Grupi i punës

YLLI BUFI

 

Kryeministër në vitin 1991, zëvëndëskryetar i Kuvendit, disa herë ministër dhe kryetar komisionesh parlamentare, deputet në periudhën 1991-2009, bashkëkryetar i komisionit parlamentar të reformës së qeverisjes vendore 2003, Doktor i shkencave.

 

 

 

GJERGJI DURO

 

Kryetar i Bashkisë Korçë në vitet 2000 – 2003, Këshilltar i Kryeministrit dhe Ministrit për problemet e pushtetit vendor, Kryetar i Këshillit mbikqyrës të kompanisë Albpetrol, Drejtues projekti dhe administrator në disa kompani me aktivitet agro – ushqimor, konsulent projektesh.

 

 

ARDIAN HAÇKAJ

 

Asistent akademik dhe anëtar i Këshillit Akademik në Kolegjin e Evropës në Bryzh. Drejtues projekti në Kosovë me I.O.M. Nga 2004 Drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Kontrollit në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit. Në 2007/2010 përgjegjës për Bashkëpunimin Ndërkufitar (IPA) në Delegacionin e BE-së, Tiranë. Nga 2011 drejtor i Shtetiweb.org

 

 

ORMIR RUSI

 

Deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1996 – 1997, Kryetar i Bashkisë Shkodër në vitet 2000 – 2003, përgjegjës i zyrës juridike Prefektura Shkodër, bashkëpunëtor në Instituti Demokratik Amerikan, Tiranë ( NDI), GTZ Gjermane Tiranë, Kryetar i Degës Doganore Shkodër.

 

 

 

 

AGIM KADIU

 

Kryetar i Këshillit të Rrethit Vlorë për periudhën 1991 – 1996, disa kualifikime ndërkombëtare për problemet e pushtetit vendor, inxhinjer projektues dhe supervizor në shumë objekte për instalime elektrike, kryenxhinjer në disa ndërmarje dhe objekte elektrike.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi