“Politika nuk ekziston dhe njerëzit duan gjithçka. Kështu Shteti shpërbëhet”
Intervistë e politologut Alessandro Campi mbi rreziqet post-kovid. “Meqenëse nuk ka më struktura kolektive shoqërore, rreziku është që të fitojë logjika e më të fortit”.
Nga: Maria Elena Capitano, Huffpost, 30 qershor 2020
“Jemi në civilizimin ku i duam të gjitha dhe menjëherë, por konfuzioni midis dëshirave dhe realitetit, ose më keq, besimi se të parat mund të konkretizohen gjithmonë sipas vullnetit tonë, krijon zhgënjim dhe zemërim te njerëzit”. Kjo është mënyra se si historiani dhe politologu Alessandro Campi rrëfen skenarin aktual, duke filluar nga termometri social, për të cilin ai thotë se është plot me “ankimues”. Teza e tij është se sot të gjithë duan “më të mirën për veten e tyre në kurriz të të tjerëve”, por kjo mënyrë e të menduarit “është fundi i çdo forme kontrate ose marrëdhënie shoqërore”
Profesor, tek Messagero keni shkruar se ne tani jetojmë në shoqërinë e një vajtimi të përhershëm, të harbuar dhe universal, a jeni i sigurt?
Vetëm shikoni përreth: ankesat janë të vazhdueshme, këmbëngulëse, të përgjithësuara dhe prekin të gjitha fushat e jetës kolektive. Ҫdo formë e autoritetit kundërshtohet: nga familja te shkolla, nga sistemi i informacionit deri tek sfera fetare. Nuk ka asnjë institucion që gëzon besim: madje as vetë policia. Historia, që nënkuptohet si e kaluara me simbolet dhe panteonin e saj të heronjve pak a shumë e panjollosur, është një grumbull tmerresh që duhet eliminuar. Politikanët, si kategori, konsiderohen si bukë ngrënës të pabesë.
Në këtë kontekst, ulërima e të shtypurve, përfshirë ata që pretendojnë të jenë të tillë, dhe nga e cila lindi vala e politikës korrekte, në çfarë është shndërruar?
Në pretendimin arrogant, kërcënues dhe nganjëherë të dhunshëm se pakicat duhet ti imponojnë pjesës tjetër të botës mënyrën e tyre të të menduarit.
Ky qëndrim i pretendimit për fundin e hidhur nga njëra anë është rezultati i kujt?
I një antropologjie egoiste dhe sektare, por edhe e politikës së keqe, të gatshme për të anashkaluar çdo formë të protestës shoqërore për llogari elektorale ose paragjykime ideologjike.
Për çfarë duhet të shërbejë politika?
Për të vendosur kufij dhe ndalesa, për të siguruar që askush të mos mposhtë të tjerët. Nëse do të ishte për qytetarin mesatar, normal ose për këdo, ne do të kishim dënimin me vdekje për vjedhjet e shtëpive dhe askush nuk do të paguante taksat: politika serioze, duhet të garantojë së pari një bashkëjetesë sociale të ekuilibruar, dhe duhet t’u thotë “jo” kërkesave absurde, tërësisht të dënueshme ose të mbështetura vetëm nga emocionet kolektive. Mbi të gjitha, ajo duhet të ndalojë, siç po ndodh, që kërkesa për një sjellje shoqërore më tolerante dhe jo-diskriminuese të shndërrohet në një sistem rregullash juridike, që janë nga ana tjetër shtypëse, jo-tolerante dhe diskriminuese.
A ekzistojne kërkesa prioritare?
Më të ngutshme janë padyshim kërkesat ekonomike. Legjitime dhe të kuptueshme për të gjithë qytetarët që e gjejnë veten në kushte të vështira. Por nëse do ti japësh te drejtë kategorive të ndryshme, të gjitha të angazhuara për të të kërkuar subvencione dhe ndihmë publike, ne do të falimentonim brenda një jave. Për të qenë vendi me kursimet më të larta private në botë, duket se asnjë italian nuk ka dy euro në bankë…
Një kritikë morale?
Jo, e pyes veten time rreth një problemi me karakter politiko-juridik. Sa mundet një sistem politik, duke u nisur nga ai demokratik, të përballojë një mbingarkesë të tillë pyetjesh dhe pritjesh? Sot, në klasat politike mbizotërojnë instancat në sensin më të gjerë demagogjik-populistik: priren të premtojnë gjithçka, i japin të drejtë kujtdo me logjikën e gratifikimit apo të aprovimit maksimal. Le të shohim se çfarë po ndodh në Itali këto ditë: thuhet se duan të ulin TVSH-në dhe në të njëjtën kohë njoftojnë uljen e taksave. Duartrokitje për këto qëndrime, por sa keq që kjo nuk është e mundur.
A keni lexuar raportin e Censis rreth ekonomisë së argjendë që thotë se të rinjtë në thelb i urrejnë të moshuarit? A kanë të drejtë?
Për një kohë të gjatë konfliktet e klasave tradicionale i kanë lënë vendin formave të tjera të ballafaqimit: midis të vjetërve (të garantuar) dhe të rinjve (pa siguri). Por hendeku i brezave nuk është vetëm ekonomik: hyn gjithashtu teknologjia dhe ndikimi që ajo ka në mentalitetin dhe strukturat njohëse.
A rrezikon që ky hendek të bëhet shpërthyes së shpejti edhe në një nivel shoqëror, si dhe të ketë një peshë në marrëdhëniet shoqërore dhe familjare, si shenjë e rritjes së moskomunikimit?
Sigurisht, dhe gjendja e vështirë e të rinjve ka të bëjë gjithashtu me pretendimet që përhapen kudo. Të jesh fëmijë i fëmijëve të bumit ekonomik, i mësuar të kesh gjithçka ose pothuajse gjithçka, të rinjtë sot nuk mund ta imagjinojnë sesi historia e njerëzimit është e karakterizuar nga privimet, lëshimet, sakrificat dhe lodhja, mbi të gjitha ajo fizike. Edhe ky nuk është moralizëm konservator, por është vetëm njohja e një përshpejtimi të dhunshëm të historisë, i destinuar, për mendimin tim, për të prodhuar humbje dhe konflikte: midis njerëzve dhe tek njerëzit.
Diçka e ngjashme ndodh në fushën ekonomike siç thoni ju: secila kategori beson se duhet të hyjë në ndihmë para të tjerëve, se ka më shumë arsye për t’u ankuar sesa fqinji i saj.
Në nivelin ekonomik-shoqëror, ne po vuajmë një kthim të mprehtë në realitet, të forcuar nga pandemia e fundit. Të mësuar për të jetuar në shtetin social ose atë të mirëqenies, i aftë të garantojë shërbime dhe të transferojë pasuri në baza universale, falë pasurisë publike të prodhuar nga një cikël ekonomik që për dekada ka qenë i shtrirë, aq më pak mendojmë faktin që ky model social është shteti, në historinë e botës, dhe jo një pikë mbërritjeje e pashmangshme, por një përjashtim i lumtur, rezultat i një situate historike të jashtëzakonshme historike.
Kishte një periudhë në të cilën, ndoshta duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme me levën e borxhit publik në kurriz të të tjerëve, shumë mund tu jepej pothuajse të gjithëve.
Ishte e mjaftueshme për të kërkuar dhe bërë presion, por ai sezon ka mbaruar, edhe në Evropë. Ne duhet të kthehemi tek zgjedhjet dhe seleksionimi: dikush do të shohë në mënyrë të pashmangshme kërkesat e tyre të flijuara ose jo të pranuara plotësisht. Por politika nuk duket se ka forcën të bëjë të vetmen gjë që në realitet mund të shpëtojë dhe rivendosë legjitimitetin.
Kush fiton, më i pasuri?
Frika ime është pikërisht kjo. Meqenëse nuk ka më struktura sociale kolektive – palët, sindikatat, aparatet burokratike të shtetit – të afta për të ndërmjetësuar midis interesave, sipas përcaktimit divergjent, të individëve dhe grupeve, rreziku është që të mbizotërojë logjika e më të fortit.
Sa kohë duhet që çdo shoqëri, para zgjidhjes së kërkesave, të shpërbëhet?
Ne jemi në rrugën e duhur. Fryma e revoltës që ka pushtuar botën, dhe që po rritet në post-pandeminë, më duket indikator për atë që mund të ndodhë.
Kush mund të sigurojë sot solidaritetin politik dhe kohezionin shoqëror në respekt të diversitetit?
Nuk ka institucione ose figura të afta për të bërë sintezën e nevojshme midis interesave, vlerave, instancave, pritjeve, të cilat në të gjitha shoqëritë janë sipas me përkufizim kontradiktore dhe jo gjithmonë të pajtueshme. Ky reduktim i dallimeve në një, bazuar në një ekuilibër dinamik dhe kurrë përfundimtar, duhet të jetë detyra parësore e politikës, nëse nuk do të ishte që kjo e fundit të mos ishte më në gjendje të ushtrojë rolin e saj si drejtuese dhe udhëzuese.
Atëherë, cilat janë faktorët unifikues rreth asaj ose kujt mund të mblidhemi sot si komunitet?
Duhet domosdoshmërisht të ekzistojë një NE e madhe dhe e përbashkët, brenda së cilës mund të ndajmë shumë UNE dhe NE të vegjël që paraqet secilën shoqëri. Kombi, i cili për shkak të paragjykimeve ideologjike insiston në asimilimin e nacionalizmit, ka qenë historikisht një nga këto forma. Kur dikush i bën thirrje demagogjike Popullit, siç bëjnë populistët, njeriu vetëm kujton, në formë instrumentale, një tjetër nga këto figura, ku Populli është me përkufizim një agregator i dallimeve të bëra bashkë nga një vizion politik. Një tjetër nga këto NE është pa dyshim Evropa.
A mungojnë drejtuesit?
Sigurisht që ka, por ata kanë karakteristika shumë të ndryshme nga ato të së kaluarës. Harrojeni karizmën, ajo çka u mungon vërtet liderëve të sotëm është vizioni politik: të imagjinuarit se si do të jetë bota jo nesër apo në një shekull, por në dhjetë ose njëzet vjet.
A kemi arritur në të gjitha këto me populizëmin e lëvizjes 5 yje?
Lëvizja është shprehja perfekte e kësaj klime kryesisht destruktive politiko-shoqërore, e mbizotëruar nga pakënaqësia, nga besimi se ne të gjithë jemi viktima të diçkaje, duke pasur të drejtën e kompensimit, ekonomik apo simbolik, duke pretenduar edhe duke ngritur zërin tonë. Përgjegjësia individuale shpërndahet tërësisht duke ja kaluar fajin ‘djemve të këqij’, të cilët mund të jenë fuqi të forta, hajdutë politikë, bankierë, organizata shumëkombëshe, Evropa e burokratëve, etj.
Në fund të fundit, a do të jemi ne Republika e themeluar jo më mbi punën, por mbi të ardhurat, duke parafrazuar Beppe Grillo?
Që nga fundi i viteve gjashtëdhjetë, zhvillimi italian është një zhvillim pa inovacion, për ta provuar thjesht lexoni “Fantazma e fakteve” të Bruno Arpaia, e cila shpjegon se si dhe kur vendi ynë ndaloi së qeni një fuqi industriale për ta shndërruar veten në një komb të konsumatorëve impulsivë. Sot ne jemi bërë, siç thotë Luca Ricolfi, një shoqëri e rafinuar masash.
A është kjo arsyeja pse krahasimi që ne do të donim të bënim me Italinë e rindërtimit të pasluftës ju bën të qeshni?
Ata ishin italianë të uritur dhe ishin në kërkim të shpengimit ekonomik, të mësuar me sakrifica, të mbështetur nga një etikë familjare që sot thjesht nuk ekziston më, ata të sotmit janë italianë aq me vese sa kanë frikë nga një e ardhme për të cilën shpresonin se mund të ishte gjithnjë rrezatuese dhe e begatë.