Politikat Mjedisore
Politikat Mjedisore synojnë të ndihmojnë në formulimin dhe zbatimin e objektivave në fushën e mbrojtjes së mjedisit, nëpërmjet përcaktimi të masave të nevojshme dhe vendosjes së një legjislacioni të përshtatshëm, në përputhje me atë të BE. Për këtë politikat mjedisore synojnë:
-që vendimmarrësit qëndrorë të kuptojnë çështjet mjedisore dhe të integrojnë parimet mjedisore në politikat dhe sistemet e tyre të administrimit,
– të krijojnë një kuadër ligjor i plotë, në përputhje me atë të BE,
– krijimin e mekanizmave dhe instrumenteve efektive për zbatimin dhe imponimin e politikave dhe të ligjit, përfshirë proçeset e imponimit, instrumentet ekonomike dhe planifikimin financiar.
– mbështetjen e vazhdueshme të edukimit, trajnimit dhe informimit mjedisor,
– gjetjen dhe përdorimin e mjeteteve të vlerësimit të ndikimeve negative në mjedisin e vendit, prej projekteve të propozuara, private apo publike, si dhe të masave të nevojshme parandaluese nëpermjet monitorimit dhe raportimit.
Instrumentet e politikës mjedisore janë masat institucionale, roli i të cilave është të krijoj tek ndotësit një sjellje më pak ndotëse. Zakonisht dallohen dy kategori instrumentash: instrumentet rregullatore dhe instrumentet ekonomikë. Janë edhe disa instrumente të tjerë, që vendosen jashtë këtij klasifikimi, si instrumentet informuese apo marrëveshjet negociuse.
– Instrumentet rregullatore synojnë të detyrojnë sjelljen e ndotësve me sanksione administrative ose juridike. Për shëmbull: norma të emetimit, norma teknike, norma të produkteve, autorizimet administrative.
– Instrumentet ekonomike synojnë të ndryshojnë mjedisin ekonomik të ndotësit (përfitimet dhe kostot) për të nxitur pranimin vullnetar të sjelljeve më pak ndotëse. Ideja është që ndotja të bëhet më e kushtueshme për ndotësin nëpërmjet pagesës prej tij të një takse, vlefta e së cilës është në raport me ndotjen e shkaktuar. Për shëmbull: eko-taksat, subvencionet, rregullat juridike të përgjegjësisë.
Politikat e mjedisit të BE, megjithëse të munguara në Traktatin e Romës, gradualisht janë bërë një prej objektivave të BE. Ato bazohen në parimet e kujdesit dhe veprimit parandalues, mbi parimin e korrigjimit të cënimeve ndaj mjedisit dhe mbi parimin e ndotësit-pagues. Në këtë kuadër BE ka krijuar një numër normash dhe rregullash, që lejojnë një përafrim të legjislacioneve kombëtare. Në kuadrin e Protokollit të Kyotos, BE ka fiksuar si objektiv një reduktim të GES, prej 8% në 2012, qysh prej marsit 2007, 20% në 2020 në raport me 1990. Plani “energji-klimat” i miratuar në dhjetor 2008 synon të reduktojë emetimet e GES, të rrisë përdorimin e energjive të rinovueshme dhe të ekonomizojë 20% konsumin e energjisë.
Drejtimet kryesore të politikës mjedisore të BE janë:
– lufta kundër ndotjeve të ajrit dhe të ujit,
– mbrojtja paraprake prej rreziqeve të mëdha,
– mbrojtja e natyrës dhe e biodiversitetit.