Ligj Nr.8480, date 27.5.1999 Per funksionimin e organeve kolegjiale te administrates shteterore dhe enteve publike
Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave
K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
Neni 1
Perkufizime
Organe kolegjiale te administrates shteterore dhe te enteve publike ne kuptimin e ketij ligji, do te quhen te gjitha ato subjekte te se drejtes publike te cilat e ushtrojne veprimtarine e tyre ekzekutive vendimarrese ne menyre kolegjiale.
Me ent publik per qellimet e ketij ligji do te kuptohet çdo subjekt i se drejtes publike joshteteror, i krijuar me ligj dhe qe synon realizimin e nje interesi publik.
Neni 2
Kryetari dhe sekretari
1. €do organ kolegjial ka nje kryetar dhe nje sekretar, te cilet zgjidhen nga anetaret e ketij organi, me perjashtim te rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.
2. Kryetari i organit kolegjial, perveç funksioneve te tjera, drejton mbledhjen e tij, drejton diskutimet dhe siguron zbatimin e ligjit dhe marrjen e vendimeve te drejta.
3. Kryetari mund te shtyje ose te mbylle mbledhjen perpara kohe, ne rastet kur situata e perligj kete veprim. Ne keto raste duhet te merret nje vendim i arsyetuar, i cili do te pasqyrohet ne procesverbalin e mbledhjes.
4. Kryetari ose çdo anetar tjeter i organit kolegjial ka te drejte te beje ankime ne gjykate kunder vendimeve te marra nga ky organ dhe te kerkoje pezullimin e zbatimit te tij, kur çmon se vendimi eshte i kunderligjshem.
Neni 3
Zevendesimi i perkohshem i kryetarit dhe sekretarit
1. Perveç rasteve kur parashikohet ndryshe, kryetari dhe sekretari i çdo organi kolegjial zevendesohen perkohesisht, perkatesisht nga anetari me i vjeter dhe nga anetari me i ri ne detyre, qe te dy me te drejte vote.
2. Ne rastet kur anetaret me te drejte vote kane sherbyer si anetare per nje periudhe te njejte kohe, zevendesimi i perkohshem do te behet perkatesisht nga anetari me i vjeter dhe nga ai me i riu ne moshe.
Neni 4
Mbledhjet e rradhes
1. Kryetari vendos per daten dhe kohen e mbledhjeve te rradhes, perveç rasteve kur vete organi ka vendosur ndryshe.
2. €do ndryshim ne daten dhe kohen e vendosur per mbledhjet i njoftohet çdo anetari te organit kolegjial, ne menyre qe ata te njihen me keto ndryshime.
Neni 5
Mbledhjet e jashtezakonshme
Mbledhjet e jashtezakonshme thirren nga kryetari, perveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj.
Neni 6
Thirrja e mbledhjeve
1. Kryetari eshte i detyruar te therrase nje mbledhje kur kjo kerkohet me shkrim nga te pakten 1/3 e anetareve me te drejte vote, duke percaktuar çeshtjet per te cilat thirret kjo mbledhje.
2. Lajmerimet per thirrjen e mbledhjeve behen brenda 15 diteve pas paraqitjes se kerkeses nga 1/3 e anetareve me te drejte vote, te pakten 48 ore para dates se thirrjes te mbledhjes.
3. Lajmerimi per thirrjen e nje mbledhjeje duhet te tregoje ne menyre te qarte dhe te detajuar çeshtjet per te cilat do te diskutohet.
Neni 7
Rendi i dites
1. Perveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj, kryetari vendos per rendin e dites se çdo mbledhjeje. Rendi i dites duhet te perfshije ato çeshtje qe i jane propozuar atij nga anetaret e organit kolegjial me te drejte vote dhe qe jane ne kompetence te ketij organi. Kerkesa per ta futur nje çeshtje ne rendin e dites duhet te behet me shkrim, te pakten 5 dite perpara dates se vendosur per mbledhjen.
2. Rendi i dites duhet t’i shperndahet te gjithe aetareve, te pakten 48 ore perpara dates dhe kohes se mbledhjes.
Neni 8
Marrja e vendimeve
Organi kolegjial merr vendime vetem per çeshtje te cilat jane perfshire ne rendin e dites se mbledhjes, perveç rasteve kur te pakten 2/3 e anetareve vendosin per shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve per çeshtje qe nuk jane ne rendin e dites.
Neni 9
Mbledhjet e hapura
1. Mbledhjet e organeve kolegjiale jo te zgjedhura nuk behen te hapura, perveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
2. Kur mbledhjet behen te hapura duhet njoftuar data, ora dhe vendi i mbledhjes, ne menyre qe te garantohet njoftimi i paleve te interesuara. Ky njoftim behet te akten 48 ore perpara dates se mbledhjes.
Neni 10
Thirrja e mbledhjeve ne kundershtim me rregullin
Mbledhja e organit kolegjial eshte e vlefshme edhe kur nuk respektohen procedurat e parashikuara per thirrjen dhe zhvillimin e saj, vetem ne rast se ne ate mbledhje marrin pjese te gjithe anetaret me te drejte vote, te cilet, paraprakisht, miratojne zhvillimin e mbledhjes.
Neni 11
Kuorumi
1. Mbledhja e organit kolegjial, eshte e vlefshme kur jane te pranishem me shume se gjysma e anetareve te tij.
2. Kur ne hapjen e mbledhjes nuk jane te pranishem shumica e anetareve, kryetari vendos thirrjen e mbledhjes ne nje dite tjeter, te pakten 24 ore pas se pares. Ne kete rast mbledhja eshte e vlefshme ne qofte se jane te pranishem se paku gjysma e anetareve me te drejte vote.
Neni 12
Votimi i detyrueshem
Anetaret e organit kolegjial, qe jane te pranishem ne mbledhje dhe qe nuk kane ndonje pengese ligjore per te votuar, nuk mund te abstenojne, perveç organeve te zgjedhura dhe kur parashikohet ndryshe nga ligji.
Kryetari i organit kolegjial voton i fundit.
Neni 13
Forma e votimit
1. Vendimet merren me votim te hapur, perveç rasteve kur dispozitat ligjore parashikojne ndryshe.
2. Vendimet qe permbajne vleresime mbi sjelljen ose cilesite e nje individi merren me votim te fshehte.
3. Ata anetare te organit kolegjial qe kane ndonje pengese ligjore nuk duhet te jene te pranishem gjate diskutimeve dhe votimit.
Neni 14
Shumica e nevojshme per te marre vendime
1. Vendimet merren me shumicen e votave te anetareve qe marrin pjese ne mbledhje dhe kane te drejten e votes, perveç rasteve kur me ligj kerkohet nje shumice e cilesuar.
2. Kur kerkohet nje shumice e cilesuar dhe kjo nuk arrihet, kryhet nje votim i dyte. Ne qofte se edhe ne votimin e dyte do te perseritet e njejte situata, vendimi shtyhet per t’u marre ne mbledhjen tjeter, ne te cilen nje shumice e thjeshte do te ishte e mjaftueshme.
Neni 15
Barazia e votave
1. Ne rastet kur rezultati i votimit eshte i barabarte dhe votimi nuk ka qene i fshehte, vota e kryetarit eshte vendimtare.
2. Ne rast se votimi behet i fshehte dhe votat jane te barabarta, do te kryhet nje votim i dyte. Kur edhe ne votimin e dyte ka barazi te votave, vendimi do te shtyhet per mbledhjen tjeter. Ne qofte se ne votimin e pare te mbledhjes tjeter do te kemi perseri nje barazi votash, atehere do te kryhet votim i hapur, me perjashtim te rasteve te parashikura ne piken 2 te nenit 13.
Neni 16
Procesverbali i mbledhjes
1. Ne çdo mbledhje mbahet nje procesverbal, ku behet nje permbledhje e gjithçkaje u tha ne mbledhje, data dhe vendi i mbledhjes, anetaret qe moren pjese, çeshtjet qe u diskutuan, vendimet qe u moren, si dhe forma dhe rezultati i votimeve.
2. Procesverbali mbahet nga sekretari dhe duhet t’u paraqitet per miratim te gjithe anetareve ne fund te mbledhjes ose ne fillim te mbledhjes pasardhese. Pas miratimit procesverbali nenshkruhet se bashku nga kryetari dhe sekretari.
3. Ne rastet kur vete organi e shikon te arsyeshme dhe mbledhja eshte e ndare ne seanca, procesverbali miratohet menjehere pas perfundimit te seances perkatese.
4. Vendimet jonormative te organeve kolegjiale hyjne ne fuqi vetem pasi te jete miratuar procesverbali perkates.
Neni 17
Perfshirja ne procesverbal e votave “kunder”
1. Anetaret e organit kolegjial mund te kerkojne qe te shenohet ne proesverbal fakti dhe arsyet e votimit kunder nje vendimi te marre nga ai organ.
2. Anetaret, te cilet kane votuar kunder nje vendimi dhe kane kerkuar shenimin e ketij fakti ne procesverbal, sipas paragrafit 1 te ketij neni, perjashtohen nga çdo pergjegjesi qe mund te rrjedhe nga ky vendim.
Ne rastet kur vendimet do t’i dergohen nje organi me te larte te administrates, keto vendime do te shoqerohen me deklarimet e votave te te gjithe anetareve.
Neni 18
Te gjitha ato organe kolegjiale te administrates shteterore dhe te enteve publike, te cilat funksionojne mbi bazen e ligjeve te posaçme, do te vazhdojne te funksionojne mbi bazen e ligjeve ekzistuese per sa kohe qe keto te fundit do te jene ne fuqi. Veprimtaria e organeve kolegjiale ekzistuese do t’i nenshtrohet dispozitave te ketij ligji vetem per ato çeshtje (aspekte) te cilat jane te parregullura nga ligje te posaçme.
Neni 19
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2389, date 7.6.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani