Financimi i hendekut në infrastrukturë

Nga Thomas Maier, botuar në Reporter.al, 4 nëntor 2015

picture-10975-1442338381Shansi ynë më i mirë për të përmbushur nevojat në rritje të botës për infrastrukturë është të përdoren marrëdhëniet unike të bankave të zhvillimit me qeveritë dhe sektorin privat për të koordinuar përgjigjen tonë.

Merrni në konsideratë, për shembull, progresin që po ndihet në tregjet në zhvillim. Në vitin e shkuar, Grupi i Bankës Botërore, Banka Aziatike për Zhvillim (ADB), Banka Ndër-Amerikane për Zhvillim (IADB), Banka Afrikane për Zhvillim, Banka Europiane për Investim dhe Banka Europiane për Rikonstruktim dhe Zhvilim (EBRD) kanë krijuar “lehtësirat e përgatitjes së projektit” (PPF) për të përmirësuar cilësinë e projektit të zhvillimit, ndërsa forcohen gjithashtu kapacitetet vendore të nevojshme për të siguruar rezultate që zgjasin.

PPF-të e ndryshme që kanë nisur nga puna mund të veprojnë si një model për zyrtarët publikë në tregjet në zhvillim që të rivalizojnë me njëri-tjetrin. Projekti i Përgatitjes së Lehtësirave për Infrastrukturën, lançuar nga EBRD vitin e shkuar, është një shembull: duke përdorur “konsulentë kornizë” të zgjedhur më parë, lehtësia mundëson përgatitjen e projekteve të cilësisë së lartë si për projektet e sektorit publik dhe për partneritetet e sektorit privat (PPP). Ky fokus i dyfishtë është i rëndësishëm: financimi i sektorit privat është themelor, por sektori publik ende financon rreth 90% të të gjithë investimi botëror në infrastrukturë.

Një tjetër inovacion është “Laboratori online PPP-ve të njohura”, i lançuar në qershor me ndihmë nga bankat multilaterale të zhvillimit. Laboratori është “një dyqan me shumë shërbime” për këdo që kërkon burime PPP.

Pastaj është Sistemi Ndërkombëtar i Mbështetjes së Infrastrukturës (IISS), një mjet online i mbështetur direkt nga disa institucione financiare gjatë fazës fillestare në vitin 2015 dhe në fillim të 2016. Ideja është të ndihmohet sektori publik të reklamojë projektet dhe që sektori privat t’i vlerësojë ato, me synimin e përmirësimit të cilësisë, vazhdimësisë dhe procesit transparent. Ndryshe nga një PPF, IISS punon si një formë standarde dhe mund të tërheqë entitete të sektorit publik kudo në botë.

Por çdo sistem është aq i mirë sa pjesëmarrësit e tij. Duke iu përgjigjur nevojës për mësim më sistematik dhe më standard, Grupi i Bankës Botërore, mbështetur nga ADB, IADB, EBRD, dhe Banka Islamike për Zhvillim, kanë licencuar një Program të ri Global Certifikimi për Profesionistët e PPP. Zyrtarët e tregut në zhvillim do të fitojnë licencim duke treguar se kanë aftësi për të aplikuar dijen e tyre praktikisht. EBRD synon të mbështesë trajnimin e një mase të madhe ekspertësh nga dhjetë shtete në rajonin tonë dhe ne besojmë se certifikata mund të bëhet aq e respektuar sa kualifikimi i mbajtur nga një Analist Financiar i Diplomuar ose një anëtar i Institutit të Menaxhimit të Projektit.

Vetëm pesë muaj më parë në Londër, ne mbajtëm një konferencë “Ditët e PPP) me mbështetjen e institucioneve të tjera multilaterale, G-20 dhe Kombeve të Bashkuara. Ne kishim shumë ekspertë – rreth 300 nga sektori publik dhe privat i 30 vendeve – në përpjekje për të ofruar një përgjigje për një pyetje të thjeshtë: “Çfarë duhet për të dyfishuar investimin privat në infrastrukturë në tregjet në zhvillim?”

Një mjet i dobishëm në këtë përpjekje është “Infraskopi” një indeks etapë krijuar nga Njësia e Inteligjencës së Ekonomistëve që vlerëson kapacitetin e vendeve të tregjeve në zhvillim nëpër rajonin Azi-Paqësor, Amerikë Latine, Afrikë, Europë Lindore dhe ish-republikat sovjetike në Shtetet e Pavarura të Komonuelthit për të zhvilluar PPP të qëndrueshme.

Një tjetër mjet është Qendra e re e Infrastrukturës Globale të G-20, që ndan praktikën e mirë ndërkombëtare dhe të dhëna gjithëpërfshirëse mbi infrastrukturë. Qendra ka një mandat 4-vjeçar të përqendruar mbi pesë zona madhore: një rrjet për të ndarë informacionin mbi projektet e infrastrukturës dhe financimit; të dhëna më të mira mbi investimin në infrastrukturë ; rekomandimet e G-20 për huadhënien vullnetare; kapacitetin e zyrtarëve të qeverisë për të ndarë praktikat më të mira dhe një databasë që të bashkojë projektet e infrastrukturës me investitorë të mundshëm. Ne në institucionet financiare e shohim Qendrën si një plotësues të përpjekjeve tona dhe ne përshëndesim idenë e saj për një “platformë interaktive” duke përdorur rrjete sociale për të shkëmbyer dijen dhe ekspertizën.

Është e lehtë të tmerrohemi nga shumat e mëdha të nevojshme për të mbyllur hendekun mes infrastrukturës që bota në zhvillim ka dhe infrastrukturës për të mbështetur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Por krahasimi i botës sot me botën e një shekulli më parë, nxjerr në pah faktin se hendeku është më i ngushtë nga sa ka qenë. Ai do të ngushtohet edhe më shumë, ndaj ruajtja e fitimeve në zhvillimin global do të jetë përhapja e infrastrukturës duke ditur-si në tregjet në zhvillim në nivel lokal. Ne dhe institucionet tona partnere multilaterale kanë një detyrë të qartë, jo vetëm të rrisim ekspertizën tonë, por edhe ta ndajmë atë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi