» Në Shqipëri duhet ndryshuar qeverisja e jo vetëm Qeveria
Nga Agustin Palokaj, botuar në Koha Ditore, 24 Qershor 2013
Në Shqipëri në këta 20 vjetët e fundit ka pasur ndryshime të qeverive, por jo edhe të qeverisjes. Shqipëria ka ngelur në klasë deri më tani në rrugëtimin drejt BE-së, por nuk e ka merituar më shumë. Zgjedhjet normale, të pakontestuara, të pavjedhura dhe të pamanipuluara, janë minimumi i kritereve mbi të cilat BE-ja nuk mund të bëjë lëshime. E Shqipëria mbetet i vetmi vend evropian me perspektivë të integrimit në BE, i cili nuk e ka përmbushur këtë kriter (more…)