“Investime për Rritje dhe Zhvillim Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”
Studimi “Investime për Rritje dhe Zhvillim Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, është realizuar nga Projekti Kërkimor STAREBEI, Instituti i Bankës Europian të Investimeve dhe Universiteti i Nisës – Sophia Antipolis (Francë). Ky studim synon ndërtimin e disa modeleve për të parashikuar dhe kuptuar zhvillimet e ardhshme ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Studimi është i ndarë në këta kapituj:
Studimi bazohet në hipotezën se një normë e lartë investimesh publike është parakusht për të siguruar një normë të lartë rritjeje ekonomike. Investimet publike të larta jo vetëm nuk pengojnë apo ulin produktivitetin e investimeve private, por në të kundërt shërbejnë për të thithur dhe për të bërë më atraktive investimet private.
Studimi arrin në konkluzionin se duke pasur parasysh diferencat në standardet e jetesës mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rrisin në mënyrë të konsiderueshme investimet publike. Në vlerësimin e autorëve të studimit, vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’iu duhet të paktën 20 vjet që të arrijnë të njëjtin nivel jetese me vendet e EU-15 (shtetet anëtare të Bashkimit Europian të anëtarësuar përpara vitit 2004), në qoftë se ato ruajnë një normë rritjeje reale prej 6% në vit dhe vendet e EU-15 rriten me vetëm 1% në vit. Skenari i një rritjeje të ulët (2% rritje vjetore) nuk mundëson uljen e papunësisë së lartë në rajon.
Studimi arrin në përfundimin se koordinimi i politikave të investimeve në fusha të integruara nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor mund të ndikojnë pozitivisht në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes zbatimit të praktikave më të mirë të planifikimit dhe zbatimit të investimeve dhe garantimit të një përqasjeje rajonale në alokimin e investimeve dhe asistencës së Bashkimit Europian.
Studimi gjithashtu ofron mjete të thjeshta (të bazuara në modele lineare) për të ndërtuar vizionin e një të ardhmeje të mundshme të ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke marrë parasysh nevojat për investime dhe kërkesat financiare përkatëse.
Teksti i plotë i Studimit