FMN: Si të kthehemi në Rritjen e duhur Ekonomike
Studimi i FMN “Çështje te Zhvilimit Rajonal – Evropa Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore: Si të kthehemi në Rritjen e duhur Ekonomike është publikuar më Maj 2016 dhe jep të dhëna interesante për Shqipërinë, nga ku mund të veçojmë:
- Rroga minimale në Shqipëri në terma reale (duke mos llogaritur inflacionin) pothuaj nuk ka lëvizur nga viti 2012 (pp. 16);
- Rreziku politik është ulur (pp. 17);
- Konteksti ligjor i të bërit biznes është faktori që ka kontribuar pothuaj në mënyrë të pandjeshme në eficiencën e reformave strukturore (pp. 39);
- Inovacioni e rendit Shqipërinë në nivelin më të ulët të renditjes ndër vendet e shqyrtuara (nën percentilen e 25.te) në të gjithë komponentët – gadishmëria teknologjike, sofistikimi i biznesit dhe inovacioni (pp. 45);
- Rritja ekonomike pritet të jetë 3,8% në 2017; kërkesa e brëndshme 3,1%, rritja e eksporteve 4,4% (pas një uljeje prej 1,1% në 2016), dhe konsumi privat i brëndshëm në vetëm 1,5% (pp. 51);
- Inflacioni pritet të kalojë 2% në 2,7% në fund të 2017, (pp. 52);
- Borxhi publik pritet të ulet në 67,8% në 2017 (pp. 53).
Në konkluzion, reformat në fushen e të drejtave te pronësisë dhe kontekstin ligjor duket se kanë arritur fundin e ciklit të tyre. Për të rritur impaktin e reformave ekonomia shqiptare ka nevojë për politika industriale të fokusuara në sektorë të identifikuar si bartës të avantazheve konkurruese. Kjo politikë duhet shoqëruar me masa për të rritur konsumin e brendshëm, i cili paraqitet anemik dhe pa kontribut në rritjen ekonomike në vitet e ardhëshme.
Për më tepër shkalla e ulët e inovacionit penalizon rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare duke e lënë ekonominë e vendit të varur nga konjukturat afatshkurtra ekonomike dhe gjeo-politike.