Politikat e Rregullimit të Territorit
Rregullimi i territorit është tërësia e veprimeve publike, që tenton një zhvillim të ekuilibruar të territorit dhe një organizim të vendit sipas një konceptimi të drejtuar. Rregullimi i territorit është veprimi dhe praktika (më shumë se shkenca, teknika ose arti) për të vendosur me rregull, në hapësirën e një vendi dhe në vizionin studimeve prespektive, njërzit dhe aktivitetin e tyre, paisjet dhe mjetet e komunikimit që ata mund të përdorin, duke marrë në konsideratë kushtëzimet natyrore, njërzore dhe ekonomike, madje dhe ato strategjike. Politikat e rregullimit të territorit synojnë zëvëndësimin një rregulli të vjetër me një rregull të ri, për të krijuar një vendosje më të mirë, një shpërndarje më të mirë në hapësirë të atyre që përbëjnë elementët e funksionimit të një shoqërie; më të mirë në raport me qëllimet, domethënë jo vetëm me qëllimet ekonomike, por më shumë akoma për mirëqënien dhe prosperitetin e popullsisë. Këto terma tmund të konsiderohen të vagta, megjithatë ato përcaktojnë qartë finalizimin social, njërzor të rregullimit të territorit. Rregullimi i territorit është një veprim gjeografik, në kuptimin strikt të termit, domethënë që kontribon të ndryshojë gjeografinë e një territori duke vepruar mbi një ose disa përbërës: rrjetin e komunikimit, zhvillimin urban ose zonat industriale. Por çdo veprim gjeografik është një veprim i rregullimit. Rregullimi i territorit përcakton njëherësh veprimin e një kolektiviteti mbi territorin e vet dhe rezultatin e këtij veprimi.
Politikat e rregullimit të territorit përgjithësisht kanë dy objektiva madhorë, shpesh kontradiktorë midis tyre, që konsistojnë në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të territoreve dhe në reduktimin e pabarazive hapsinore, në terma ekonomike ose sociale. Këto objektiva bashkohen në formulimin e një “zhvillimi të ekuilibruar të teritorit”, që deklarohet në dokumentet e planifikimit dhe në tekstet e ligjeve. Ç’farë do të thotë “i ekulibruar”? Një sociolog e kupton “që u siguron të gjitha familjeve nivele të ngjashme të jetës”. Për gjeografët është fjala më shumë për rishpërndarjen e popullsisë dhe aktiviteteve në mënyrë sa më të barabartë në të gjithë territorin. Kjo politikë krijon një problem të rëndë: kur 75% e popullsisë jeton në qytete dhe 30 % në qëndra të mëdha të banuara, të paisësh në mënyrë të njëjtë të gjithë territorin do të thotë të paisësh në mënyrë të pabarabartë familjet, sepse burimet janë të kufizuara. Në Francë, për shëmbull, pesë rajonet e para urbane prodhojnë gjysmën e pasurisë kombëtare. Rregullimi i territorit shkakton kështu një transferim të konsiderueshëm prej qëndrave të mëdha të banimit (dhe sidomos prej periferive të tyre më shumë të populluara) drejt qyteteve të vogla dhe hapësirave rurale. Një karakteristikë e rëndësishme e politikave të rregullimit të territorit është se ato ndërhyjnë në shumë sektorë të ndryshëm, gjithmonë për të arritur objektivat e përmëndur më sipër. Kështu, politikat e rregullimit të territorit janë të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm, me politikat sociale në hapësirë, me politikat e banesave, me zhvillimin e infrastrukturës, sidomos të transportit dhe të komunikimit, me disponibilitetin e burimeve të ujit dhe menaxhimin e tyre të integruar, për të siguruar furnizimin e pandërprerë qyteteve dhe zonave të banuara me ujë, me ruajtjen dhe vlerësimin e mjedisit, si për shëmbull menaxhimin e integruar të zonave bregdetare, dhe deri në përfshirjen e banorëve në diskutimin dhe mbikqyrjen e veprimeve publike, apo në përfshirjen në shkolla të njohurive të nevojshme që lidhen me rregullimin e territorit. Veprimet kryesore të politikave publike të rregullimit të territorit lidhen me mbështetjen e territoreve në vështirësi, me rritjen e atraktivitetit ekonomik të territoreve, sidomos për mbështetjen e krijimit të ndërmarjeve, me mbështetjen e zhvillimit në mënyrë të ekuilibruar të rrjeteve të transportit në tërësinë e territorit, me mbështetjen e zhvillimit të territoreve rurale, sidomos për disa shërbime publike si shëndetësia, arësimi, financimi i infrastrukturave dhe masat për favorizimin e zhvillimit ekonomik. Politikat e rregullimit të territorit janë gjithmonë aktuale dhe përbëjnë objektet e debatit midis politikës, përderisa ekzistojnë disekuilibra dhe diferenca midis zonave të ndryshme brënda rajoneve dhe midis rajoneve. Ato duhet të përshtaten me globalizimin e ekonomisë dhe të futen në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Krahas Shtetit tashmë janë shfaqur aktorë të rinj, si kolektivitetet teritoriale, për shkat të decentralizimit të kompetencave në favor të qeverisjes vendore dhe BE, që ndërhyn sidomos nëpërmjet politikave të kohezionit.
Autoritetet dhe procedurat e angazhuara në formulimin, planifikimin, vendimin dhe zbatimin e politikave të rregullimit ndryshojnë sipas vendeve, por në çdo rast ato organizohen nëpërmjet një legjislacioni kompleks në katër nivele të ndryshme:
– në shkallë mbinacionale, si në rastin e politikave hapësinore evropiane, (për shëmbull, Skema e zhvillimit të hapësirës komunitare),
– në shkallë kombëtare,
– në shkallë të qeverisjes vendore,
– në shkallë më të thjeshtuar të qëndrave të banuara; në këtë rast kemi të bëjmë me fushën e urbanizimit.
Në Shqipëri zhvillimi i politikave të rregullimit të territorit organizohet sipas ligjit Nr. 10119, datë 23.4.2009 “Për Planifikimin e Territorit“. i cili ka për objekt përcaktimin e parimeve bazë, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për planifikimin e territorit.