Historia e parlamentarizmit në Shqipëri
Nga Libri “Tempulli i Demokracisë”, me autor Ylli Bufi, Botim i Ombra GVG
Nga Libri “Tempulli i Demokracisë”, me autor Ylli Bufi, Botim i Ombra GVG
Firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë
Flamuri i përdorur nga Qeveria e Vlorës
Perandoria Osmane u përfshi në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912. Shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin tejet të shqetësuar nga koalicioni i forcave pushtuese të Malit të Zi, Serbis dhe Greqisë. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.
Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali, u kthye në Shqipëri dhe, në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, që besohet të jetë hartuar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:
Delegatët Asamblesë Kombëtare ishin:
Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)
Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati
Delvina: Avni Bej Delvina
Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri
Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu
Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku
Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;
Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli
Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci
Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli
Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo
Kruja: Mustafa Merlika-Kruja
Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa
Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu
Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima
Peqin: Mahmud Efendi Kaziu
Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora
Pogradeci: Hajdar Blloshmi
Tepelena: Feim Bej Mezhgorani
Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku
Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani
Shijak: Xhelal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu
Shkodra: Luigj Gurakuqi
Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora
Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo
https://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2012/10/HISTORIA-E-SHTETIT-SHQIPTAR.pdf
19.04.1914 | Statuti i Shqipërisë (Hartuar prej komisionit ndërkombëtar të Kontrollit) |
31.01.1920 | Statuti i Lushnjës |
Viti 1922 | Zgjerimi i Statutit te Lushnjes 1922 |
02.03.1925 | Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare |
01.12.1928 | Statuti i Mbretnis Shqiptare |
03.06.1939 | Statuti Themeltar i Mbretnisë së Shqipnisë |
14.03.1946 | Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë |
05.07.1950 | Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë |
28.12.1976 | Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë |
29.04.1991 | Për dispozitat kryesore kushtetuese |
28.11.1998 | Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë |
Për më shumë informacion klikoni këtu.
HISTORIA E PARLAMENTARIZMIT NE SHQIPERI
XHEMAL NAIPI | Këshilli Kombëtar | 1920 |
DHIMITËR KACIMBR | Këshilli Kombëtar | 1920 |
PANDELI EVANGJELI | Këshilli Kombëtar | 1921 |
ESHREF FRASHËRI | Këshilli Kombëtar | 1922-1923 |
ESHREF FRASHËRI | Kuvendi Kushtetues | 1924 |
PETRO GOGA | Kuvendi Kushtetues | 1924 |
KOSTAQ KOTA | Dhoma e Deputetëve | 1925-1928 |
ESHREF FRASHËRI | Senati | 1924-1925 |
PANDELI EVANGJELI | Senati | 1925-1926 |
ESHREF FRASHËRI | Asamblea Kushtetuese | 1928 |
PANDELI EVANGJELI | Parlamenti | 1928-1930 |
KOSTAQ KOTA | Parlamenti | 1930-1937 |
PANDELI VANGJELI | Parlamenti | 1937-1939 |
LEF NOSI | Kuvendi Kombëtar | 1943-1944 |
TERENC TOCI | Këshilli Fashist Koorporativ | 1940-1943 |
MIHAL ZALLARI | Kuvendi Kombëtar | 1944 |
OMER NISHANI | Këshilli Antifashist Nac-Çlirimtar | 1944 |
TUK JAKOVA | Asamblea Kushtetuese | 1946 |
Dr. YMER DISHNICA | Asamblea Kushtetuese | 1946-47 |
MANUSH MYFTIU | Kuvendi Popullor | 1947-1949 |
GOGO NUSHI | Kuvendi Popullor | 1950 |
THEODOR HEBA | Kuvendi Popullor | 1950-1951 |
MIHAL PRIFTI | Kuvendi Popullor | 1951-1954 |
GOGO NUSHI | Kuvendi Popullor | 1954-1956 |
RITA MARKO | Kuvendi Popullor | 1956-1958 |
Dr. MEDAR SHTYLLA | Kuvendi Popullor | 1958-1964 |
LEFTER GOGA | Kuvendi Popullor | 1964-1966 |
ABDYL KËLLEZI | Kuvendi Popullor | 1966-1969 |
BEHAR SHTYLLA | Kuvendi Popullor | 1969-1970 |
FADIL PAÇRAMI | Kuvendi Popullor | 1970-1973 |
ILIAZ REKA | Kuvendi Popullor | 1973-1976 |
ALI MANAJ | Kuvendi Popullor | 1976-1978 |
SIMON STEFANI | Kuvendi Popullor | 1978-1982 |
PALI MISKA | Kuvendi Popullor | 1982-1987 |
PETRO DODE | Kuvendi Popullor | 1987-1990 |
KASTRIOT ISLAMI | Kuvendi Popullor | 1991-1992 |
PJETËR ARBNORI | Kuvendi Popullor | 1992-1996 |
PJETËR ARBNORI | Kuvendi Popullor | 1996-1997 |
SKËNDER GJINUSHI | Kuvendi | 1997-2001 |
NAMIK DOKLE | Kuvendi | 2001-2002 |
SERVET PËLLUMBI | Kuvendi | 2002-2005 |
JOZEFINA TOPALLI | Kuvendi | 2005-2009 |
JOZEFINA TOPALLI | Kuvendi | 2009 – 2013 |
ILIR META | Kuvendi | 2013 – 2017 |
GRAMOZ RUÇI | Kuvendi | 2017 – 2021 |
LINDITA NIKOLLA | Kuvendi | 2021 – 2025 |