FMN: Si të kthehemi në Rritjen e duhur Ekonomike

Shtetiweb, 10 maj 2016Screen Shot 2016-05-10 at 11.45.45

 

Studimi i FMN “Çështje te Zhvilimit Rajonal – Evropa Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore: Si të kthehemi në Rritjen e duhur Ekonomike është publikuar më Maj 2016 dhe jep të dhëna interesante për Shqipërinë, nga ku mund të veçojmë:

  • Rroga minimale në Shqipëri në terma reale (duke mos llogaritur inflacionin) pothuaj nuk ka lëvizur nga viti 2012 (pp. 16);
  • Rreziku politik është ulur (pp. 17);
  • Konteksti ligjor i të bërit biznes është faktori që ka kontribuar pothuaj në mënyrë të pandjeshme në eficiencën e reformave strukturore (pp. 39);
  • Inovacioni e rendit Shqipërinë në nivelin më të ulët të renditjes ndër vendet e shqyrtuara (nën percentilen e 25.te) në të gjithë komponentët – gadishmëria teknologjike, sofistikimi i biznesit dhe inovacioni (pp. 45);
  • Rritja ekonomike pritet të jetë 3,8% në 2017; kërkesa e brëndshme 3,1%, rritja e eksporteve 4,4% (pas një uljeje prej 1,1% në 2016), dhe konsumi privat i brëndshëm në vetëm 1,5% (pp. 51);
  • Inflacioni pritet të kalojë 2% në 2,7% në fund të 2017, (pp. 52);
  • Borxhi publik pritet të ulet në 67,8% në 2017 (pp. 53).

Në konkluzion, reformat në fushen e të drejtave te pronësisë dhe kontekstin ligjor duket se kanë arritur fundin e ciklit të tyre. Për të rritur impaktin e reformave ekonomia shqiptare ka nevojë për politika industriale të fokusuara në sektorë të identifikuar si bartës të avantazheve konkurruese. Kjo politikë duhet shoqëruar me masa për të rritur konsumin e brendshëm, i cili paraqitet anemik dhe pa kontribut në rritjen ekonomike në vitet e ardhëshme.

Për më tepër shkalla e ulët e inovacionit penalizon rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare duke e lënë ekonominë e vendit të varur nga konjukturat afatshkurtra ekonomike dhe gjeo-politike.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi