Demokracia ka triumfuar

Nga fjala e Presidentit Biden, 21 janar 2021

 

Presidenti Biden u iu kthye një teme të përsëritur, pasi u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke bërë thirrje për unitet në fjalimin e tij inaugurues.
“Le të rifillojmë,” tha Biden. “Le të fillojmë të dëgjojmë përsëri njëri-tjetrin. Të dëgjojmë njëri-tjetrin. Të shohim njëri-tjetrin. Të respektojmë për njëri-tjetrin.”
Ai më pas shtoi se politika “nuk duhet të jetë një zjarr i ndezur që shkatërron gjithçka në rrugën e vet” dhe se ndërsa ai i kupton shumë amerikanë që “e shikojnë të ardhmen me frikë dhe dridhje”, “përgjigja nuk është të kthehemi nga brenda, të tërhiqemi në fraksione konkurruese … ne duhet t’i japim fund kësaj lufte jo civile që vendos të kuqen kundër blusë, ruralët kundër urbanëve, konservatorët kundër liberalëve. Ne mund ta bëjmë këtë nëse hapim shpirtrat në vend që të ngurtësojmë zemrat tona”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi