Kush është baza ligjore e procesit të vetingut në Shqipëri?
Kush është baza ligjore e procesit të vetingut në Shqipëri?
Me 22 korrik 2016 Kuvendi miratoi ndryshimet e kushtetutës që reformonin sistemin e drejtësisë. Këto amendamente ndryshuan “fytyrën” e sistemit të drejtësisë dhe synojnë që ta bëjnë më të pavarur, të paanshëm dhe eficent. Në ndryshimet e parashikuara në kushtetutë, ndër të tjera, janë vendosur edhe dispozita për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Më pas, u miratua edhe ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur gjerësisht si ligji i vetingut, i cili përcakton kriteret dhe procedurën që duhet ndjekur për procesin e vetingut. Duhet vënë në dukje që ky ligj ishte i pari ndër më shumë se 20 ligje të tjera të nevojshme për zbatimin e reformës në drejtësi sipas parashikimeve të ndryshimeve kushtetuese.
Rëndësia e tij e veçantë tregohet edhe nga fakti që ligji u miratua në një seancë plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë, me datën 30 gusht 2016.