Luan Omari
LUAN OMARI
Edukimi
Ka bërë shkollën fillore dhe një pjesë të së mesmes në Itali (Bari). Diplomën e maturës e ka marrë në gjimnazin italian të Tiranës. Ka studiuar për drejtësi në Beograd pastaj në Sofje, ku ka marrë diplomën për shkencat juridike.
Ka dhënë ndihmesë aktive në Luftën e Çlirimit nga pushtimi nazi-fashist. Ka statusin e veteranit.
Eksperienca profesionale
1954-1957 docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik në Tiranë.
1957-1974 dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës.
1970 profesor
1972 anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
1975-1993 Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave
1992 anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave e të Arteve
1997 zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave
1998-2006 anëtar i Komisionit “Demokracia përmes së drejtës”, pranë Këshillit të Evropës (Komisioni i Venecies)
2003 – 2005 zëvendëskryetar i Komisionit të Venecies.
Botimet kryesore:
“Revolucioni popullor në Shqipëri dhe pushteti politik” (në shqip, anglisht dhe frëngjisht)1977
“Histori e Shqipërisë” (bashkautor) 1984
“Parime dhe institucione të së drejtës publike” 1993 – Botimi i 7-të më 2004.
“Histori e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (bashkautor) 1994
“Sistemi parlamentar” 1995 (Botimi i tretë më 2003)
“Shteti i së drejtës” (2002) Botimi i dytë më 2004
Ka marrë pjesë me referate e kumtesa në kongrese e konferenca në Shqipëri, Itali, Francë, Gjermani dhe në vendet ballkanike.