Partitë politike në Shqipëri

Në Shqipëri historia e lindjes së forcave të para politike fillon me momentin e  krijimit të institucionit të parë parlamentar në vitin 1920. Kur  në Kongresin e Lushnjës u krijua Këshilli Kombëtar, ose parlamenti i parë shqiptar nuk ekzistonin forcat politike.. Pikërisht veprimtaria e sapo nisur e qeverisë dhe e Kuvendit shërbeu si nxitje për krijimin e grupeve të deputetëve që mbështesnin apo kundërshtonin qeverinë. Më 10 tetor 1920 një grup deputetësh shpallën programin politik të Partisë Popullore Kombëtare të drejtuar nga Fan Noli, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi, etj. Rreth një muaj më vonë, në nëndor 1920 deputetë të tjerë shpallën krijimin e një force tjetër politike të quajtur Partia Përparimtare Shqiptare me drejtues figura të njohura të Veriut si Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri, por edhe beun më të pasur të Shqipërisë, Shefqet Vërlaci. Kjo ndarje u “institucionalizua” kur një grup prej 18 deputetësh, të vetëshpallur opozitarë dhe që përbënin gjysmën e Këshillit Kombëtar, dhanë dorëheqje duke kërkuar zgjedhje të reja. Pas zgjdhjeve të vitit fillimit të vitit 1921, në Këshillin e ri Kombëtar përfaqësoheshin dy grupime kryesore politike: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Pas kësaj fillon historia e përçarjeve dhe përplasjeve brënda grupimeve të bazuara në lidhjet e interesave personale apo klanore. Megjithë programet politike të shpallura prej tyre, ato nuk ishin parti të mirëfillta politike, por grupime të motivuara për marrjen e pushtetit.

Në vitet 1940-1945, që përkon me periudhën e luftës nacionale çlirimtare, në Shqipëri u formuan Partia Komuniste (1941), Partia e Legalitetit () dhe Partia e Ballit Kombëtar (1942). Në periudhën gati 50 vjeçare 1945–1990 sistemi i vendosur ishte ai njëpartiak. Ndërsa aktualisht, duke u nisur nga viti 1991 Shqipëria ka një sistem shumëpartiak. Të dhën a të hollësishme për sistemin partiak në Shqipëri do të gjeni në librin e A. Krasniqit “Partitë politike dhe sistemet politike”.

Këtu në mënyrë sintetike po japim numurin e partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare qysh prej vitit 1991.

Zgjedhjet

Nr. Partive

pjesma

rrëse

Nr. Partive parlame

ntare

Nr. Partive konku

ruese

Nr. Partive fiktive

Nr. vendeve

PS

PD

19911

6

4

6

169

75

1992

9

5

9

38

92

1997

19

14

14

5

102

26

2001

38

13

16

22

73

32

2005

27

10

15

12

42

56

2009

35

6

10

25

65

68

 

Të dhënat e mësipërme japin një pamje të përgjithshme të sistemit të partive në Shqipëri. Duket qartë që spektri i partive parlamentare, që ndikojnë në vendimmarrjen politike në vend, ka ndryshuar në mvartësi të ligjit (sistemit) zgjedhor. Duke iu referuar klasifikimit të sistemeve partiake mund të themi që në Shqipëri kemi një sistem partiak në ndryshim, nga një sistem shumëpartiak i fragmentuar që ka vepruar me llogjikën bipolare në një sistem shumëpartiak të kufizuar, me llogjikë funksionimi akoma më të fortë bipolare, me prirje për të kaluar në një sistem bipartiak. Sistemi i ri zgjedhor proporcional rajonal e bën plotësisht të mundur këtë ndryshim. Por a është ky sistemi më i përshtatshëm i parë në optikën e realitetit politik në Shqipëri?

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi