Politika e Sigurisë Kombëtare

Ky dossier përmban ..

 

polsigkomb

Siguria është detyrimi i parë i një Shteti” (Michelle Alliot – Marie)

Politika e sigurisë kombëtare ka për objekt të identifikojë tërësinë e kërcënimeve dhe të rreziqeve që mund ti vijnë një vendi, sidomos ato që kanë lidhje me mbrojtjen e popullsisë, integritetin e territorit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve të Shtetit, dhe të përcaktoj të përcaktojë kundërveprimet që pushtetet publike duhet të bëjnë. Tërësia e politikave publike përfshihen në synimin për arritjen e qëllimeve të politikës së sigurisë kombëtare.

Në këtë përcaktim, koncepti i sigurisë kombëtare zëvëndëson konceptin e vjetër të mbrojtjes kombëtare. Politika e mbrojtjes ka për objekt të sigurojë integritetin e territorit dhe mbrojtjen e popullsisë kundër agresioneve të armatosura. Ajo kontribuon në luftën kundër kërcënimeve të tjera, që vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Pra, mbrojtja nuk është më kuadri i përgjithshëm i veprimit të shtetit në fushën e mbrojtjes së interesave kombëtare, por vetëm një prej funksioneve të shtetit, që merr pjesë, bashkë me politikat e tjera publike, në sigurinë kombëtare.

Sharl De Gol thoshte “Mbrojtja! Është arësyeja e parë e qënies së Shtetit. Ajo nuk mund të mungojë, përndryshe prishet vet Shteti.”

Mbrojtja dhe siguria janë kombëtare, sepse ato nuk kanë të bëjnë vetëm me mbrojtjen ushtarake dhe forcat e armatosura, por me të gjitha administratat përgjegjëse të funksioneve kryesore të shtetit ose të burimeve kryesore të jetës së vendit, konkretisht, të rendit publik dhe të sigurisë civile, të marrëdhënieve me jashtë dhe të diplomacisë, të financave, të lëndëve të para, enerigjisë, ushqimit dhe prodhimeve industriale, të shëndetit publik, të transportit dhe të telekomunikacionit, të punëve publike, të sigurisë së sistemeve të informacionit.

Në mjaft vende politika e sigurisë kombëtare autorizohet me legjislacion të veçantë; në këtë rast quhet dokument i politikës së sigurisë kombëtare, por mund të quhet gjithashtu plan, strategji, koncept ose doktrinë.

Janë pesë arsye pse shtetet duhet të kenë një politikë gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare:

– që të sigurojë që qeveria do t’i trajtojë të gjithë rreziqet në mënyrë gjithëpërfshirëse,

– që të rrisë efikasitetin e sektorit të sigurisë duke optimizuar kontributet e të gjithë aktorëve të sigurisë,

– që të drejtoj zbatimin e politikës,

– që të ndërtoj konsensusin e brendshëm të vendit,

– që të rris besimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.