Mbi Ori - ShtetiWeb

Si të përdorim databazën

Të gjitha të dhënat në databazën e ORI manaxhohen nga një ekip i dedikuar. Ato furnizohen nga institucionet donatore dhe/ose mblidhen nga faqet internet zyrtare të institucioneve përkatëse. Ekipi i ORI i përpunon të dhënat për ti përshtatur sipas kritereve të kerkimit. Fushat e detyrueshme të kërkimit duhet të jenë komplete përpara se të hidhen në bazën e të dhënave.

Fushat e kërkimit janë:


1. Vendet partnere: Me vendet partnere nënkuptohen vendet ku janë bazuar partnerët e ndryshëm institucionalë me të cilat partneri shqiptar bashkëpunon në një projekt të caktuar.
Opsionet e përzgjedhjes mund të jenë:

  • 1 vend partner, ose
  • 2 ose më shumë vende partnere, ose
  • Të gjitha vendet partnere, ose
  • Asnjë përzgjedhje (në këtë rast kërkimi duhet të kryhet nëpërmjet një ose dy fushave të mëpastajme të kërkimit)
2. Donatori: Donatorët e identifikuar janë klasifikuar sipas shtetit apo, sipas organizatës përfaqësuese në rast institucionesh ndërkombëtare si OKB, BE, etj. Një shtet (apo organizatë donatore) mund të ketë disa inisiativa që mbështesin programe apo projekte bashkëpunimi rajonal. Rezultatet për “donator” nënkuptojnë të gjitha programet e financuara nga ai donator, dhe nqs donatori (shteti apo organizata ndërkombëtare) nuk është organizmi që lidh kontratën dhe / ose transmeton fondet tek partneri shqiptar. Opsionet e përzgjedhjes mund të jenë:
  • 1 donator, ose
  • 2 ose më shumë donatorë, ose
  • Të gjithë donatorët, ose
  • Asnjë përzgjedhje (në këtë rast kërkimi duhet të kryhet nëpërmjet një ose dy fushave të tjera të kërkimit)
3. Sektori: Sektorët e identifikuar synojnë të ofrojnë një prezantim sa më të saktë dhe konciz të fushave të ndërveprimit rajonal në Ballkan. Sektorët janë përzgjedhur në funksion të intensitetit të flukseve të bashkëpunimit dhe të qasjes së donatorëve egzistues.
Opsionet e perzgjedhjes mund te jenë:
  • 1 sektor, ose
  • 2 ose më shumë sektorë, ose
  • Të gjithë sektorët, ose
  • Asnjë përzgjedhje (në këtë rast kërkimi duhet të kryhet nëpërmjet një ose dy fushave të tjera të kërkimit)

Çfarë të dhënash mund të gjeni në databazën e ORI*:


ORI përditësohet rregullisht. Tabela e mëposhtme jep më shumë detaje mbi projektet dhe programet e bashkëpunimit rajonal ku Shqipëria merr pjesë dhe që gjenden në bazën e të dhënave ORI:  

DonatoriProgramet/ProjektetNr. i projekteve në ORI
Austria (ADA, etj)Strategjia e Agjencisë së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Rajonin e Evropës Juglindore ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm gjithëpërfshirës, paqen sociale dhe sigurinë. Rëndësi e veçantë i është kushtuar barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, si dhe menaxhimit profesional të mjedisit. Agjencia e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim mbështet vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në përmirësimin e sistemit të tyre arsimor, nëpërmjet modernizimit të trajnimit professional. Përfundimi i procesit të tranzicionit me integrimin në BE ose harmonizimin ligjor me strukturat e BE-së mbeten objektiva për të cilat Agjencia ofron mbështetjen e saj. Programi i Iniciativës Qendrore Evropiane (CEI) për Shkëmbim Njohurish (KEP) gjithashtu kontribuon në afrimin e vendeve drejt standardeve evropiane.8
Bashkimi Evropian / IPA NdërkufitarProgramet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe transnacional financohen nga Bashkimi Evropian dhe promovojnë bashkëpunimin në projekte me partneritet të përbashkët në të dyja anët e kufirit midis dy ose më shumë vendeve të BE dhe atyre kandidatë dhe potencialë kandidatë. Në databazë gjenden projektet e financuara nga programet e mëposhtme:
  1. IPA Ndërkufitar Shqipëri-Greqi
  2. IPA Ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi
  3. IPA Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri
  4. IPA Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë
  5. IPA Ndërkufitar Adriatik
  6. IPA Transnacional Evropa Juglindore
218
Bashkimi Evropian / IPA me shumë përfituesProgramet e bashkëpunimit me shumë përfitues janë instrumenta financimi të bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si një element i rëndësishem i procesit të stabilizimit dhe asociimit – procesi që drejton vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Këto programe komplementojnë programet kombëtare të çdo vendi të Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar në aspektet rajonale dhe duke i ndihmuar vendet të shkëmbejnë eksperienca.
  1. Regional Cooperation Council (RCC)
  2. Central European Free Trade Agreement (CEFTA)
  3. Regional School of Public Administration (RESPA)
  4. Regional Environmental Network for Accession (RENA)
  5. Western Balkans Investment Framework (WBIF)
  6. South-East Europe Transport Observatory (SEETO)
  7. Civil Society Facility (CSF)
  8. EU Instrument for Democracy and Human Rights (EIDHR)
Për më shumë kliko këtu
246
Gjermania (GIZ / KfW / Fondacione politike / etj)Në databazë gjenden projektet rajonale të financuara nga:
  1. Fondacioni Friedrich Ebert – Zyra Tiranë ,
  2. GIZ. Nismat e bashkëpunimit rajonal financohen nëpërmjet programit “Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore” që prej vitit 2007.
24
Italia (Bashkëpunimi Italian / IADSA / etj),Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshirë dhe një instrument inovativ financimi: Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA). IADSA ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social. Bashkëpunimet ose Partneritetet me NGO Shqiptare dhe/ose Italianë, me Rajonet dhe entet vendore italiane dhe/ose me Organizata Ndërkombëtare për implementim të pjesshëm ose të plotë të projekteve, janë të lejueshme.0
Visegrad+ Ballkani PerendimorVisegrad+ është një program financimi që synon të kontribuojë në procesin e demokratizimit dhe transformimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Programi Visegrad + Ballkani Perëndimor është pjesë e Fondit Ndërkombëtar të Visegrad.8
Zvicra (SDC / RRPP / SECO / etj)Programi Rajonal i Promovimit të Kërkimit Shkencor (RRPP) ka për qëllim forcimin dhe promovimin e hulumtimit në shkencat sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Serbi).  17
Suedia (SIDA / etj)Në Ballkanin Perëndimor, mbështetja e Qeverise Suedeze jepet në kuadër te Procesit të Stabilizim Asociimit. Në 2014, një strategji e re bashkëpunimi rajonal do të zëvendësojë bashkëpunimin bilateral. Kjo strategji e re do të mbështesë procesin e integrimit europian, një proces i rëndësishem i demokratizimit dhe modernizimit të vendeve. SIDA angazhon gjithashtu OJF suedeze si psh, Civil Rights Defenders (ish Komiteti i Helsinkit), Kvinna till Kvinna, Olof Palme International Centre dhe Cultural Heritage without Borders, në zbatimin e projekteve dhe programeve të veçanta, të cilat kanë patur gjithmonë një perspektive rajonale në mbështetjen e tyre.4
*Data e fundit e përditësimit të kësaj tabele është 19/10/2020



SHËNIM I RËNDËSISHËM

Informacioni i paraqitur në ORI është informacion publik, i mbledhur nga të dhenat e furnizuara kryesisht nga donatorët, nga përfituesit dhe nga faqe web përkatëse. Si të tilla, shpesh ato reflektojnë metodologjinë dhe qasjen e institucionit që i prodhon. Shtetiweb është munduar ti harmonizojë këto të dhëna për të lehtësuar paraqitjen krahasimore dhe gjithëpërfshirëse të tyre duke përdorur logjikën e "përfituesit". Institucione të tjera përdorin qasje të ndryshme në funksion të qellimit të vënë. Lista e paraqitur tek ORI nuk është shteruese dhe përditësohet vazhdimisht nga ekipi i dedikuar. Në rast se palët e interesuara vënë re pasaktësi, janë të lutur të na kontaktojnë menjehere në adresën: info@shtetiweb.org. Gjithashtu, çdo sugjerim për pasurimin, përditësimin, korrektimin e ORI është i mirëpritur.

Ju urojmë lundrim të mbarë!

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi