Gjykata Europiane e Llogarive: PPP jo më një mundësi ekonomike e suksesshme për të mbështetur infrastrukturën publike

Raport i Gjykatës Evropiane të Llogarive, Nr. 90, 2018

 

Nga një raport i ri Gjykatës Evropiane të Llogarive, del se financimi i përbashkët i BE-së për Partneritetin Publik-Privat (PPP), nuk mund të shikohet më si një mundësi ekonomike e suksesshme për të mbështetur infrastrukturën publike. Nga auditimi i PPP-ve, del se ato vuajnë nga mangësitë e shumta dhe përfitimet e pakta, duke rezultuar kështu në 1.5 miliardë shpenzime të pa-efektshme dhe jo eficente. Për më tepër, vlera për paranë dhe transparenca ishin gjërësisht të dëmtuara sidomos nga mungesa e politikave dhe strategjisë së saktë, por edhe nga mungesa e analizave të përshtatshme, mbajtja e llogarive të PPP-ve jashtë bilancit dhe mungesa e ekuilibrit në marrëveshjet e ndarjes së riskut.

Nga 2000 deri në 2004, BE-ja ka dhënë 5.6 miliardë për 84 PPP, me një kosto totale projektesh prej 29.2 miliardë. Auditimet vlerësuan 12 PPP të bashkë-financuara nga BE-ja. Këto Partneritete ishin të vendosura në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë, në fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), me një kosto totale prej 9.6 miliardësh dhe financim nga BE-ja prej 2.2 miliardësh. Në përgjithësi, këto PPP lejonin autoritetet publike të prodhonin infrastruktura të mëdha me vetëm një procedurë, duke rritur kështu riskun e konkurrencës së pamjaftueshme që prodhon pozicion më të dobët negociues për autoritetet kontraktuese.

Për më tepër, shumica e PPP të audituara, ishin subjekt i një ineficence të lartë  gjatë kohës së ndërtimit, me 7 prej 9 projekteve të papërfunduara – ku një shumë prej 7.8 miliardësh, ishte kosto projekti e ardhur si pasojë e vonesave prej më shumë se 52 ditësh dhe si pasojë e rritjes së konsiderueshme të kostove të tjera.

“U nevoitën pothuajse 1.5 miliard ekstra në financimet publike, për të përfunduar 5 prej autostradave të audituara në Greqi dhe Spanjë. Gati 30% (422 milionë) e kësaj kostoje u dha nga BE-ja.” – tha Oskar Herics, anëtar i Gjykatës Evropiane të Llogarive dhe  përgjegjës për raportin. Ai shtoi se: “Ka është një shpenzim ineficent për të arritur një përfitim të mundshëm ekonomik.”

Download (PDF, 3.27MB)

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi