Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar
Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), eshte krijuar ne baze te ligjit nr. 8457, date 11.2.1999 “Per informacionin e klasifikuar “sekret shteteror””, i ndryshuar me ligjin nr. 9541, date 22.5.2006 “Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin nr. 8457, date 11.2.1999 “Per informacionin e klasifikuar “sekret shteteror””.
Ne baze te vendimit nr. 377, date 31.05.2001, te Keshillit te Ministrave, ” Per sigurimin e informacionit te klasifikuar ne marredheniet nderkombetare “, DSIK-ja eshte Autoritet i Sigurimit Kombetar ne marredhenie me NATO-n, organizatat e tjera nderkombetare dhe vendet e huaja. DSIK-ja ka marredhenie bashkepunimi me strukturat e NATO-s dhe me strukturat homologe te vendeve te tjera anetare apo partnere te NATO-s.
DSIK-ja (Autoriteti i Sigurimit Kombetar), pergatit, negocion dhe nenshkruan ” Marreveshjet per mbrojtjen e perbashket te informacionit te klasifikuar ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverive te vendeve te tjera “.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve. U rekomandon drejtuesve të institucioneve marrjen e masave të shpejta dhe të përshtatshme për korrigjimin e shkeljeve të vërejtura.
Mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre.
Harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin.
Kryen rishikimin e programeve të secilit institucion, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive.
Bën certifikimin e personelit, i cili do të administrojë informacionin e klasifikuar.
Informon të paktën një herë në gjashtë muaj Kryeministrin për çështjet e mësipërme.
I propozon Këshillit të Ministrave akte nënligjore për çështjet që lidhen me ruajtjen e informacionit të klasifikuar.
Shqyrton kërkesa për autoritet klasifikues nga institucione që nuk e kanë atë, dhe nëse është e përshtatshme, ia propozon për miratim Kryeministrit