Anketimi i BB për strategjinë e re

Banka Botërore, publikuar në Monitor, 26 maj 2015

ne-foto-nenshkrimi-i-marreveshjes

Korrupsioni, reformat në sektorin publik dhe sistemi i drejtësisë renditen si shqetësimet kryesore te shqiptarëve në një anketim që ka bërë Banka Botërore, në kuadër të hartimit të marrëveshjes së re me Shqipërinë.

Grupi i BB bëri një survejim në formën e një anketimi për të kuptuar më mirë nga palët e interesuara në Shqipëri për pikëpamjet e tyre në lidhje me ambientin e përgjithshëm në Shqipëri dhe qëndrimet e tyre të përgjithshme ndaj Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri. Gjithashtu në fokus ishin edhe perceptimet e rolit të ardhshëm të Grupit të Bankës Botërore.

Korrupsioni doli si shqetësimi kryesor nga të gjitha grupet e interesit. Rezultatet nxorën se 33 për qind e të anketuarve kërkojnë që Banka të ketë në fokus në marrëveshjen në vijim luftën ndaj korrupsionit, 31 për qind kërkuan reformat në sektorin publik dhe 30 për qind kërkojnë të përmirësohet sistemi i drejtësisë në vend.

Sektorët e tjerë jetikë si arsimi, shëndetësia, punësimi janë shqetësimet tjera të shoqërisë shqiptare që zënë një vend të rëndësishëm në survejimin që banka ka bërë.

monitor_pergjimet_BBNë prill-maj 2014 aktorët që punojnë me Grupin e Bankës Botërore në Shqipëri, u ftuan të japin opinionet e tyre. Pjesëmarrësit në studim ishin nga zyra e Presidentit; zyra e Kryeministrit; Zyrat e ministrive; Kuvendit, departamente në ministritë dhe agjencitë e zbatimit; konsulentët dhe kontraktorët që punojnë në Bankën Botërore etj, organizatat e sektorit privat; fondacionet private; sektori financiar, bankat private; OJQ-të; etj.

Të anketuarit u pyetën në lidhje me: çështjet e përgjithshme me të cilat përballet Shqipëria; qëndrimet e tyre të përgjithshme në drejtim të Grupi i Bankës Botërore; efektivitetin, rezultatet e BB dhe pritshmëritë.

Duke marrë në konsideratë edhe këtë survejim javën që shkoi, Bordi Ekzekutiv i Grupit të Bankës Botërore aprovoi Kuadrin e Partneritetit me Vendin (KPV) për Shqipërinë për vitet 2015-2019, i cili propozon një program huadhënieje prej deri në 1.2 miliard dollarësh përgjatë një periudhe pesëvjeçare dhe që synon mbështetjen e aspiratave të Shqipërisë për rritje të drejtë dhe integrim në Bashkimin Europian.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi