Ligji Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
LIGJ
NR. 8549, date 11.11.1999
STATUSI NEPUNESIT CIVIL
Ne mbeshtetje te neneve 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes me propozimin e Keshillit
te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise vendosi:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Qellimi dhe Objekti
1. Qellimi i ketij ligji eshte percaktimi i rregullave te njejta per kushtet dhe
procedurat e pranimit ne sherbimin civil, per menyren e fillimit dhe mbarimit
te marredhenjeve te punes, per zhvillimin e karrieres, per garantimin e te
drejtave dhe percaktimin e detyrimeve te nepunesve civilë, me synim krijimin
e nje sherbimi civil te qendrueshm, profesional dhe eficient.
2. Ky ligj percakton skemen e administrimit te sherbimit civi, si dhe rregullon
marredheniet juridike, ndermjet nepunesve civil dhe institucioneve te
administrates publike te nivelit qendror apo vendor te percaktuara ne nenin 2
te ketij ligji.
3. Per ceshtje te cilat nuk rregullohen shprehimisht nga ky ligj do te zbatohet
Kodi i Punes dhe legjislacioni perkates.
Neni 2
Perkufizimet dhe fusha e veprimit
1. “Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te
administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne
autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese
apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ketij ligji.
2. “Institucionet e administrates publike te nivelit qendor apo vendor” ne kuptim
te ketij ligji jane: Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati
i Keshillit te Ministrave, ministrite, institucionet qendrore te pavarura,
bashkite dhe qarqet.
3. Me “institucionet e administrates qendrore” ne kuptim te ketij ligji, do t’i
referohemi: aparatit te Keshillit te Ministrave dhe ministrive.
4. Me “institucione te pavarura” ne kuptim te ketij ligji, do t’i referohemi
institucioneve qendrore te pavarura, Administrates se Kuvendit, Administrates
se Presidentit, bashkive dhe qarqeve.
5. Me “epror direkt” ne kuptim te ketij ligji, do t’i referohemi: drejtorit te
drejtorise per klasat nga shef sektori deri specialist, sekretarit te
pergjithshem per klasat nga drejtor departamenti, deri ne drejtor drejtorie
dhe titullarit ose organit drejtues te institucionit per sekretarin e
pergjithshem.
6. Institucionet e administrates publike te nivelit qendror apo vendor te cilat
rregullohen me ligj te posacem, do ti nenshtrohen dispozitave te ketij ligji,
pervec rasteve kur ligji i posacem permban dispozita te ndryshme nga ai.
Neni 3
Parimet e sherbimit civil
Sherbimi Civil eshte i ndertuar dhe vepron mbi bazen e parimeve te
profesionalizmit, te pavaresise dhe integritetit, te paanesise politike, te
transparences, te sherbimit ndaj publikut, te vazhdimesise se karieres, te
pergjegjesise dhe korrektesise ne zbatimin e legjislacionit ne fuqi.
KREU II
ADMINISTRIMI I SHERBIMIT CIVIL
Neni 4
Keshilli i Ministrave
1. Keshilli i Ministrave percakton drejtimet kryesore te politikave shteterore ne
sherbimin civil, kontrollon zbatimin e ketyre politikave dhe i raporton Kuvendit
te pakten nje here ne vit per gjendjen ne sherbimin civil.
2. Keshilli i Ministrave nxjerr aktet nenligjore per zbatim te ketij ligji, ne
perputhje me parimet e pergjithshme te percaktuar ne te dhe mbikqyr
zbatimin e ketij ligji dhe te akteteve nenligjore ne institucionet e
administrates qendrore pa nderhyre ne pergjegjesite e Komisionit te
Sherbimit Civil.
3. Keshilli i Ministrave nxjerr udhezime per negocimin e kushteteve te punes me
sindikatat apo perfaqesuesit e nepunesve civil ne institucionet e administrates
qendrore ne varesi te tij.
4. Këshilli i Ministrave krijon Departamentin e Administrates Publike, me
kompetencat e meposhteme :
a)Kompetenca te përgjithshme:
i)Zhvillon, zbaton dhe mbikqyr zbatimin e politikave qeveritare ne shërbimin
civil dhe çështje të tjera në lidhje me personelin.
ii)Përgatit një raport vjetor mbi situatën e përgjithshme të shërbimit civil dhe
ia paraqet atë Keshillit te Minsitrave.
iii)Ushtron cdo kompetencë mbi çështje të personelit, që nuk i janë dhënë
shprehimisht me ligj institucioneve te administrates qendrore.
b)Kompetenca te veçanta:
i)Pergatit per Keshillin e Ministrave aktet nenligjore me zbatim të
përgjithshëm për shërbimin civil, ose amendamente ne ato ekzistuese.
ii)Jep mendim per ligjshmerine e projektakteve nenligjore, te propozuara nga
ministrite.
iii)Pergatit per Keshillin e Ministrave klasifikimin dhe vlerësimin e vendeve të
punës dhe ndryshimet ne to, me propozimin e ministrisë apo institucionit të
interesuar dhe miratimin e Ministrisë së Financave.
iv)Përgatit dhe publikon udhëzime të përgjithshme, proçedura, manuale dhe
formularë për:
Përshkrimin, klasifikimin, dhe vlerësimin e pozicioneve të punës për nëpunësit
civilë;
Rekrutimin, seleksionimin, ngritjen në detyrë, levizjen paralele, masat
disiplinore dhe vlerësimin e rezultateve ne punë të nëpunësve civilë.
v)Harton dhe zbaton programe me qellim rritjen e eficences në shërbimin
civil.
vi)Shpall konkurimin e hapur dhe publik për pranimin në shërbimin civil, me
kerkese te institucionit te administrates qendrore të interesuar.
vii)Shpall fillimin e procedurave per levizjen paralele dhe ngritjen ne detyre
me kerkesen e institucionit te administrates qendrore te interesuar.
viii)Pergatit per Keshillin e Ministrave kriteret për shkronjat (vi) dhe (vii) te
pikes 4 shkronja b.
ix)Harton dhe zbaton politika dhe programe të përgjithshme trainimi të
zbatueshme për shërbimin civil në tërësi.
x)Mbikqyr zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e
administrates qendrore.
xi)Pergatit per Këshillin e Ministrave, me propozim të institucioneve te
administrates qendrore dhe me miratim të Ministrisë së Financave, planet
afatmesme dhe afatgjata për personelin.
xii)I paraqet Kryeministrit, me propozim të institucioneve te administrates
qendrore, strukturën dhe organiken e tyre, në përputhje me dispozitat e ligjit
organik për buxhetin.
xiii)Emeron si nëpunës civilë ne institucionet e administrates qendrore fituesit
e konkurseve publike, ne perputhje me nenin 13 të këtij ligji.
xiv)Përfaqëson Keshillin e Ministave dhe së bashku me Ministrinë e Financave
ben negociata kolektive me sindikatat ose perfaqesuesit e shërbimit civil.
xv)Mban dhe administron Regjistrin Qendror të Personelit.
xvi)Me miratimin e Ministrise se Financave pergatit strukturen e pagave per
punonjesit e administrates publike qendrore dhe vendore
Neni 5
Komisioni i Sherbimit Civil
1. Komisioni i Sherbimit Civil eshte nje institucion i pavarur, ngarkuar me
mbikqyrjen e menaxhimit te sherbimit civil ne te gjitha institucionet qe hyjne
ne fushen e veprimit te ketij ligji. Ai eshte organi administrativ qe zgjidh
ankimet ndaj vendimeve, lidhur me nepunesin civil.
2. Komisioni Sherbimit Civil perbehet nga pese anetare te cilet emerohen nga
Kuvendi me propozim: dy nga Keshilli i Ministrave, nje nga Kontrolli i Larte i
Shtetit dhe dy nga mbledhja e perfaqesuesve te pushtetit vendor, te zgjedhur
sipas procedures se parashikuar ne nenin 6 te ketij ligji. Institucionet e
mesiperme propozojne tre kandidate per cdo antar te Komisionit.
3. Anëtaret e Komisionit te Sherbimit Civil gezojne imunitetin e anëtarit te
Gjykates se Larte.
4. Komisioni zgjedh kryetar nje nga anëtaret e tij. Kryetari i Komisionit te
Sherbimit Civil ka keto kompetenca:
a)raporton ne Kuvend;
b)pergjigjet per veprimtarine e Komisionit te Sherbimit Civil;
c)perfaqeson Komisionin e Sherbimit Civil ne marredhenjet me te tretet;
5. Kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil zëvendësohet:
a)kur i mbaron mandati;
b)kur largohet nga detyra ne perputhje me nenin 7, pika 3 të këtij ligji;
c)kur vdes;
ç) kur jep dorëheqjen.
6. Anëtaresia ne Komision do te jete per nje periudhe shtate vjecare e gjysmë,
pervec Komisionit te pare te emeruar sipas ketij ligji, i cili do t’i nenshtrohet
rinovimit te pjesshem nepermjet hedhjes ne short. Njeri prej anetareve
zevendesohet pas nje viti e gjysmë te ekzistences se Komisionit, i dyti pas tre
vjeteve, i treti pas kater vjeteve e gjysmë, i katerti pas gjashte vjeteve dhe
Kryetari pas shtate vjetesh e gjysmë. Kur nje anëtar zevendesohet, i njejti
organ qe propozoi kete anëtar, do te propozoje pasardhesin e tij sipas pikes 2
te ketij neni.
7. Anetaret e Komisionit te Sherbimit Civil duhet te plotesojne kerkesat e
pergjitheshme per pranimin ne sherbimin civil, te parashikuara nga ky ligj dhe
te jene mbi 30 vjec.
8. Komisioni i Shërbimit Civil merr vendime me shumicën e votave të te gjithë
anëtarëve të tij.
9. Shperblimi i anëtarëve te Komisionit të Shërbimit Civil përcaktohet nga
Kuvendi.
10. Komisioni ka një Sekretariat Teknik, i cili kryen detyra të një natyre
ndihmese. Nepunesit e Sekretariatit janë nëpunës civilë.
11. Kuvendi vendos mbi strukturën organizative dhe vendet e punës për
Sekretariatin Teknik të Komisionit te Sherbimit Civil, buxhetin vjetor për të
financuar aktivitetin e Komisionit të Shërbimit Civil dhe Sekretariatit të tij,
përfshirë pagat e anëtarëve të Komisionit te Sherbimit Civil dhe punonjësve të
Sekretariatit Teknik të tij.
12. Komisioni i Shërbimit Civil, brenda tre muajve nga krijimi, harton rregulloren
e brendshme për funksionimin e tij, e cila miratohet nga Kuvendi.
13. Komisioni i Shërbimit Civil raporton para Kuvendit ne fund te cdo viti dhe sa
here qe i kerkohet rreth veprimtarise se tij.
Neni 6
Mbledhja e perfaqesuesve te pushtetit vendor
1. Per te propozuar kandidatet per anëtare te Komisionit te Sherbimit Civil, cdo
keshill qarku zgjedh tre perfaqesues 15 dite pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji,
por jo me vone se 5 dite para dates te percaktuar në piken 2 te ketij neni per
mbajtjen e mbledhjes se përfaqesuesve.
2. Mbledhja e perfaqesuesve mbahet jo me vone se 30 dite pas hyrjes ne fuqi te
ketij ligji ose10 dite nga dita e mbarimit te mandatit ose largimit te anëtareve
te Komisionit te Sherbimit Civil te zgjedhur nga keta perfaqsues.
3. Ministria e Pushtetit Vendorl ben lajmerimet, siguron mjediset dhe
infrastrukturen e nevojshme per zhvillimin e mbledhjes.
4. Mbledhja merr vendime ne pranine e te pakten dy te tretave te
perfaqesuesve. Ne qofte se kjo prani nuk arrihet ne mbledhjen e pare,
mbledhja e dyte mbahet pas pese diteve. Ne qofte se kjo prani nuk arrihet as
ne mbledhjen e dyte, atehere pas pese diteve mbahet nje mbledhje e trete.
Ne rast se edhe pas mbledhjes se trete nuk arrihet prania e nevojshme, ne
mbledhjen e katert e cila mbahet pas pese diteve, vendimet do te merren me
shumicen e thjeshte te votave. Mbledhja drejtohet nga perfaqesuesi me i
vjeter ne moshe.
5. Perfaqesuesit propozojne jo me pak se10 kandidate te cilet do t’i nenshtrohen
votimit. Secili nga kandidatet propozohet te pakten nga tre perfaqesues dhe
cdo perfaqesues nuk mund te propozoje me shume se nje kandidat.
6. Lista me propozimet i nenshtrohet votimit te fshehte . Gjashte kandidatet qe
marrin me shume vota i propozohen Kuvendit per antare te Komisionit te
Sherbimit Civil.
Neni 7
Papajtueshmerite dhe lirimi nga detyra i antareve te Komisionit
1. Personat që bejne pjese ne organet e larta drejtuese te partive politike nuk
mund të jenë anëtarë të Komisionit.
2. Anëtari i Komisionit te Sherbimit Civil zëvendësohet:
a)në mbarim të mandatit të tij;
b)kur largohet nga detyra ne perputhje me piken 3 të këtij neni;
c)kur vdes;
d)kur jep dorëheqjen.
3. Anëtari i Komisionit te Sherbimit Civil largohet nga detyra me vendim te tre te
pestave te te gjithe antareve te Kuvendit në keto raste:
a)kur dënohet me vendim të formës së prerë te gjykates për kryerjen e një
vepre penale;
b)kur bëhet i paaftë fizikisht ose mendërisht për të kryer detyrat e tij;
c)kur kryen veprimtari që krijojnë konflikt interesash;
d)kur mungon në detyrë per më shumë se tre muaj.
4. Anëtarët e Komisionit te Sherbimit Civil janë të punësuar me kohë të plotë
dhe nuk duhet të kenë punësim tjetër gjatë mandatit te tyre.
Neni 8
Kompetencat e Komisionit te Sherbimit Civil
1. Komisioni i Sherbimit Civil keto kompetenca:
a)Zgjidh ankesat ndaj vendimeve lidhur me pranimin ne sherbimin civil,
periudhen e proves, ngritjen ne detyre, levizjen paralele, vleresimin, masat
disiplinore dhe te drejtat e nepunesit civil.
b)Mbikqyr menaxhimin e sherbimit civil ne të gjitha institucionet qe hyjne ne
fushen e veprimit te ketij ligji. Kur konstaton parregullsi, Komisioni i
Sherbimit Civil paralajmeron institucionin perkates duke i dhene dy muaj kohe
per te rregulluar ligjshmerine dhe ne mbarim te ketij afati con ceshtjen ne
Gjykate.
c)Ushtron çdo kompetence tjeter qe i jepet ne kete ligj apo nga aktet
normative te nxjerra ne baze dhe per zbatimin e tij.
2. Komisioni i Sherbimit Civil zgjidh ankesat e parashikuara ne piken 1, shkronja
“a” te ketij neni brenda 30 diteve nga regjistrimi i ankeses. Ne qoftese ankesa
nuk zgjidhet brenda ketij afati, personi i interesuar mund te ankohet ne
Gjykate brenda 30 diteve nga mbarimi i afatit per zgjidhjen e ankeses nga
Komisioni i Sherbimit Civil. Sekretariati Teknik publikon vendimet e Komisionit
te Sherbimit Civil dhe njofton te interesuarit. Vendimet e Komisionit te
Sherbimit Civil mund te kundershtohen ne gjykate brenda 30 diteve pune nga
njoftimi i vendimit .
3. Vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil marre ne perputhje me piken 1,
shkronja “a” jane te detyrueshme per institucionet e administrates publike
vendore dhe qendrore.
Institucionet e administrates qendrore apo vendore mund te ankohen ne
gjykatat e apelit kunder vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil, te marra
ne perputhje me piken 2 te ketij neni, brenda 30 ditesh nga komunikimi i
vendimit.
Neni 9
Institucionet e administrates qendrore
Institucionet e administrates qendrore pergjegjen per administrimin e sherbimit civil
ne varesi te tyre dhe kane keto kompetenca:
a)T’i paraqesin Departamentit te Administrates Publike, kerkesat per plotesimin e
vendeve te lira dhe ngritje ne detyre.
b)Te zgjedhin si nepunes civil, nje nga tre kandidatet e propozuar nga komitetet ad
hoc percaktuar sipas nenit 13, pika 5 shkronja “b” te ketij ligji.
c)Te plotesojne vendet e lira ne institucion nepermjet transferimeve te brendeshme
me karakter te perkohshem.
ç)Te percaktojne kritere te vecanta per vleresimin e rezultateve te punes ne
perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi dhe te bejne cdo vit vleresimin e rezultateve
individuale ne pune.
d)Te ushtrojne ne perputhje me kete ligji dhe me aktet nenligjore perkatese,
kompetencat disiplinore mbi nepunesit e tyre civil.
dh)Te marrin vendime ne fund te periudhes se proves ne perputhje me kete ligj dhe
aktet nenligjore te nxjerra ne baze dhe per zbatim te tij.
e)Te hartojne dhe të zbatojne masa te vecanta per rritjen e efektivitetit dhe
eficences ne pune ne institucionin e tyre, ne perputhje me aktet normative ne fuqi
dhe planet e pergjithshme te miratuara nga Keshilli i Ministrave.
e)Te hartojne dhe të zbatojne veprimtari trainimi te vecanta per nepunesit e tyre, ne
perputhje me politikat dhe programet e pergjithshme te trajnimit, te miratuara nga
Keshilli i Ministrave.
Neni 10
Institucionet e Pavarura
Institucionet e pavarura jane pergjegjese per administrimin e sherbimit civil te tyre.
Keto institucione krijojne departamentet e tyre te personelit per administrimin e
sherbimit civil ne perputhje me kete ligj dhe aktet nenligjore te nxjerra per zbatim të
tij dhe kane keto kompetenca:
a)Te plotesojne pozicionet e lira ne institucion nepermjet transferimeve te
brendeshme me karakter te perkohshem.
b)Te percaktojne kritere te vecanta per vleresimin e rezultateve te punes ne
perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi dhe te bejne cdo vit vleresimin e rezultateve
individuale ne pune.
c)Te ushtrojne ne perputhje me kete ligji dhe me aktet nenligjore perkatese,
kompetencat disiplinore mbi nepunesit e tyre civil.
ç)Te marrin vendime ne fund te periudhes se proves.
d)Te hartojne dhe të zbatojne masa te vecanta per rritjen e efektivitetit dhe
eficences ne pune te nepunesve te tyre civile, ne perputhje me aktet normative ne
fuqi.
dh)Te hartojne dhe të zbatojne veprimtari trainimi te vecanta per nepunesit e tyre
civil.
e)Te emerojne komitetet ad hoc per pranimin, ngritjen ne detyre dhe levizjen
paralele.
ë) Te zgjedhin si nepunes civile, nje nga tre kandidatet e propozuar nga komitetet ad
hoc, percaktuar sipas nenit 13 pika 5 shkronja “c” te ketij ligji.
KREU III
KLASIFIKIMI I NEPUNESVE CIVIL DHE PRANIMI NE SHERBIMIN CIVIL
Neni 11
Klasat
1. Klasat e nepunesve civil jane keto:
a)Nepunes civilë te nivelit te larte drejtues
b)Nepunes civilë te nivelit te mesem drejtues
c)Nepunes civilë te nivelit te ulet drejtues
d)Nepunes civilë te nivelit ekzekutues
2. Nepunes Civilë te nivelit te larte drejtues konsiderohen keto pozicione:
a)Sekretar i Pergjithshem
b)Drejtor Departamenti
c)Drejtor Drejtorie te Pergjithshme
d)Pozicionet e barazvlefshme me tre te parat ne institucionet e administrates
publike qendrore apo vendore.
3. Nepunes Civilë te nivelit te mesem drejtues konsiderohen keto pozicione:
a)Drejtor Drejtorie
b)Pozicionet e barazvlefshme me to.
4. Nepunes Civilë te nivelit te ulet drejtues konsiderohen keto pozicione:
a)Shef Sektori
b)Shef zyre
c)Pozicionet e barazvlefshme me to
5. Nepunes Civilë.të nivelit ekzekutues konsiderohen Specialistet.
6. Keshilli i Ministrave dhe institucionet e pavarura bejne klasifikime ose
caktojne nivele te ndryshme brenda seciles klase, perkatesisht ne insitucionet
e administrates qendrore ose ne institucionet e pavarura perkatese.
Neni 12
Kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil
Mund te pranohen ne sherbimin civil personat te cilet plotesojne keto kerkesa te
pergjithshme:
a) Te jene shtetas shqiptar.
b) Te kene zotesi te plote per te vepruar.
c) Te permbushin kerkesat ligjore per nivelin arsimor dhe te zoterojne aftesite e
nevojshme profesionale per vendin perkates te punes.
ç) Te jene ne kushte shendetësore te mira per te kryer detyrat perkatese.
d) Te mos jene te denuar me vendim te formes se prere te gjykates per kryerjen e
nje krimi.
dh) Te mos jetë marre ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil per
shkak te nje shkelje te rende disiplinore.
Neni 13
Pranimi
1. Pranimi ne sherbimin civil kryhet nepermjet konkurimit te hapur, bazuar ne
meritat.
2. Ne administraten qendrore shpallja e konkurimit behet nga Departamenti i
Administrates Publike, me kerkesen e institucionit perkates. Ne institucionet e
pavarura shpallja behet nga departamentet e personelit.
3. Shpallja botohet ne dy gazetat me qarkullim me te madh te pakten 30 dite
para dates se caktuar per konkurimin.
4. Shpallja per konkurim permban nje liste te kerkesave te pergjithshme dhe te
vecanta qe duhet te plotesojne kandidatet dhe te fushave ne te cilat do te
zhvillohet konkurimi, te percaktuara nga Departamenti i Administrates Publike
ne bashkepunim me institucionin propozues te administrates qendrore dhe
nga departamentet e personelit per institucionet e pavarura.
5. Konkurimi zhvillohet ne tri faza:
a)Ne fazen e pare behet perzgjedhja e kandidateve per t’iu nenshtruar
testimit dhe konsiston ne verifikimin nese kandidatet plotesojne kerkesat e
pergjitheshme dhe te vecanta te percaktuara ne shpalljen per konkurim.
Vetem kandidatet qe plotesojne keto kerkesa, do te pranohen per t’iu
nenshtruar fazes se testimit. Kjo faze zhvillohet nga Departamenti i
Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore dhe nga
departamentet e personelt per institucionet e pavarura.
b)Ne fazen e dyte zhvillohet testimi. Per zhvillimin e kesaj faze Departamenti i
Administrates Publike per institucionet e adminisatrates qendrore dhe
departamentet e personelit ne institucionet e pavarura krijojne komitete te
vecanta ad hoc. Keto komitete perbehen prej pese anetaresh: nje
perfaqesues nga Departamenti i Administrates Publike per institucionet
qendrore ose nje perfaqesues i Departamentit te Personelit per institucionet e
pavarura; dy perfaqesues te institucionit te administrates publike qendrore
apo vendore qe kane kerkuar plotesimin e vendit te lire; dy profesore nga
fakultetit apo katedra sipas fushes ne te cilen do te zhvillohet testimi ose dy
specialiste te njohur nga fusha perkatese. Komiteti ad hoc do te hartoje nje
liste me tre kandidatet me rezultate me te larta duke u bazuar kryesisht ne
rezultatet e testimeve, por edhe ne kualifikimet, pervojen profesionale,
publikimet shkencore dhe aftesite e vecanta te kandidateve. Rezultatet e
testimeve do te perbejne 70 per qind te pikeve totale te vleresimit, ndersa
kualifikimet, pervoja profesionale, publikimet shkencore dhe aftesite e
vecanta te kandidateve do te perbejne 30 per qind te pikeve.
c)Ne fazen e trete behet vleresimi perfundimtar i kandidateve. Ne kete faze,
eprori direkt nen varesine e te cilit nepunesi do te punonje zgjedh nje nga tre
kandidatet e propozuar nga komitetet ad hoc.
6. Ankesat per zhvillimin dhe rezultatin e konkurimit paraqiten ne Komisionin e
Sherbimit Civil, brenda tridhjete diteve pune nga botimi rezultateve te
konkurimit ne dy gazetat me qarkullim me te madh. Ne se nje ankese
rezulton e drejte, ankuesi do t’i propozohet institucioneve per vendin me te
pare te lire te së njejtes kategori dhe nivel qe ai ka aplikuar.
7. Marredhenjet juridike te nepunesit civil fillojne me aktin e emerimit ne
sherbimin civil dhe jane pa afat. Akti i emerimit firmoset nga Departamenti i
Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore dhe nga
departamentet e personelit per institucionet e pavarura pasi kalon afati per
paraqitjen e ankesave parashikuar ne piken 6 ketij neni.
Neni 14
Periudha e proves
1. Nepunesi civil i nenshtrohet nje periudhe prove qe zgjat nje vit nga data e
aktit te emerimit. Gjate kesaj periudhe ai eshte nen kujdesin e nje nepunesi
te vjeter dhe vleresohet nga eprori me i afert i tij. Veprimtarite e trainimit te
pergjithshem dhe te vecante jane te detyrueshme per nepunesit civil ne
periudhe prove.
2. Ne fund te periudhes se proves, eprori direkt vendos:
a) konfirmimin si nepunes civil;
b) zgjatjen e periudhes se proves nje here te vetme, deri ne 6 muaj te tjere;
c) largimin nga sherbimi civil dhe kthimin ne pozicionin e meparshem;
3. Vendimi i eprorit direkt bazohet ne cdo rast ne vleresimin e rezultateve
individuale ne pune.
4. Nepunesi mund te ankohet ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda 30 diteve
pune nga komunikimi i vendimit.
5. Ne rastin e largimit nga sherbimi civil, personi perkates gezon te drejtat e
nepunesit civil vetem per periudhen e kohes se proves.
KREU IV
NGRITJA NE DETYRE, LEVIZJA PARALELE, VLERESIMI DHE TRANSFERIMI
Neni 15
Ngritja ne detyre dhe levizja paralele
1. Perpara se te filloje procedura e pranimit ne sherbimin civil, vendi i lire u
ofrohet nepunesve civil ekzistues nepermjet procedurave te levizjes paralele
dhe me pas neqoftese vendi i lire nuk plotesohet nepermjet procedurave te
ngritjes ne detyre .
2. Levizja paralele eshte kalimi i nepunesit civil ne nje vend tjeter te te njejtit
nivel apo klase, ne te njejtin institucion ose ne nje institucion tjeter te
administrates publike qendrore apo vendore. Procedura per levizjen paralele
percaktohet në piken 3 te ketij neni.
3. Ne administraten qendrore shpallja e vendit te lire behet nga Departamenti i
Administrates Publike, me kerkesen e institucionit perkates. Ne institucionet e
pavarura shpallja behet nga departamentet e personelit. Shpallja botohet ne
dy gazetat me qarkullim me te madh te pakten 30 dite para dates se caktuar
per shqyrtimin e kandidaturave dhe permban nje liste te kerkesave te
pergjithshme dhe te vecanta qe duhet te plotesojne kandidatet te percaktuara
nga Departamenti i Administrates Publike ne bashkepunim me institucionin
propozues te administrates qendrore dhe nga departamentet e personelit per
Institucionet e Pavarura. Te interesuarit duhet te paraqesin dokumentat e
tyre deri ne daten e pecaktuar ne shpallje per shqyrtimin e kandidaturave.
Eprori direkt sipas klases se nepunesit civil zgjedh nje nga kandidatet e
paraqitur duke u bazuar ne kualifikimet, pervojen profesionale, publikimet
shkencore, aftesite e vecanta te kandidateve dhe vleresimet e rezultateve
individuale ne pune. Procedurat e parashikuara ne nenin 13 pika 7 dhe ne
nenin 14 aplikohen edhe ne kete rast.
4. Ngritja ne detyre eshte kalimi i nepunesit civil ne nje vend te nje niveli apo
klase me te larte, ne te njejtin institucion ose ne nje institucion tjeter te
administrates publike qendrore apo vendore, kur nje vend i tille ekziston.
Ngritja ne detyre e nepunesve civil behet me konkurim ndermjet nepunesve
ekzistues mbi baze te meritave sipas procedurave te percaktuara ne nenet
13 dhe 14 te ketij ligji.
5. Ankesat pë zhvillimin e konkurimit paraqiten ne Komisionin e Sherbimit Civil,
brenda 30 diteve pune nga botimi i rezultateve ne dy gazetat me qarkullim
me te madh.
Neni 16.
Vleresimit i rezultateve individuale ne pune
Vendimet per periudhen e proves, ngritjen ne detyre, levizjen paralele sipas neneve
14, 15 dhe 27 te ketij ligji, bazohen mbi vleresimin e rezultateve individuale ne
pune. Periudha e vleresimit eshte nje vit kalendarik. Keshilli i Minstrave nxjerr aktet
nenligjore per menyren e vleresimit te rezultateve individuale ne pune per te gjithe
institucionet e administates publike te nivelit qendror dhe vendor.
Neni 17
Transferimi i detyrueshem
Me propozimin e institucionit që ka vendin e lirë të punës ne raste te nevojes se
perkohshme, Departamenti i Administrates Publike per institucionet e administrates
qendrore ose departamentet e personelit per institucionet e pavarura, do të
përcaktojnë nëse justifikohet një transferim i detyrueshëm. Nëse një nevojë e tillë
egziston, nëpunësit civil mund t’i kërkohet të transferohet në një detyrë tjetër të të
njëjtit nivel dhe kategori. Keto transferime zgjasin për një periudhë deri ne gjashtë
muaj.
Nëpunësi civil nuk mund të detyrohet të pranojë transferimin nëse vendi i ri i punës
është më larg se 30 km nga vendi i punës aktual.
KREU V
STRUKTURA E PAGES DHE E SHPERBLIMIT
Neni 18
Paga e nepunesit civil perbehet nga:
1. Paga baze.
Paga baze ka tre nenkomponente:
a)Paga e grupit, e cila caktohet per nivelin arsimor te kerkuar per ate vend
pune.
a)Shtesa per vjetersi.
b)Shtesa per kualifikim.
2. Shtesa per pozicionin e vendit te punes, qe shperblen vleren relative te cdo
pozicioni dhe rrethana te vecanta te tij.
3. Shtesa per kushtet e punes, qe shperblen kushtet e vecanta te punes.
4. Shtesa per rezultate shume te mira ne pune jepet mbi bazen e vleresimit te
rezultateve ne pune dhe mundesive buxhetore te cdo institucioni. Kjo shtese
mund te jepet vetem nje here ne vit dhe nuk eshte pjese e pages.
Shtesat ne pikat 2 dhe 3 te ketij neni, jane te ndryshueshme ne varesi te pozicionit
perkates te vendit te punes, qe mban nepunesi civil.
Keshilli i Ministrave, nxjerr aktet nenligjore per funksionimin e kesaj skeme pagash.
Gjithashtu, ai mund te vendose skema te vecanta per grupe profesionale te vecanta,
bazuar ne skemen e pergjitheshme, te percaktuar ne kete ligj.
KREU VI
DETYRAT DHETE DREJTAT E NEPUNSIT CIVIL
Neni 19
Detyrat
Nepunesit civilë kane keto detyra:
a)Te njohin, te respektojne, te zbatojne dhe te veprojne ne perputhje me
Kushtetuten, Kodin e Procedurave Administrative dhe aktet e tjera ligjore dhe
nenligjore.
b)Te sigurojne per publikun e gjere, palet e interesuara dhe institucionet publike,
informacionin e kerkuar, me perjashtim te rasteve kur ky informacion eshte sekret
shteteror, konfidencial ose per perdorim te brendshem ne perputhje me ligjet dhe
aktet e tjera nenligjore.
c)Te respektojne orarin e punes dhe ta shfrytezojne vetem per kryerjen e detyrave
te tyre. Orari i dhe kohezgjatja e punes percaktohet me vendim te Keshillit te
Ministrave per nepunesit civil ne institucionet e administrates qendrore dhe me akte
normative te organeve te pushtetit vendor per nepunesit civil ne administraten
vendore
ç)Te permiresojne aftesite e tyre profesionale dhe te marrin pjese ne veprimtarite
trainuese per kete qellim.
d)Te mos kerkojne apo pranojne asnje perfitim moral apo material, per kryerjen e
detyrave, me perjashtim te pages dhe shperblimeve te tjera percaktuar sipas nenit
18, te ketij ligji.
dh)Te mos kryejne pune apo veprimtari te cilat paraqesin konflikt interesash me
detyren e tyre zyrtare ose pengojne permbushjen e saj. Per cdo veprimtari
fitimprurese qe kryejne jashte detyrave te tyre zyrtare, te informojne institucionin ku
punojne.
e)Te mos perdorin pronen shteterore per perfitime private
ë)Te mbajne pergjegjesi te plote per ligjshmerine e veprimeve te tyre gjate kryerjes
se detyres dhe kur nuk jane te bindur per ligjshmerine e urdherave dhe vendimeve
qe zbatojne duhet te informojne menjehere organet ose nivelet urdherdhenese si
dhe organet ose nivelet eprore te ketyre te fundit. Nepunesi civil nuk eshte i detyruar
te zbatoje nje urdher te paligjshem.
f)Te mos bejne greve.
g)Te mos sillen ne kundërshtim me rregullat e etikes.
Mosrespektimi i detyrimeve te percaktuara ne shkronjat “d”, “dh”, “e” dhe “f” te
ketij neni, sjell largimin nga sherbimi civil, neqoftese provohet nepermjet
procedurave perkatese disiplinore.
Neni 20
Te drejtat
Nepunesit civilë kane keto te drejta:
a)Te kene nje pune te garantuar ne sherbimin civil, ne perputhje me dispozitat e
ketij ligji.
b)Te ngrihen ne detyre dhe levizin ne menyre paralele, ne perputhje me nenin 15 te
ketij ligji.
c)Te mbrohen nga shteti ne kryerjen e detyrave te tyre .
ç)Te punojne dhe te ushtrojne veprimtari te tjera te ligjshme jashte detyres dhe
kohes se punes, neqoftese nje gje e tille nuk paraqet konflikt interesash me detyren
e tyre zyrtare dhe nuk i pengon ata ne ushtrimin e saj.
d)Te formojne dhe te jene anetare te sindikatave ose shoqatave profesionale.
Rregullat per ushtrimin e veprimtarise sindikale te nepunesve civil rregullohen me ligj
te vecante
dh)Te marrin pjese nepermjet sindikatave ose perfaqesuesve te tyre ne procesin e
marrjes se vendimeve lidhur me kushtet e punes.
e)Te jene anetare te partive politike, por jo ne organet qendrore ekzekutive.
ë)Te marrin nje leje vjetore te pagueshme dhe leje te tjera, ne rastet dhe sipas
kushteve te percaktuara nga Keshilli i Ministrave.
f)Te perfitojne trajtim shendetesor, per vete dhe per pjestaret e familjes qe kane ne
ngarkim ne perputhje me dispozitat ligjore.
g)Te marrin shperblime shtese dhe tu paguhen shpenzimet, sipas kritereve dhe
mases se parashikuar nga Keshilli i Ministrave per pune jashte orarit dhe udhetime
pune.
gj)Me leje dhe autorizim te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe te Drejtorit te
Personelit te punojne per organizata nderkombetare, ne te cilat Shqiperia eshte
anetare, ose per qeveri te huaja, kur kjo eshte ne interes te Republikes se
Shqiperise. Me mbarimin e ketij angazhimi nepunesi kthehet ne te njejtin vend pune
apo ne nje te barazvlefshem me te.
h)Te trainohen ne lidhje me punen, ne menyre periodike dhe te paguar nga shteti.
Kur nepunesit civil i mohohen apo i shkelen te drejtat e garantuara ne kete ligj, ai
mund te ankohet me shkrim ne Komisionin e Sherbimit Civil.
KREU VII
LIRIMI NGA SHERBIMI CIVIL DHE PEZULLIMI
Neni 21
Lirimi nga sherbimi civil
1. Nepunesit civil largohen nga sherbimi civil:
a)kur japin doreheqjen;
b)kur mbushin moshen e pensionit;
c)kur behen te paafte pergjithmone per te kryer detyrat e tyre zyrtare, per
shkak te kushteve shendetsore;
ç) kur denohen me vendim te formes se prere te gjykates me heqje lirie;
d)konkludohet paaftesia per te kryer detyrat e tyre, te pakten, pas dy
vleresimeve negative te njepasnjeshme te rezultateve në pune;
dh) ne rastet e parashikuara nga neni 23 i ketij ligji;
e)kur konstatohet papershtatshmeria me vendin e punes sipas nenit 24, te
ketij ligji;
ë) kur merret ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil, nga
organi kompetent, sipas procedurave te parashikuara ne nenin 25 te ketij
ligji.
2. Ne rastet e parashikuara ne piken 1 shkronja “d” te këtij neni, menjehere pas
dhenien e vleresimit te dyte negativ, institucioni perkates i propozon
Departamentit te Administrates Publike ose departamentit te personelit, te
largoje nepunesin civil nga detyra. Vendimi merret brenda 10 diteve pune.
3. Ankesat kunder vendimit te mesiperm paraqiten ne Komisionin e Sherbimit
Civil, brenda tridhjete diteve pune nga komunikimi i vendimit.
Neni 22
Pezullimi
1. Pezullimi eshte nderprerja e perkoheshme e marredhenjeve ligjore per
periudhen sa zgjat arsyeja e nderprerjes. Ne mbarim te kesaj periudhe
nepunesi civil rimerr vendin e tij ne sherbimin civil, me perjashtim te rastit
kur denohet me heqje lirie.
2. Nepunesi civil pezullohet:
a)kur ndaj tij fillon ndjekja penale per shkak te detyres ose per krime te
renda, deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar;
b)gjate periudhes te thirrjes nen arme;
c)gjate periudhes ne te cilen ushtron nje funksioni politik sipas dispozitave ne
fuqi;
ç) per periudha studimi me shume se 6 muaj, te ndermarra me nismen e vet
nepunesit, por ne lidhje me profesionin qe ai ushtron.
3. Gjate periudhes se pezullimit, nepunesi civil nuk paguhet. Ne rastin e
parashikuar ne piken 2 shkronja “a” te ketij neni, kur ceshtja penale pushohet
ose kur me vendim gjykate te formes se prere deklarohet i pafajshem,
nepunesit civil i jepet paga baze qe nga momenti i pezullimit.
4. Periudha e kohes se pezullimit nga detyra merret ne konsiderate per
llogaritjen e vjetersise ne sherbimin civi.
Neni 23.
Mbyllja dhe Ristrukturimi
1. Ne rastet e mbylljes se institucioneve te administrates publike, nepunesi civil,
vendi i te cilit eshte deklaruar i tepert largohet nga Sherbimi Civil.
2. Ne rastet e ristrukturimit se institucioneve te administrates publike,
nepunesve civil, vendet e te cileve jane deklaruar te tepert do tu ofrohet nje
vend i te njejtit nivel ne nje ministri apo institucion tjeter te administrates
publike qendrore apo vendore ose ne pamundesi nje vend i nje niveli me te
ulet. Nepunesi civil vazhdon te gezoje te drejtat e vendit te tij te meparshem
deri sa atij t’i ofrohet nje vend tjeter, por jo per me teper se 1 vit. Ne rastet
qe nepunesi civil refuzon te pranoje vendin e ofruar, ai humbet te drejtat qe i
takojne si nepunes civil.
3. Nepunesit civile qe deklarohen te tepert kane te drejte te perfitojne nga
trajtimi si te papune sipas legjislacionit ne fuqi.
Neni 24
Ndryshimi i kerkesave per vendin e punes
1. Ne rastin e ndryshimit te kerkesave per vendin e punes, per shkak te
ndryshimit te pershkrimit te punes, nepunesit civil i lihen 6 muaj kohe per tu
pershtatur me kerkesat e reja, kohe gjate te ciles nepunesi civil i nenshtrohet
veprimtarive te detyrueshme te trajnimit. Keshilli i Ministrave duhet te
siguroje trainime specifike per nepunesin civil ne detyre ne menyre qe ta
ndihmoje ne pershtatjen me pozicionin e ri.
2. Ne baze te procedurave te vleresimit sipas nenit 16 te ketij ligji, kur ne
mbarim te kesaj periudhe konstatohet papershtatshmeria me vendin e ri te
punes, do te zbatohen dispozitat e nenit 23 pika 2 te ketij ligji.
KREU VIII
MASAT DISIPLINORE
Neni 25
1. Nepunesit civil i jepen masa disiplinore per mos plotesimin e detyrave, per
thyerjen e disiplines se punes dhe rregullave te etikes, si dhe ne raste te tjera
te parashikuara nga ky ligj.
2. Masat disiplinore jepen nga eprori direkt sipas nje procedure
administrative, e cila garanton te drejten per tu informuar, per t’u
degjuar, per t’u mbrojtur dhe per t’u ankuar. Eprori komunikon vendimin per
marrjen e mases disiplinore ne Departamentin e Administrates Publike per
institucionet e administrates qendrore dhe ne departamentet e personelit per
institucionet e pavarura. Departamenti i Administrates Publike ose
departamentet e personelit japin me shkrim mendimin e tyre ne lidhje me
masen disiplinore dhe per masat nga shkronja “c” ne “d” te pikes 3 te ketij
neni, i komunikojne kete mendim personit ndaj te cilit eshte marre masa dhe
Komisionit te Sherbimit Civil. Per cdo shkelje, jepet vetem nje mase
disiplinore. Nuk eshte e nevojeshme te merren te gjitha masat disiplinore
para se nepunesi civil te largohet nga detyra.
3. Llojet e masave disiplinore jane:
a)Vrejtje me shkrim
b)Verejtje me paralajmerim
c)Pezullimi nga e drejta e ngritjes ne detyre, per nje periudhe deri ne dy vjet.
ç) Kalimi ne nje detyre te nje niveli apo klase me te ulet per nje periudhe nga
30 dite deri ne 1 vit
d) Largimi nga sherbimi civil.
Masat e mesiperme disiplinore mund te shlyhen ne qofte se brenda 1 viti nga
dita e dhenjes se tyre per shkronjat nga “a” dhe “b” te pikes 3 te ketij neni;
dhe brenda 3 vjetesh nga dita e dhenjes se tyre per shkronjat “c” dhe “ç”
ndaj nepunesit nuk eshte marre ndonje mase tjeter disiplinore. Msat
displinore te shlyera hiqen nga dosja vetjake.
4. Ankesat kunder vendimeve per marrjen e masave disiplinore paraqiten ne
Komisionin e Sherbimit Civil, brenda tridhjete diteve pune nga komunikimi i
vendimit.
KREU IX
REGJISTRI I PERSONELIT
Neni 26
Regjistri i personelit
1. Departamenti i Administrates Publike ngarkohet me krijimin dhe
administrimin e Regjistrit Qendror te Personelit. Ky regjister permban te
dhenat profesionale dhe te karrieres se nepunesve civilë.
2. Cdo institucion i administrates publike mban dosjet e personelit per nepunesit
e tij.
3. Dosjet e personelit dhe Regjistri Qendror i Personelit kane karakter
konfidencial dhe cdo nepunes civil ka te drejte te njihet me informacionin ne
lidhje me te. Me kete informacion mund te njihet edhe Komisioni i Sherbimit
Civil si dhe gjykatat per zgjidhjen e mosmareveshjeve.
4. Keshilli i Ministrave percakton vecorite e ketij Regjistri e te dosjeve, si dhe
llojin e te dhenave qe mbahen ne to. Perdorimi i ketyre te dhenavea behet ne
perputhje me ligjin nr 8503, date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per
dokumentat zyrtare”.
5. Institucionet e pavarura mbajne regjistrin e personelit me te njejtat te dhena.
KREU X
DISPOZITA KALIMTARE
Neni 27
Punonjesit ekzistues, te cilet ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, punojne ne vende
pune te cilat konsiderohen pjese e sherbimit civil, jane nepunes ne periudhe prove
dhe per ta zbatohen dispozitat e nenit 14. Periudha e proves do te jete per sekretarin
e pergjithshem 1 vit, per drejtoret e dretorive te personelit 18 muaj dhe per gjithe
nepunesit e tjere 2 vjet.
Neni 28
Deri ne krijimin e qarqeve, kompetencat e tyre do ti ushtrojne keshillat e rretheve, te
cilet duhet te zgjedhin nga dy perfaqesues per ne Mbledhjen e Perfaqesuesve, sipas
nenit 6 te ketij ligji.
KREU XI
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 29
Aktet Nenligjore
Keshilli i Ministrave brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, nxjerr aktet
nenligjore ne zbatim te tij ne perputhje me parimet e pergjithshme te percaktuar ne
nenet 13, 14, 15, 16, 17 , 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 te ketij ligji.
Neni 30
Ligji Nr. 8095, date 21.03.1996, “Per Sherbimin Civil ne Republiken e Shqiperise”,
pervec dispozitave per funksionarin politik, shfuqizohet.
Te gjithe dispozitat e tjera, qe bien ne kundershtim me kete ligj, shfuqizohen.
Neni 31
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Skender Gjinushi

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi