UET: Kolana “Curriculum”
“Curriculum” quhet kolana e cila do të përfshijë botimet e teksteve bazë për studentët në të tre fakultetet e UET, Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Sociale, libra që sjellin autorët më të njohur bashkëkohorë të këtyre fushave.
UET-Press dhe avokat Spartak Ngjela kanë sjellë në shqip librin “E Drejta Penale” nga autori Jonathan Harring. Ky libër i dha jetë kolanës “Curriculum” SipasNgjelës ky botim është një eveniment i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të së drejtës penale për të gjithë klasën e juristëve shqiptarë.
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Dr. Ksenofon Krisafi u shpreh se me librin e Jonathan Herring “E Drejta Penale” , ka nisur botimi i veprave më të mira që ofron letërsia juridike botërore. Më parë UET ka sjellë në shqip tituj si “ E Drejta Kushtetuese “ e Themistocle Martinez, “E Drejta Romake” e Andrew Borkowski dhe Paul du Plessis, “Hyrje në të drejtën dhe arsyetim ligjor”, të Steven Burton dhe “ Mërfi për provën” nga Peter Murphy .
“Por nuk do të mbetemi me kaq. Në projektet e së ardhmes kemi një listë interesante autorësh dhe librash si “ E drejta kushtetuese e krahasuar” nga Paolo Carrozza, Alfonso di Giovane, Giusepe Ferrara, “Institucionet e së Drejtës Publike të Fauso Cuocolo, “5 leksione të konstitucionalizmit” të Spartak Ngjelës, “Ligji i konkurrencës në BE”, Daniel Golden , “Parimet e drejtës ndërkombëtare” të Ian Brownlie, “Shteti i së drejtës Jacque Chevalier etj”,- u shpreh dekani Krisafi., duke shtuar se një nga projektet e ardhshme të UET është të sjellë për studentët dhe studiuesit e së Drejtës veprat më të mira të krijuara një plejadë njerëzish të ndritur në fushën e së Drejtës që do të shërbejnë si baza e traditës së botimeve juridike shqiptare. Ai përgëzoi gjithashtu nismat e shtëpive botuese simotra, si ajo e universiteti Luarasi që po pasurojnë bibliotekën juridike në vendin tonë.