Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë organizohet dhe funksionon mbi bazën e Kushtetutës, të ligjit të vet organik, të disa dispozitave të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor” si dhe në ligje të tjera proceduriale.

Gjykata e lartë ka juridiksion rishikues dhe fillestar. Ajo gjykon në shkallë të tretë çështje që ankimohen nga palët ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat e Apelit. Megjithatë Gjykata e Lartë ushtron edhe juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një mandat 9 vjeçar. Miratimi nga Kuvendi është bërë objekt diskutimi pasi shihet si një ndërhyrje e politikës në emërimin e gjyqtarëve, që sjell pasoja në pavarësinë e tyre.

Gjykata e Lartë gjykon në kolegje civile dhe penale të përbëra nga 5 gjyqtarë. Për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, ajo ka të drejtë të tërheq për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të caktuara gjyqësore. Në gjykimin e saj kjo gjykatë shqyrton faktet që kanë qënë objekt i proceseve gjyqësore të zhvilluara në shkallë të parë e të dytë. Mbi bazën e fakteve përfundimisht të servirura, gjykon nëse ligji është interpretuar në mënyrë korrekte dhe jep vendimin përkatës.

 Vendimi i Gjykatës së Lartë është i detyrueshëm edhe për gjykatën të cilës çështja i kthhet për shqyrtim. Vendimet e saj, të shoqëruara edhe nga mendimet e pakicës, botohen. Vendimet për njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore duhet të zbatohen nga të gjitha gjykatat e shkallëve më të ulta, me qëllim që të sigurohet unifikimi i praktikës gjyqësore.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan