ORI in English
Sipas deklaratës së Ministrit Shqiptar të Punëve të Jashtme “procesi i Berlinit është një urë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”.
Çfarë është ‘procesi i Berlinit’
Ai që njihet tashmë si “Procesi i Berlinit” do të jetë edhe forma përmes së cilës do të mbahet ritmi integrues i Ballkanit. Në kushtet e rritjes së forcave euroskeptike në Bruksel dhe një stopimi 5-vjeçar të zgjerimit deklaruar nga presidenti i Komisionit Jean Claude Juncker, procesi i hapur në Berlin shihet si rruga për ta mbajtur gjallë dialogun politik integrues të vendit.
Në konferencën e Berlinit në fund të muajit gusht, i është kërkuar BE-së një ndarje më e favorshme e fondeve të Bashkimit Europian për rajonin, duke marrë parasysh faktin se vetë vendet e BE-së marrin 5-6 herë më shumë para sesa vendet e rajonit, duke krijuar edhe hendekun e madh mes tyre.
Procesi i Berlinit nis me Konferencën e nivelit të lartë të mbajtur në Berlin më dt. 28 Gusht 2014.
DEKLARATA E PËRBASHKËT, BALLKANI PERËNDIMOR ÇDO VIT TAKIM
Njëqind vjet pas Fillimit të Luftës së Parë Botërore, krerët e qeverive, ministrat e Jashtëm dhe ministrat e Ekonomisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, vendeve të ardhshme mikëpritëse Austrisë dhe Francës u takuan në Berlin më 28 Gusht 2014 për Konferencën e parë të Ballkanit Perëndimor.
2014-2018, përbëjnë katër vite të një progresi të vërtetë.
1.Biem dakord se Konferenca e sotme do të sigurojë një kuadër për një periudhë 4 vjeçare, gjatë së cilës ne do t’i çojmë më tej përpjekjet tona për të bërë një progres real në procesin e redormave, zgjidhjen e çështjeve kryesore dypalëshe dhe të brendshme,
2.Kemi vendosur bashkërisht që të takohemi në të njëtin format çdo vit gjatë katër viteve të ardhshme në mënyrë që të zbatojmë axhendën e miratuar në takimin e sotëm dhe të mbështesim këtë synim nëpërmjet projekteve të tjera specifike. Kancelari Federal i Austrisë është ofruar të mirëpresë Konferencën e në vijim në vendin e tij në vitin 2015. Ky vullnet do të ofrojë një mundësi për të matur rezultatet fillestare. Ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë në çështjet e një rëndësie të madhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor mbi baza të vazhdueshme në konferencat e mëvonshme që do të mbahen deri në vitin 2018.
Rruga drejt një të ardhme në Europë
3. Vetëm pesëmbëdhjetë vite më parë lajmet për rajonin dominoheshin nga për rajonin dominoheshin nga lufta, shpërnguljet dhe shkatërrimi. Tani është e dukshme se rajoni ka shënuar arritje të mëdha përsa i përket krijimit të stabilitetit, krijimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, modernizimit të qeverive, shoqërisë dhe ekonomisë.
4.Politika e Bashkimit Europian për zgjerimin ka ruajtur një rol kyç në këto arritje. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor besojnë fort se e ardhmja është në BE.
5.Qeveria gjermane shpreh mbështetjen e saj për prespektivën e integrimit europiant të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të hyjnë në BE nëse plotësojnë kushtet e anëtarësimit. Gjermania njeh përgjegjësinë e saj për një të ardhme të paqtë, të qëndrueshme dhe demokratike të bazuar në shtetin e së drejtës dhe do të vazhdojë të mbështesë rajonin në rrugën e tij drejt kësaj të ardhme. Intëensifikimi i bashkëpunimit rajonal, duhet të jetë themeli esencial i kësaj rruge.
6.Të gjithë pjesëmarrësit nënvizuan nevojën e zgjidhjes ë çështjeve të rëndësishme dyopalëshe sa më shpejt të jetë e mundur në interesin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rritjes së stabilitetit në rajon. Kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, ritheksuan vendosmërinë e tyre për të rigjalëruar procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Mosëmarrëveshja për emrin më mes Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë është një nga dy çështjet kryesore dypalëshe. Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord që kjo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet urgjentisht me vullnet për kompromis nga të gjitha palët. Nëse është është e mundur vendet duhet të përdorin influencën pozitive të fqinjëve rajonalë për kapërcimin e sfidave të brednshme politike. Kjo vlen në veçanti për rivitalizimin e procesit të reformave në Bosnjë-Hercegovinë.
7.Si rrjedhim vendet e Ballkanit Perëndimor, theksojnë vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Organizatat rajonale, si Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.
8.Bashkëpunimi rajonal, do të shtrihet dhe në nivelin e shoqërisë civile. Në këtë kuadër, shtetet pjesëmarrëse shprehin unanimisht dëshirën e tyre për të zgjeruar shkëmbimin ndërshtetëror veçanërisht mes të rinjve.
Forcimi i mirëqeverisjes
9.Përrmirësimi i qeverisjes mbetet një sfidë e veçantë për demokracitë e reja të Ballkanit Perëndimor.
10.Vendet pjesëmarrëse kanë rënë dakord se masa të mëtejshme duhet të merren për të zhdukur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Vendet e Ballkanit Perëndimor theksojnë vullnetin e tyre për të kryer reforma të mëtejshme me qëllim për të rritur besimin tek drejtësia në vendet e tyre për të mbështetur dhe forcuar pavarësinë e gjyqësorit të tyre dhe për të punuar së bashku më intensivisht përtej kufijve në struktura rajonale dhe dypalëshe.
11.Në një demokraci shumëpartiake, opozita duhet gjithashtu duhet të jetë në gjendje të luajë rolin e saj në kuadrin parlamentar dhe gjithashtu duhet të jetë e gatshme të marrë këtë rol. Një shoqëri civile politikisht aktive mund të sigurojë mbështetje konstruktive në forcimin e mëtejshëm të komuniteteve demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor duke i sjellë këto shtete më afër BE-së. Kushtet që çojnë drejt saj përfshijnë një panoramë mediatike pluraliste, sindikata të pavarura dhe një ekonomi që mund të përmbushë rolin e saj si pjesë e komunitetit e çliruar nga ndëryrjet politike. Gjermania mbetet e angazhuar në forcimin e lirisë së medias në rajon. Për këtë qëllim Ministria e Jashtme Federale(E Gjermanisë) do të zhvillojë një seminar për 12 gazetar të shquar nga të gjitha vendet e rajonit, si pjesë e programit kuadër të konferencës.
Rritja e begatisë nëpërmjet rritjes së qëndrueshme ekonomike
12. Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe si rrjedhim rritja e qëndrueshme e prosperitetit për të mirën e qytetarëve, do të bëhet e mundur falë tregjeve të hapura dhe investimeve të huaja. Një klimë pozitive për investimet është veçanërisht e rëndsishme për aktivitetin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Besimi tek sistemi gjyqësor dhe toleranca zero ndaj korrupsionit janë thelbësore në këtë kontekst. Shtetet pjesëmarrëse synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin mes agjencive investuese, si dhe komunikimin e tyre me Gjermaninë.
Tregtia dhe Investimet
13.Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë përpjekjet e tyrepër të zbutur deficitin e llogarive korente. Bizneset gjermane do të mbështesë përmirësimin e fuqisë së eksportit në rajon nëpërmjet një iniciative blerëse për Ballkanin Perëndimor në 2015
14.Konkurrëenca duhet të rritet më tej nëpërmjet rrjeteve rajonale. Në këtë kuadër iniciativa e komunitetit të biznesit gjerman për të zhvilluar një konferencë rajonale në Mal të Zi në shtator 2014 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në këtë zonë do të japë një kontribut konkret.
15.Shtetet pjesëmarrëse ranë dakord se politika europiane për energjinë është e një rëndësie të jashtezakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal në kuadër të komunitetit të energjisë për Europën Juglindore është një komponent i rëndësishëm, veçanërisht përsa i përket sigurisë energjitike, synimeve të eficencës energjitike dhe mbrojtjes klimatike. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të punojnë intensivisht për zhvillimin e komunitetit të energjisë dhe zgjidhjen e problemeve gjatë zbatimit.
16.Shtetet pjesëmarrëse ndajnë mendimin se një komunitet për transportin në Ballkanin Perëndimor do të jepte një nxitje pozitive zhvillimit ekonomik, duke përmirësuar lidhjet logjistike të rajonit me tregjet europiane ku kërkesa është e lartë. Kështu do të jetë dhe përsa i përket zgjerimit të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në kushte të besueshme.
17.Shtetet pjesëmarrëse besojnë se arsimimi akademik dhe profesional i mbështetur në nevoja është thelbësor për uljen e papunësisë së të rinjve. Projektet e komunitetit gjerman të biznesit për të mbështetur arsimin profesional në vendet e Ballkanit Perëndimor po japin një ndihmesë në këtë drejtim.
18.Gjermania është e gatshme të marrë masa të mëtejshme në kuadrin e programeve ekzistuese për bashkëpunimin ekonomim dhe zhvillimin me qëllim mbështetjen e vendeve të rajonit në përdorimin sa më efektiv të masave europiane për afrimin e atyre me BE-në nëpërmjet instrumentit të asistencës së paraaderimit IPA.