“Investime për Rritje dhe Zhvillim Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”

Instituti i Bankës Europian të Investimeve dhe Universiteti i Nises, 17 qershor 2016
big_ekonomi222

Studimi “Investime për Rritje dhe Zhvillim Ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, është realizuar nga Projekti Kërkimor STAREBEI, Instituti i Bankës Europian të Investimeve dhe Universiteti i Nisës – Sophia Antipolis (Francë). Ky studim synon ndërtimin e disa modeleve për të parashikuar dhe kuptuar zhvillimet e ardhshme ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Studimi është i ndarë në këta kapituj:

  1.  Kapitulli i parë paraqet nevojat e ardhshme për investime të nevojshme në sektorin e infrastrukturës dhe atë privat;
  2.  Kapitulli i dytë, duke u bazuar në kapitullin e parë, paraqet skenarë të ndryshëm të rritjes ekonomike, punësimit, borxhit publik dhe investimeve;
  3.  Kapitulli i tretë analizon koordinimin e investimeve dhe mënyrën e realizimit të tyre në një këndvështrim rajonal.

Studimi bazohet në hipotezën se një normë e lartë investimesh publike është parakusht për të siguruar një normë të lartë rritjeje ekonomike. Investimet publike të larta jo vetëm nuk pengojnë apo ulin produktivitetin e investimeve private, por në të kundërt shërbejnë për të thithur dhe për të bërë më atraktive investimet private.

Studimi arrin në konkluzionin se duke pasur parasysh diferencat në standardet e jetesës mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rrisin në mënyrë të konsiderueshme investimet publike. Në vlerësimin e autorëve të studimit, vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’iu duhet të paktën 20 vjet që të arrijnë të njëjtin nivel jetese me vendet e EU-15 (shtetet anëtare të Bashkimit Europian të anëtarësuar përpara vitit 2004), në qoftë se ato ruajnë një normë rritjeje reale prej 6% në vit dhe vendet e EU-15 rriten me vetëm 1% në vit. Skenari i një rritjeje të ulët (2% rritje vjetore) nuk mundëson uljen e papunësisë së lartë në rajon.

Studimi arrin në përfundimin se koordinimi i politikave të investimeve në fusha të integruara nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor mund të ndikojnë pozitivisht në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes zbatimit të praktikave më të mirë të planifikimit dhe zbatimit të investimeve dhe garantimit të një përqasjeje rajonale në alokimin e investimeve dhe asistencës së Bashkimit Europian.

Studimi gjithashtu ofron mjete të thjeshta (të bazuara në modele lineare) për të ndërtuar vizionin e një të ardhmeje të mundshme të ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke marrë parasysh nevojat për investime dhe kërkesat financiare përkatëse.

Teksti i plotë i Studimit

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi