ORI in Englishicon_flag_gb

Bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i procesit të stabilizim asocimit – procesi që udhëheq vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Ai ndihmon rajonin për të adresuar sfidat e përbashkëta të tilla si mungesat e energjisë, ndotja, infrastruktura e transportit, aktivitetet ndërkufitare kriminale,etj. Progresi në bashkëpunimin rajonal është monitoruar në raportet vjetore të progresit.

Mbështetja financiare (€ 430m në 2007-10) është siguruar përmes programit shumë-përfitues të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA).

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR)

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është një strukturë  rajonale që drejton bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore, me një Sekretariat të bazuar në Sarajevë dhe një Zyrë ndërlidhëse në Bruksel. BE-ja është anëtar i KBR. KBR është krahu operativ i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), një forum për dialog diplomatik dhe politik i krijuar si pasojë e luftërave në ish-Jugosllavi (1996).
Anëtarët e PBEJL janë shtetet anëtare të BE-së Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Sllovenia si dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Moldavia.

Nisma të tjera rajonale:

Ekonomi

Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA 2006) është duke përgatitur ekonominë e Ballkanit Perëndimor për presionet konkurruese të tregut të vetëm të BE-së. Procesi i liberalizimit të tregtisë ka intensifikuar konkurrencën dhe është duke stimuluar reformat kombëtare për të rritur konkurrencën.

Administrata publike

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) është një organizatë ndërkombëtare që punon për të përmirësuar administratën publike në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja ndërkombëtare e krijimit të shkollës (e vendosur në Danilovgrad, Mal i Zi) është nënshkruar në 2008, dhe shkolla u hap zyrtarisht nga Komisioneri Füle dhe Kryeministri malazes Gjukanoviç në Nëntor 2010.

Qëllimet kryesore të ReSPA-së janë:

• të ndihmojë përmirësimoin e bashkëpunimit rajonal në administratën publike
• forcimin e kapaciteteve administrative sipas kërkesave të procesit të integrimit europian
• zhvillimi i burimeve njerëzore në përputhje me parimet e Hapësirës Administrative Evropiane
• të organizojë aktivitete që lidhen me shkëmbimin e praktikave të mira.

Mjedis

Rrjeti Rajonal për Anëtarësim (RENA) është kuadri i bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. RENA mundëson bashkëpunimin në nivel politik (takime ministrore) dhe ne nivelin ekspert/teknik. 4 grupet e punës fokusohen përkatësisht në planifikimin strategjik dhe investimet; ndryshimet klimatike; bashkëpunimin ndërkufitar; dhe përputhshmëria e mjedisit dhe sundimi i ligjit.

Infrastrukturë

Lançuar zyrtarisht në 2009, Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një iniciativë e përbashkët e Komisionit, Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, BERZH dhe BEI. Kjo është një nismë novatore financimi, qe sjell së bashku grante dhe kredi nga Komisioni, partneritete me institucione financiare ndërkombëtare dhe donatorëve bilateralë për projektet e infrastrukturës dhe të zhvillimit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2011, WBIF ka alokuar € 220 M Euro në grante projekti.

Energji

Traktati i Komunitetit të Energjisë (2006) u krijua për të vendosur:

• një treg të integruar të energjisë duke nxitur tregtinë e energjisë në Ballkanin Perëndimor
• integrimin me tregun e BE
• përmirësimin në sigurinë e furnizimit.
Komuniteti i Energjisë zbaton ligjet themelore të energjisë të BE-së dhe fokusohet në liberalizimin e tregut, mjedisit, efikasitetin e energjisë, kapaciteteve të ndërtimit dhe dialogut social.
Transport Traktati i ardhshëm i Komunitetit të Transportit, modeluar mbi Komunitetin e Energjisë, do të zëvendësojë Observatorin e Transporteve të Evropës Jug Lindore (SEETO). SEETO është themeluar në vitin 2004 për të:
• nxitur bashkëpunimin në zhvillimin e infrastrukturës kryesore dhe ndihmëse në Rrjetin e Transportit Rajonal të EJL
• rritur kapacitetin lokal për të zbatuar programet e investimeve dhe për të mbledhur, menaxhuar dhe analizuar të dhëna për Rrjetin e Transportit Rajonal.
Udhëtimi ajror: Marrëveshja e Përbashkët Evropiane e Zonës së Aviacionit (2006) mbledh së bashku partnerë nga BE dhe Evropa jug-lindore dhe veriore.

Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme
Këtu objektivat janë për të forcuar bashkëpunimin rajonal ndërkufitar ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve gjyqësore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Arsimi Programi Erasmus Mundus – implementuar nga ana e Agjencise Ekzekutive te Arsimit, Audiovizuale dhe te Kultures (EACEA) – promovon shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve në të gjitha nivelet. Te gjitha fushat e lartpermendura ne kuader te te cilave promovohet bashkepunimi rajonal, financohen nga BE nepermjet Programeve IPA me shumepërfitues.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi