Përzgjedhja dhe Efektet e Sistemeve Elektorale në Shqipëri
Nga Arjan Dyrmishi, Qëndra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
Institucioni i zgjedhjeve të lira është një nga kriteret bazë të demokracisë. Në mënyrë që të përmbushet ky kriter është e domosdoshme që të përzgjedhet një sistem elektoral i cili të mbështetet në dy parime kryesore, garantimin e një përfaqësimi sa më proporcional dhe realizimin e një qeverisje të qëndrueshme. Një sistem elektoral i ekuilibruar ndërmjet këtyre dy parimeve mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e demokratizimit dhe stabilitetit qeverises dhe për pasojë është një nga vendimet më të rëndësishme që merr një demokraci. Por ndërsa në demokracitë e konsoliduara sistemet elektorale përbëjnë një nga elementet më konservative, në Shqipëri sistemi është ndryshuar, megjithse në përmasa të ndryshme, në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara që prej vitit 1991. Duke parë këtë tendencë, ky studim analizon sistemet elektorale të aplikuara në zgjedhjet Shqiptare, së bashku me mo vet dhe rrethanat e përzgjedhjes se tyre, si dhe bën një vleresim të efekteve që këto sisteme kanë prodhuar në strategjitë elektorale dhe sjelljen e partive politike por dhe më gjerë, në sistemin e partive, në përfaqësimin e tyre në parlament dhe formimin e qeverive.