Politikat Mjedisore

Ky Dossier përmban …

polMjPolitikat Mjedisore synojnë të ndihmojnë në formulimin dhe zbatimin e objektivave në fushën e mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet përcaktimi të masave të nevojshme dhe vendosjes së një legjislacioni të përshtatshëm, në përputhje me atë të BE. Për këtë politikat mjedisore synojnë:

-që vendimmarrësit qëndrorë të kuptojnë çështjet mjedisore dhe të integrojnë parimet mjedisore në politikat dhe sistemet e tyre të administrimit,

– të krijojnë një kuadër ligjor i plotë, në përputhje me atë të BE,

– krijimin e mekanizmave dhe instrumenteve efektive për zbatimin dhe imponimin e politikave dhe të ligjit, përfshirë proçeset e imponimit, instrumentet ekonomike dhe planifikimin financiar.

– mbështetjen e vazhdueshme të edukimit, trajnimit dhe informimit mjedisor,

– gjetjen dhe përdorimin e mjeteteve të vlerësimit të ndikimeve negative në mjedisin e vendit, prej projekteve të propozuara, private apo publike, si dhe të masave të nevojshme parandaluese nëpermjet monitorimit dhe raportimit.

Instrumentet e politikës mjedisore janë masat institucionale, roli i të cilave është të krijoj tek ndotësit një sjellje më pak ndotëse. Zakonisht dallohen dy kategori instrumentash: instrumentet rregullatore dhe instrumentet ekonomikë. Janë edhe disa instrumente të tjerë, që vendosen jashtë këtij klasifikimi, si instrumentet informuese apo marrëveshjet negociuse.

Instrumentet rregullatore synojnë  të detyrojnë sjelljen e ndotësve me sanksione administrative ose juridike. Për shëmbull: norma të emetimit, norma teknike, norma të produkteve, autorizimet administrative.

Instrumentet ekonomike synojnë të ndryshojnë mjedisin ekonomik të ndotësit (përfitimet dhe kostot) për të nxitur pranimin vullnetar të sjelljeve më pak ndotëse. Ideja është që ndotja të bëhet më e kushtueshme për ndotësin nëpërmjet pagesës prej tij të një takse, vlefta e së cilës është në raport me ndotjen e shkaktuar. Për shëmbull: eko-taksat, subvencionet, rregullat juridike të përgjegjësisë.

Politikat e mjedisit të BE, megjithëse të munguara në Traktatin e Romës, gradualisht janë bërë një prej objektivave të BE. Ato bazohen në parimet e kujdesit dhe veprimit parandalues, mbi parimin e korrigjimit të cënimeve ndaj mjedisit dhe mbi parimin e ndotësit-pagues. Në këtë kuadër BE ka krijuar një numër normash dhe rregullash, që lejojnë një përafrim të legjislacioneve kombëtare. Në kuadrin e Protokollit të Kyotos, BE ka fiksuar si objektiv një reduktim të GES, prej 8% në 2012, qysh prej marsit 2007, 20% në 2020 në raport me 1990. Plani “energji-klimat” i miratuar në dhjetor 2008 synon të reduktojë emetimet e GES, të rrisë përdorimin e energjive të rinovueshme dhe të ekonomizojë 20% konsumin e energjisë.

Drejtimet kryesore të politikës mjedisore të BE janë:

– lufta kundër ndotjeve të ajrit dhe të ujit,

– mbrojtja paraprake prej rreziqeve të mëdha,

– mbrojtja e natyrës dhe e biodiversitetit.