Afrim Krasniqi
Afrim Krasniqi, i datlindjes 1972, politolog dhe gazetar. I diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji (1996) dhe ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin evropian të Viadrinës, Frankfurt-Oder., Gjermani. Mban gradë M.A. në Shkencat Politike dhe të Komunikimit Ndërkulturor (2003). Ka mbaruar kursin e lartë të drejtimit në Kolegji i Mbrojtjes në Tiranë (2003) dhe në Qëndrën “Marshall”, Garmish – Parteikichen, Gjermani (2004).
Në përvojën e angazhimeve profesionale dhe politike bëjnë pjesë, angazhimi shumëvjeçar si gazetar, redaktor dhe komentator politik në mediat e shkruara (1991-1995 dhe 2000-2005); zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Jashtëme (1993-94), Kryetar i FRPD (1994-1998), deputet në parlamentin shqiptar (1996-1997), Ndihmës dhe Këshilltar Politik i Presidentit të Republikës Alfred Moisiu, (2002-2007) dhe Sekretar i Përgjithshëm MSH (2007-2008)
Prej vitit 2005 e në vijim është pedagog i shkencave politike në Universitetin e Tiranës dhe në disa universitetet private.
Botimet më të rëndësishme të tij janë:
Libri publiçistik Rënia e Demokracisë”, 1997
Libri publiçistik “Fundi i Siberisë shqiptare” 1998
Libri studimor “Shoqëria civile në Shqipëri” 2004
Libri studimor “Partitë Politike në Shqipëri 1920-2006”, 2006
Libri studimor “(Mbi)pushteti i Partive”, 2007
Libri studimor “Partitë Politike dhe Sistemet Politike”, 2008
Libri studimor “Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008