Rregulla e Artë e Rritjes Ekonomike dhe Modeli Evropian i Zhvillimit
Abstrakt, pregatitur nga ShtetiWeb
Rregulla e Artë e Rritjes Ekonomike është përmëndur për herë të parë nga Edmund Phelps para gjysëm shekulli. Kjo rregull qartëson sa shumë njerëzit e një kombi të caktuar duhet të punojnë, të kursejnë dhe të investojnë sot, në mënyreë që brezat e ardhshëm të gezojnë një nivel jetese jo më të vogël se ai i baballareve të tyre. Shkalla e respektimit të këtij rregulli është një tregues i pjekurisë ekonomike të një vendi.
Raporti i Bankës Botërore, me autorë Indermit S. Gill dhe Martin Raiser dallon tre tipare përcaktues të modelit socio-ekonomik evropian. I pari është zgjerimi ekonomiko – politik. I dyti kombinon sipërmarrjen me përgjegjësinë sociale. I treti fokusohet në përfshirjen sociale dhe solidaritetin. Janë këto veçori që kanë rezultuar në një prosperitet unik në kontinentin e vjetër. Si të tilla, ato duhen zhvilluar akoma më tej.
Raporti dokumenton dhe analizon me të dhëna sasiore impresionuese arritjet e modelit evropian gjatë pas luftës së dyte botërore. Modeli i ndërtuar nga Gill & Raiser bazohet mbi analizën e gjashtë komponenteve: Tregtia, Financa, Siëermarrja, Inovacioni, Puna dhe Qeverisja.
Konkluzioni është që modeli Evropian i deritanishëm i rritjes ekonomike ka kontribuar fuqimisht në konvergjencën ekonomike mes vendeve, duke ndihmuar vendet e prapambetura të futen në grupin e ekonomive me të ardhura të larta. Por për të ruajtur dhe zhvilluar më tej këto arritje, raporti propozon rregullime dhe adaptime të të gjashtë komponenteve të sipër-përmendur. Kostoja e këtyre ndryshimeve është funksion i ngurtësisë së praktikave, rregullave dhe mentalitetit egzistues: ndërsa është relativisht kollaj përmirësimi i tregëtisë dhe financës, procesi komplikohet kur flitet për ndryshime të tregut të punës dhe të mënyrës së qeverisjes.
Nën trysninë e zhvillimeve egzogjene dhe të krizës ekonomike dhe financiare, në vitet e ardhëshme politikanët evropianë duhet të fokusohen në rritjen e produktivitetit të ekonomisë nëpërmjet forcimit të tregut unik. Së dyti – dhe këtu Shqiperia dhe Ballkani preken në mënyrë direkte – zgjerimi duhet të vazhdojë për të integruar plotësisht dhe 100 milionë banorët e Evropës juglindore. Së treti, Evropa duhet të ruaje nivelin e influencës së saj në botë.
Autorët përfundojnë duke shpjeguar që modeli evropian është zbatuar me sukses jo vetëm në vendet e pasura. Aspiratat e popujve evropianë për zhvillim gjithëpërfshirës kanë prodhuar dekada suksesi dhe një model unik zhvillimi që mund të aplikohet më gjerë.
Përsa i përket lexuesit shqiptar, suksesi i këtij modeli është burim inspirimi për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të mësojnë nga kjo eksperiencë, dhe ta përshtasin në kushtet e vendit dhe në stadin e tij të zhvillimit për të mundësuar aplikimin e suksesshëm të modelit evropian të zhvillimit ekonomik dhe social, si pjesëtarë të familjes së madhe evropiane.
Një përmbledhje të këtij studimi do ta gjeni këtu tek Politikat ekonomike dhe financiare.