Përzgjedhja dhe Efektet e Sistemeve Elektorale në Shqipëri

Nga Arjan Dyrmishi, Qëndra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Institucioni i zgjedhjeve të lira është një nga kriteret bazë të demokracisë. Në mënyrë që të përmbushet ky kriter është e domosdoshme që të përzgjedhet një sistem elektoral i cili të mbështetet në dy parime kryesore, garantimin e një përfaqësimi sa më proporcional dhe realizimin e një qeverisje të qëndrueshme. Një sistem elektoral i ekuilibruar ndërmjet këtyre dy parimeve mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e demokratizimit dhe stabilitetit qeverises dhe për pasojë është një nga vendimet më të rëndësishme që merr një demokraci. Por ndërsa në demokracitë e konsoliduara sistemet elektorale përbëjnë një nga elementet më konservative, në Shqipëri sistemi është ndryshuar, megjithse në përmasa të ndryshme, në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara që prej vitit 1991. Duke parë këtë tendencë, ky studim analizon sistemet elektorale të aplikuara në zgjedhjet Shqiptare, së bashku me mo vet dhe rrethanat e përzgjedhjes se tyre, si dhe bën një vleresim të efekteve që këto sisteme kanë prodhuar në strategjitë elektorale dhe sjelljen e partive politike por dhe më gjerë, në sistemin e partive, në përfaqësimin e tyre në parlament dhe formimin e qeverive.

Download (PDF, Unknown)

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi