Sokol Sadushi
Sokol Sadushi ka lindur më 27 korrik 1963. Në vitin 1986 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Profesionin e juristit e ka ushtruar fillimisht si prokuror dhe më pas si avokat. Në vitin 1991 fillon mësimdhënien si lektor i të drejtës administrative, pranë Fakultetit të Drejtësisë, dhe nga viti 1998 pranë Shkollës së Magjistraturës Tiranë. Ka kryer studimet pasuniversitare në fushën e së drejtës kushtetuese dhe është titulluar “Master në Drejtësi”. Në vitin 2006 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave juridike”. Nga viti 1998 deri në vitin 2011 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Është autor i shumë punimeve dhe artikujve me karakter studimor në fushën e të drejtës administrative, të së drejtës kushtetuese dhe të të drejtave të njëriut. Ka botuar librat “E Drejta Administrative 2″, Teoria e Aktit Administrativ”, Kontrolli Kushtetues”. Është bashkëautor në librat “Komentar i Kodit të Procedurës Administrative”, Guidë administrative për njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe “Vështrim krahasues mbi procedurën Civile”.