Raporti përfundimtar i “Reformës për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin shkencor në Shqipëri”

Prezantimi i Raportit përfundimtar, 7 korrik 2014

Raporti përfundimtar i “Reformës për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin shkencor në Shqipëri”, fryt i një pune të përbashkët të Qeverisë, ekspertëve të fushës dhe grupeve të interesit, u prezantua sot në një auditor me akademikë, pedagogë, studentë, punonjës shkencorë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë aktive, në hartimin e këtij drafti, përmes,vërejtjeve, këshillave e sugjerimeve të tyre.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u shpreh se kjo reformë, tejet e rëndësishme për vendin, do të mundësojë një ndryshëm rrënjësor në funksionimin e universiteteve shqiptare, duke i vendosur ata në qendër, jo si një strukturë burokratike, me një autonomi të cunguar, por si struktura ku kultivohet talenti dhe ku liria akademike është kryefjala.

“Duam që universitetet shqiptare të dalin nga gjumi letargjik, ku autonomia fiktive e ka hedhur universitetin, në këtë situatë, për të kërkuar realisht një autonomi, që do të thotë mundësi për të vepruar dhe ndërvepruar në treg, me liri të plotë si të gjithë aktorët e tjerë; një universitet si strukturë ku talenti kultivohet, forcohet dhe idetë qarkullojnë të lira dhe ku liria akademike është kryefjala e përditshme e punës suaj, të nderuar profesorë”, iu drejtua ajo të pranishmëve.

Ndërsa, Kryetari i Komisionit për Reformën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Profesor Arjan Gjonçaj, në prezantimin  e punës së Komisionit, shpjegoi se reforma në fjalë është një reformë tërësore, që përfshin të gjithë hallkat e sistemit të Arsimit të Lartë.

Teksti i plotë i fjalës së kryministrit Rama

Përmbledhje e Raportit Përfundimtar të Reformës

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi