“Historia e Diplomacisë”
|
|||||||||||
PARATHËNIE
Preokupimi me Historinë e Diplomacisë në kohën e fundit ka zgjuar interesa të sforcuar. Pëfshirja e burimeve dhe kërkesat e reja sipas rrjeteve të komunikimit, ose perceptimi i huaj i diplomatëve, Historisë së Diplomacisë i ka hapur perspektiva të reja dhe hulumtime të rëndësishme i kanë dhënë nxitje dhe ngritje të qartë.
Libri i parashtruar i Prof. Dr. Zenelajt është një shembull më i ri për këta interesa të porsalindur, edhe pse ai nuk mund të radhitet drejtpërsëdrejti në qarkun e së ashtuquajturës Histori e Re e Diplomacisë.
Autori është marrë për vite të tëra me hulumtime për temën në fjalë. Këtu ka nxjerrë në dritë një material të ri arkivor. Pas botimit të librit të tij: “Bazat e Diplomacisë”, në vitin 2012, tani autori na del me një libër tjetër, të ri, mbi “Historinë e Diplomacisë“, i cili në të njëjtën kohë duhet t’u sherbejë mësimdhënësve universitarë në gjuhën shqipe. Natyrisht që një temë e tillë është e pashterueshme. Prof. Zenelaj, sikurse edhe Jorg Fisch në kohën e tij, në studimet e tij të përgjithshme mbi traktatin e paqes, shkon në mënyrë kronologjike, me një kurreshtje të madhe, duke ofruar një rreth të gjerë hulumtimi, madje duke depërtuar deri tek fillet e marrëdhënieve të jashtme në Orientin e Vjetër. Në pikëpamje ekzemplare “Historia e Diplomacisë”, nuk kërkohet që të jet një enciklopedie pa zbrazëtira, e cila do të ishte pa dyshim kryevepër, sikur që “Historia e Diplomacisë”, që këtu dokumentohet, në bazë të disa pikave referuese, siç ishin ngritja e sistemit të të dërguarve në Itali, në kohë të hershme, ose diskutimet për të Drejtën Ndërkombëtare të Grocit, pastaj të Pufendorfit dhe Emer de Vatelit, e madje deri tek diplomacia ndërkombëtare e periudhës bashkëkohore.
Edhe pse Historia e Diplomacisë, nuk është e rëndësishme vetëm për përgatitjen e studentëve, për të cilët është paraparë ky libër, por, edhe këtu Diplomacisë së Ballkanit, i kushtohet një vemendje e posaçme, e po ashtu edhe aktiviteteve të Monarkisë së Danubit, sikurse edhe të Perandorisë Osmane, të cilat së bashku kanë luajtur madje një rol të rëndësishëm për fomimin e Shtetit të Shqipërisë.
Kësaj vepre dhe autorit të saj i shtojnë vlerën edhe hulumtimet arkivore shumëvjeçare të tij nëpër arkiva dhe biblioteka të shumta europiane, kryesisht në Arkivin e Monarkisë dhe të Shtetit të Austrisë. Literatura e përzgjedhur e Autorit, që jepet në Bibliografi, lexuesin e njeh gjithashtu edhe me literaturën më të re hulumtuese.
Pëkrah veprave të vjetra standarde të njohura, si ajo e Mattinglys-it “Renaissance Diplomacy”, ose vepra e Kisinxherit “Mbi sistemin e Diplomacisë me Hillard von Thiesen”, gjithashtu tek autori i këtij libri Prof.Eqrem Zenelaj, gjejmë një përfaqësues të Historisë së re të Diplomacisë, prandaj edhe lexuesit – studentë në gjuhën shqipe, në hulumtimet e tilla gjejnë kërkime shkencore të nivelit ndërkombëtar. Shqipëria, po gjithashtu edhe Kosova, në shumë sfera kanë gjëra të përbashkëta, të cilat mund të kërkohen dhe të gjenden në kohezion me shkencën ndërkombëtare.
Libri i Prof. Dr. iur. Eqrem Zenelajt, në këtë aspekt mund të shërbejë dhe konsiderohet si një kontribut dhe përpjekje e madhe ndihmëse jo dhe aq e lehtë.
Hon.-Prof. Dr. Leopold Auer-Universität Wien