Si klasifikohen sistemet partiake?
Sistemi partiak është një bashkësi e partive politike të lidhura midis tyre me një marrëdhënie llogjike. Vlerësimi më i thjeshtë i sistemeve partiake është ai që bëhët mbi bazën e një kriteri të vetëm: atij numerik. Kështu sistemet partiake të klasifikuara prej tij janë: njëpartiake, dypartiake dhe shumë partiake
– Sistemet njëpartiake karakterizojnë rregjimet autoritare, të quajtura dhe “me një parti të vetme”. Këto sisteme nuk mund të ekzistojnë në rregjime demokratike.
– Sistemet dypartiake, që karakterizojnë demokracitë si ajo britanike dhe ajo e Shteteve të Bashkuara, konsiderohen shumë efiçiente për shkak të stabilitetit të qeverisë. Një sistem i tillë është i mundur vetëm kur në parlament mbizotërojnë gjithmonë dy parti të mëdha, në gjëndje që të formojnë një qeveri njëngjyrëshe.
– Sistemet shumëpartiake karakterizojnë shumicën e demokracive, të lindura dhe kristalizuara pas konfliketeve sociale. Sisteme të tilla dallohen për koalicione hetereogjene dhe të paqëndrueshme.
– Sistemet dypartiake influencohen nga sistemi zgjedhor mazhoritar me një raund, ndërsa ato shumëpartiake nga sistemi proporcional.
Për të kuptuar dinamikën e funksionimit të sistemeve partiake nuk është i mjaftueshëm kriteri numerik. Në thelb, ai shërben për të përcaktuar formatin e sistemeve partiake. Për të spjeguar mekanizmin e sistemeve partiake shërben kriteri i rëndësisë së partive. Ekzistojnë dy raste kryesore të rëndësisë. Së pari, nëse një parti, megjithëse e vogël, a mundet të ketë një vlerë të rëndësishme në formimin e një koalicioni qeverisës (rasti i LSI në Shqipëri) dhe së dyti, nëse partitë janë shumë të distancuara ideologjikisht nga njëra tjetra, dhe nuk mund të krijojnë aleanca qeverisëse. Në demokracitë perëndimore të tilla parti kanë qënë kryesisht, por jo vetëm, partitë fashiste dhe partitë komuniste
Duke i kombinuar së bashku të gjitha këto kritere, ai numerik, i rëndësisë dhe i distancës ideologjike, G. Sartori bën një klasifikim të sistemeve partiake, për sa i përket formatit të tyre. Tabella e mëposhtëme paraqet këtë klasifikim në një formë të thjeshtuar:
Kriteri numerik | Llogjika e funksionimit | |
Sisteme jo konkurruese | Njëpartiak | Drejtuese pragmatike |
Parti hegjemoniste | Drejtuese ideologjike | |
Me parti predominuese | ||
Bipartiak | Alternimi | |
Sisteme konkuruese | Shumëpartiak kufizues | Pluralizmi moderuar |
Shumë partiak ekstrem | Pluralizmi i polarizuar | |
Të fragmentuar |
Një vijë ndarëse kryesore midis dy tipeve të sistemeve partiake është ajo që ndan sistemet partiake konkurruese, në të cilat zgjedhjet mbahen jo vetëm me një periodicitet të paracaktuar, por janë vendimtare për ti dhënë pushtetin partive, nga sistemet partiake jo konkurruese, në të cilat zgjedhjet, edhe kur mbahen, nuk vlejnë për për shpërndarjen e pushtetit dhe të posteve të qeverisë. Kjo vijë e konkurueshmërisë ndan sistemet njëpartiake dhe sistemet me parti hegjemoniste, nga të gjithë sistemet e tjera.
Sistemet bipartiake, nga pikpamja numerike konsiderohen si shumëpartiake. Megjithatë sipas mekanizmit të tyre, domethënë funksionimit të tyre, ato mund të konsiderohen si bipartiake nëse konstatohen kushtet e mëposhtëme:
a) Vetëm dy parti, dhe vetëm ato, janë në gjëndje të marrin në mënyrë alternative shumicën absolute të vëndeve;
b) Njëra prej tyre merr efektivisht një shumicë parlamentare të vendeve të mjaftueshme për të qeverisur;
c) Partia fituese vendos rregullisht të qeverisë vetëm;
d) Rotacioni në qeverisje mbetet një pritje e besueshme, dhe rezulton periodikisht e kënaqshme.
Në sistemet partiake të fragmentuara, zakonisht prezente në demokracitë e reja, numri i partive të vlerësuara është nëntë ose më shumë, ato karakterizohen nga një polarizim i ulët ideologjik, nga një fragmentim i lartë, koalicionet nuk janë koheziv, janë të paqëndrueshme, fluide, në të cilat asnjë parti nuk merr përqindje konsistente të votave dhe asnjë parti nuk tregon mundësi të rritet në kohë. Shpesh janë sisteme partiake në demokracitë e reja.