sistemet dhe sjelljet ekonomike janë riorjentuar? Së fundi, si insitucionet sociale janë transformuar gjatë së njëjtës periudhë? Këto janë çështjet madhore të trajtuara prej 14 autorëve (sociologë, ekonomistë, politologë dhe antropologë) në këtë vepër ambicioze kolektive të drejtuar nga Nina Bandelj dhe Dorothy Solinger, respektivisht specialiste sociologe e Evropës postsocialiste dhe politologe, që aktualisht punojnë mbi Kinën e sotme.