Skenarë me struktura të gatshme e antikushtetuese

Nga Platon Nesturi, botuar fjala.al, 29 korrik 2021
Gjykata Penale në Shkup dënoi me gjashtë vjet e gjysmë burg ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit 2017. Po kështu u dënuan edhe Mile Janakievski, ish-ministër i Transportit dhe Spiro Ristovski, ish ministër i Arsimit në qeverinë e Nikolla Gruevskit si dhe ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski. Gjyqi që është ndjekur me interesim si nga opinion vendas ashtu dhe nga ndërkombëtarët, lidhej me aktet e dhunshme të VMRO-DPMNE kur ndërsa Gruevski kish humbur maxhorancën në zgjedhje dhe në parlament po zgjidhej Talat Xhaferi si kryetar, organizohet një sulm i dhunshëm ndaj ligjvëneësve. Gjykata i shpalli ata fajtorë për veprën penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, me arësyetimin se si organizatorë, kanë ngritur struktura të posaçme partiake për të kryer sulme ndaj institucioneve. E gjitha kjo pretencë për çka u dënuan ish funksionarët e Maqedonisë së Veriut, duket si një skemë shumë e njohur e metodave të protestave në Shqipëri.

Thirrje e kushtrime drejtuar qytetarëve me formulën se “populli duhet të marrë vetë në dorë fatet e tij”, ngritje stukturash që operojnë me plane të caktuara dhe me skenarë goditës, shishe molotovë nëpër turmë dhe nxitje të sulmimit të institucioneve. Ndërkohë politknaët që bëjne thirrje antikushtetuese e nxitje të turmave duke thyer rendin publik, rrinë së largu e nën objektivin e kamerave. Ka patur jo pak ngjarje të rënda në këtë drejtim, por fatkeqësisht mbi to nuk ka patur ndonjë process penal të thelluar. Gjithshka është zgjidhur me marrëveshje politike dhe për çdo dhunim të rendit apo dhe të institucioneve, drejtësia ka mbyllur sytë. Por çafrë duhet të themi nëse këto skema nuk i përkasin të shkuarës të historisë politike, por prezantohen dhe si skënarë të së ardhmes së afërt? Në një dalje të fundit mediatike, z. Tritan Shehu, paraqet një të ardhme të zymtë të panoramës politike.

Ndërsa e quan maxhorancën si një regjim me të cilin duhet të përballen Shehu paralajmëron me “përgatitjen e strukturave për ballafaqimin e shpejtë dhe të fortë që ne duhet të bëjëm në të gjitha institucionet, salat, sheshet për ta përmbysur këtë regjim. Ky regjim përmbyset vetëm me një lëvizje të madhe të popullatës”. E thënë kjo pasi ka vetëm tre muaj që kjo maxhorancë ka fituar në zgjedhje dhe populli ka folur me votë, do të thotë aspak më shumë se thirrje të prishjes së rendit kushtetues. Ky lloj skenari, me ngritje të strukturave të posaçme dhe gjatë zgjedhjeve, u pa që kishte efekte të dhimbshme në Elbasan, ndaj shtrirja e tij në një shkallë më të gjerë është rrezikshëmri shoqërore. E për këtë drejtësia nuk duhet të mbyllë më sytë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi