Zgjedhja e mos përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Prof. asoc. Dr. Rezana Konomi, botuar në Ballkanweb, 15 janar 2021
Ne analizen e sistemit te drejtesise ne Shqiperi, dokument i cili i parapriu Reformes ne Drejtesi, problematikat e evidentuara lidhur me Gjykaten Kushtetuese ishin fokusuar tek pavaresia, paanesia, pergjegjshmeria dhe shmangia e politizimit te ketij institucioni.
Anetari i Gjykates Kushtetuese konsiderohet si “gjykatesi suprem” te cilit i eshte besuar realizimi i drejtesise kushtetuese dhe per kete fakt zgjedhja dhe emerimi i tyre ne asnje rast nuk mund te minimizohet vetem ne zevendesim te personave, sepse mbi te gjitha ky proces lidhet me ndryshime thelbesore ne mentalitet dhe filozofi.
Neni 125 i Ligjit Nr.76\ 2016 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Nr.8417 date 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar parashikon se : “GJK perbehet nga 9 anetare.tre emerohen nga Presidenti i RSH, 3 zgjidhen nga Kuvendi dhe 3 anetare zgjidhen nga Gjykata e Larte. Anetaret perzgjidhen ndermjet kandidateve te renditur ne 3 vendet e para te listes nga KED, sipas ligjit”. Me tej norma parashikon …. “nese Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 diteve nga paraqitja e listes nga KED, kandidati i rendituri i pari ne liste shpallet i emeruar”.
Lidhur me kete formulim qellimi kryesor i normes eshte qe procesi per emerimin e gjyqtareve kushtetues te garantohet nga filtra perzgjedhese selektive me prurje nga disa burime me synimin kryesor uljen e ndikimit politik gjate procesit te emerimit. Nga ana tjeter norma synon shmangien e vonesave te pajustifikuara ne emerimin e gjyqtarve si dhe rritjen e cilesise se perberjes se saj duke parashikuar kritere profesionale te matshme.
Zgjedhja e nje sistemi te tille emerimi si model ekziston dhe ne shtete te tjera te Europes dhe ne parim si formule kufizon hapesiren per manipulime politike. Procedura ligjore qe dikton Kushtetuta ne zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese bazohet ne renditjen cilesore qe Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ( KED) duhet ti bej kandidateve, te cilat me pas i dergohen organeve te emerteses. Dhe nese do ti referohemi dhe Opinionit perfundimtar te Komisionit te Venecies “pjesemarrja e KED ne perzgjedhjen paraprake te kandidateve qe do te emerohen nga Presidenti dhe Parlamenti ul me tej rrezikun e emerimeve politike”.
Duke e konsideruar shume te rendesishme procesin e zgjedhjes te gjyqtarit kushtetues si dhe organet e perfshira ne kete proces, norma juridike ka per qellim vendosjen ne Kushtetute te kritereve objektive te qarta dhe te matshme profesionale, per te zgjedhur gjyqtare me etike, me integritet te larte moral e profesional, te pandikuar nga politika dhe qe mbeshteten kryesisht tek meritokracia. Dhe per te realizuar kete qellim te normes juridike legjislatori ka parashikuar procedura transparente, efikase dhe gjithperfshirese me afate ligjore te percaktuara shprehimisht deri ne permbyllje te procesit.
Por a mundet realisht procesi i emërimit të gjyqtarëve te mos ndikohet nga ndërhyrjet e politikës?
Parashikimi shprehimisht në Kushtetutë i organeve të emërtesës së gjyqtarëve të të gjitha shkallëve, si dhe i disa procedurave e standardeve kryesore për emërimin e tyre, teorikisht ka funksion garantues.
Por nese teorikisht gjithcka eshte e qarte, cfare ka ndodhur deri tani me zgjedhjen e gjyqtareve kushtetues dhe a eshte realizuar qellimi i normes kushtetuese…?
Per te menjanuar ndikimin politik në zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, si dhe per te respektuar parimin e cilësisë dhe aftësive profesionale në përzgjedhjen e tyre, Kushtetuta krijoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, e cila duhet te rendis qartazi kandidatët që janë në garë( pra detyrimisht duhet te kete disa kandidatura) dhe dërgon përpara institucionit që ka radhën e zgjedhjes/emërimit listën e kandidatëve të renditur sipas meritës. Ne kete faze te procedures është e rëndësishme të qartësohet se cilët prej kandidatëve janë në garë, pasi vlerësimi dhe renditja e kandidatëve nuk është në kompetencën e organeve të zgjedhjes/ emërtesës, por është kompetencë ekskluzive e KED-se.
KED pas shqyrtimit te kandidaturave duhet te hartoje raporte perkates vleresimi te kandidateve bazuar ne parimin e meritokracise, duke listuar ne baze te pikezimit te gjithe kandidatet, ata qe selektohen por dhe ata qe nuk selektohen. Ne zbatim te parimit të transparencës, institucioneve të emërtesës duhet t’i shkojë lista e plotë e renditur nga KED-ja. Ne fakt ne mungese te nje transparence te plote ky proces deri tani nuk eshte kryer ne perputhje me qellimin dhe sanksionimet e ligjvenesit. Pikerisht kjo ka sjelle cenim te besimit dhe humbje te reputacionit te ketij organi te ri, i cili duhet te ishte modeli me i besueshem i nje organi i cili bazohet vetem ne kushtetute dhe ne ligj. Parimi i transparences, aq shume i munguar ne kulturen sociale dhe juridike te shtetit tone, i shërben forcimit të besimit ndaj institucioneve të drejtësisë, por i sherben edhe vetë Gjykatës Kushtetuese ne formim e siper.
Ne mungese te kesaj transparence nga KED, por dhe duke gjykuar nga procesi perzgjedhes se kandidateve per gjyqtar kushtetues ( dergimi tek organi i emerteses vetem i nje kandidature), eshte krijuar pershtypja e mungeses se burimeve njerezore per shkak te mungeses se kandidateve qe vijne nga gjyqesori ose dhe jashte tij.
Sigurisht qe per gjyqtare kushtetues kërkohen standarte, kandidatë të kualifikuar, që përmbushin kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligj. Nisur nga kjo nuk gjykoj se kriteret jane ato qe pengojne kandidatet te shprehin interesin sepse ne rrethin e juristeve ka profesioniste te afte te cilet jo vetem i plotesojne kriteret formale por do te ishin nje vlere e shtuar e ketyre organeve.
Nga ecuria e deritanishme dhe procedurat e ndjekura nga KED, mendoj se arsyeja me e pranueshme eshte mungesa e besimit se gjithcka po realizohet konform ligjit dhe e pandikuar politikisht. Fakt eshte qe KED jo vetem ka shkelur parimin e transparences per gjithe procedurat qe ka ndjekur ne vleresimin e kandidateve, ne pikezimin e tyre dhe listimin sipas parimit te meritokracise, por nga ana tjeter ka shkelur dhe kushtetuten dhe ligjin.
Pervec parashikimit kushtetues, te cituar me lart dhe ne ligjin nr.8577 dt 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016) “ Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise” ….Procedura e zgjedhjes nga Kuvendi (shtuar me ligjin nr.99/2016, neni 6), pika 4, ”Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të përmbushjes së kushteve dhe kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat”.
Me tej pika 5 e ketij neni parashikon “ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publik dhe të Drejtat e Njeriut, sipas renditjes, brenda një afati të arsyeshëm, organizon seancat dëgjimore me kandidatët. Komisioni i dërgon Kuvendit emrat e tre kandidatëve për çdo vend vakant bashkë me raportin e arsyetuar për secilin kandidat të përzgjedhur.
Nese KED dergon prane organit te emerteses, ne shkelje te kushtetutes dhe ligjit, vetem nje kandidat atehere a mund te gjykojme se jemi para nje zgjedhje midis kandidateve kur nuk ekziston as gare dhe as konkurrim vlerash?
Nderkohe per cdo vend vakant ne administraten publike apo institucionet e pavaruara ligji kerkon kandidatura alternative ( Kuvendi nuk fillon asnje procedure nese organi propozues nuk dergon kandidatura alternative), pra a mund te pohojme se jemi para nje procesi perzgjedhes midis disa kandidaturave te cilat vleresohen ne menyre te krahasueshme per te selektuar ate kandidature e cila ploteson te gjitha standartet e gjyqtarit kushtetues?
Pra ne rastin e emerimit te gjyqtareve kushtetues, nuk eshte respektuar procedura ligjore (ne nje ceshtje gjyqesore, shkeljet proceduriale cenojne vete themelin e ceshtjes dhe vendimarrjen) gjithcka ka ndodhur ne mungese te transparences dhe mbi te gjitha jane shkelur parashikimet kushtetuese dhe ligjore nga ana e KED per dergimin e disa kandidaturave per cdo vend vakant, sepse vetem keshtu do te merrte kuptim procesi i zgjedhjes nga organet e emerteses dhe do te jetesohej parimi i meritokracise. Pikerisht keto shkelje nga organi me i larte sic eshte KED, sigurisht qe kane cenuar besimin e publikut qe ne krye te heres dhe kjo mungese besimi patjeter qe derivon ne mungese interesi si per te kandiduar ashtu dhe per menyrat e vleresimit qe KED ka zbatuar deri tani.
Krijimi i Gjykates Kushtetuese padyshim eshte detyrim immediat, sepse koha e qendrimit pa te eshte unikale ne histori, por ky qellim nuk mund te justifikoj cdo mjet te perdorur edhe kur eshte jo ligjor vetem sepse i sherben qellimit. Krijimi ne menyre antiligjore do te sjelle pasoja te tjera per te cilat koha do te na gjykoj.
Dhe perseri ne bejme te njejten pyetje ashtu sikurse para Reformes ne Drejtesi. A ka mundësi reale Kushtetuta qe kemi sot të vendosë dhe të sigurojë një pushtet gjyqësor efikas e të pavarur?
Doktrina kushtetuese mban qendrim strikt lidhur me parashikimin ne dispozita ligjore te kritereve per emerimin e gjyqtareve, te procedurave dhe afateve per te siguruar dhe garantuar pavaresine e gjyqtarin nga pushtetit politik, nje parim i vjeter ky qe nga periudha e shteteve liberale. Por nese keto parashikime mbeten vetem te shkruara ne leter dhe sigurojne garancine formale, zbatimi i tyre ne praktike me rigorozitet eshte guri i proves per cdo organ dhe institucion i cili duhet te jete i pavarur dhe te kete aftesine per tu shkeputur nje here e pergjithmone nga ndikimi politik.
Kjo eshte fryma dhe filozofia qe duhet te bej ndryshimin dhe per kete se pari organet e qeverisjes se sistemit te drejtesise duhet te na krijojne bindjen dhe besimin se Reforma ne Drejtesi i sherben publikut dhe eshte ne interes e tij dhe vetem atehere nuk do te “vuajme” nga mungesa e burimeve njerezore dhe profesioniste qe do shfaqin interesin per te kontribuar ne drejtim te shtetit te se drejtes.
Por nese fryma e permbushjes se detyrimeve do te vijoj te realizohen ne mungese te konkurrimit te drejte, te gares efektive dhe nen ndikimin politik, duhet te presim pasojat e aferta dhe te largeta, pasi vetem perkohesisht sa kemi hedhur lumin, nderkohe pertej eshte nje oqean i tere i cili nuk mund te kalohet ne kembe.
*Prof. asoc. Dr. Rezana Konomi, dekane e Fakultetit të Drejtësisë Universiteti “Luarasi”