Kërcënimi mbi demokracinë
nga Damien Larrouqué, botuar në La vie des idees, 15 maj 2020
Mbi librin: Steven Levitsky, Daniel Ziblatt, How democracies die, New York, Crown, 2018, 320 f. Përkthim frëngjisht nga Pascale-Marie Deschamps, La mort des democraties, Calmann-Levy, 2019.
Demokracitë janë të brishta. Sapo sulmohen parimet e tyre themelore, ato vdesin. Vitaliteti i tyre bazohet në partitë politike që i mbajnë ato gjallë. Por, nëse këto të fundit heqin dorë nga roli i tyre përballë populistëve, partitë bëhen atëhere varremirëse të demokracive.
Të dy profesorët e shkencave politike në Harvard, Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt përdorin njohuritë e tyre rajonale përkatëse – njëri është specialist i AmerikësLatine, tjetri i Evropës – për të vlerësuar cenueshmërinë e demokracisë amerikane ndaj sirenave të populizmit, polarizimit të acaruar dhe tundimit autoritar. Me pak fjalë, synimi i tyre është të masin, në dritën e krizave institucionale që kanë goditur disa regjime pluraliste në të kaluarën – të tilla si Republika e Weimarit ose Kili i Allende – si procese të ndryshimeve të brendëshme demokratike në disa vende të planetit (nga Hungaria në Venezuelë) dhe rreziqet e erozionit të ngjashëm që peshojnë mbi sistemin politik bashkëkohor të Amerikës së Veriut.
Teza qëndrore që ata mbrojnë është si më poshtë: as një traditë e gjatë historike, as një kornizë e fortë kushtetuese, as një jetë aktive partizane, nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur regjimet tona demokratike kundrejt devijimeve autoritare, nëse nuk mbrohen normat implicite. Sipas autorëve, dy prej këtyre normave janë thelbësore: “toleranca e ndërsjellë” dhe “vetpërmbajtja institucionale”, të cilave do t’u kthehemi më poshtë. Për më tepër, argumenti i tyre kryesor është se partitë politike tradicionale duhet të luajnë rolin e tyre të “përmbajtjes” ose të “mbrojtjes”. Prandaj është përgjegjësia e tyre që kurrë të mos hapin platformat e tyre elektorale ndaj demagogëve, sepse ata rrezikojnë të shkatërrojnë “dyert” dhe të pavendosurit, të irrituarit dhe të zhgënjyerit mund të bëhen preh e tyre.
Autorët e librit shënjestrojnë drejtuesit e Partisë republikane, denoncojnë heqjen dorë nga parimet themelore të moderimit politik dhe shfajësojnë këtë qëndrim të fundit si një “tërheqje të madhe”. Për ta, fitorja e Donald Trump shënon kurorëzimin e një strategjie kolektive të dëmshme. Kjo nuk do të thotë që autorët e librit shfaqësojnë qiraxhiun aktual të Shtëpisë së Bardhë. Përkundrazi, ky hetim i publikuar vetëm një vit pas hipjes në fron të miliarderit amerikan paraqet një analizë shumë kritike të vitit të tij të parë në detyrë.
Më shumë se një punë shkencore për politikën krahasuese, ky libër është para së gjithash një ese e argumentuar plotësisht. E arritshme për një audiencë jo-specialistësh, kjo punë, e përkthyer në frëngjisht, synon të jetë një libër qytetar. Në pjesën e tyre të fundit, të dy akademikët kryejnë një ushtrim perspektiv, në kuptimin që ata pyesin veten se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të mandatit trumpian dhe madje kërkojnë një projekt normativ, kur sugjerojnë zgjidhje për të “shpëtuar demokracinë ”(amerikane).
Mbrojtja e normave implicite të demokracisë
“Toleranca e ndërsjellë” nënkupton përmbajtjen, në një farë mënyre, atë që e bën thelbin e politikës sipas juristit nazist Carl Schmitt – dallimi midis mikut dhe armikut – me qëllim që gjithmonë t’i konsiderojë kundërshtarët e tij politikë si rivalët legjitimë. Në vend të ilustrimit dhe për të marrë hua këtë herë formulën e famshme të Clausewitz, ekziston rreziku i dëmtimit të kolateralit për të gjithë sistemin demokratik, kur politika merr formën e një “lufte të ushtruar me mjete të tjera” . Kjo do të thotë kur pozicionet partiake bëhen linja të fortesave ideologjike, kritikat politike kthehen në sulme personale, mediat shndërrohen në dashin e kurbanit të akuzuar nga disa dezinformata (intoks, fakenews) dhe të tjera manipulime (gënjeshtra shtetërore), ose kur tubimet e fushatës shërbejnë për të fanatizuar turmat, në vend që të përpiqen t’i bindin ato; me pak fjalë, kur polarizimi është i tillë që prish çdo mundësi konsensusi.
Norma e dytë, “vetpërmbajtja institucionale”, nënkupton të mos prish lojën politike nga një përdorim abuziv i prerogativave të devijuara nga funksionet e tyre. Për shembull, e drejta për të folur në parlament bie në kundërshtim me frymën demokratike nëse përdoret për bllokimin sistematik të parlamentit. Në të njëjtën logjikë, fuqia e dekretit nuk duhet të ushtrohet si një armë paralegjislative, përndryshe debati demokratik do të rrezikohet aq sa ndarja e pushteteve. Ky moderim i nevojshëm dënon praktikat më të rrezikshme, të tilla si ato të përfitimit të një mazhorance legjislative përmes rivlerësimit të hartës elektorale në mënyrë përfituese prej saj (gerrymandering), ose më keq, për të modifikuar ligjet zgjedhore në mënyrë që të futen pengesa për pjesëmarrjen popullore ( pakicat, të rinjtë, banorët e rinj, etj).
Për autorët, më shumë sesa respektimi në letër i Kushtetutës, nevojitet përpjekja për të mbrojtur frymën e saj. Kjo do të thotë, asnjëherë të mos humbas vëmendja për idealet themelore demokratike, të cilat janë në themel të arkitekturës kushtetuese në Shtetet e Bashkuara (We the People), si në Francë (Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe e Qytetarit të 1789). Sigurisht, nëse kjo frymë origjinale evoluon domosdoshmërisht me praktikën e institucioneve, këto nuk duhet, sidoqoftë, të bien ndesh me parimet, dhe përkundrazi, t’i rivitalizojnë ato. Sidoqoftë, në rastin e Shteteve të Bashkuara, ironi e Historisë është se operacioni relativisht konsensual bipartizan i cili hyri në zakone të nesërmen e Luftës Civile Amerikane u bë, në realitet, me koston famëkeqe të Kompromisit të 1877, që hodhi themelet për një sistem diskriminues, dhunshëm të pabarabartë dhe thellësisht antidemokratik.
Me pak fjalë, një demokraci është e gjallë vetëm për sa kohë që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithëve, nga njëra anë, dhe se, nga ana tjetër, mbështetet në praktikat politike dhe institucionale, të cilat rrënjosin parimet e saj. Që nga momenti kur një regjim miraton konceptime të skajshme, të cilat e bëjnë konkurrencën politike një luftë darviniane për mbijetesën e disave (qëndrimi në pushtet) dhe asgjësimin e të tjerëve (opozita = armik), demokracia vdes. Përgjegjësit e parë për këtë degradim janë shpesh demagogët, të cilëve nuk duhet t’u hapet rrugë.
Mos u tërhiqni para populistëve
Në hapjen e kapitullit të tyre të dytë, autorët e librit evokojnë punën e Philip Roth, ” Komploti kundër Amerikës” (2004). Është një rrëfim në formë kronike që imagjinon se çfarë do të kishte ndodhur nëse pionieri i aviacionit transatlantik, Charles Lindbergh, admirues i nazizmit, jo vetëm që do të kishte qenë një kandidat, por do të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara në 1941. Sipas tyre, kjo kishte pak mundësi të ndodhte, për shkak të logjikës diskrecionale të seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale që mbizotëronte atëherë. Gjatë një pjese të madhe të shekullit të 20-të, kuadrot drejtuese të dy partive politike të Amerikës së Veriut vendosnin, në fakt, një filtër mbi kandidaturat popullore, por potencialisht diferencuese dhe i shmangënin ato nga gara për nominim. Duke i njohur dilemat etike që paraqet ky lloj funksionimi arbitrar dhe jodemokratik, autorët nuk marrin përsipër qasjen tocquevilliane, prej nga duket frika prej një diktaturë të mazhorancës. Gjithashtu dhe pa e pohuar atë në këto terma, ata përçojnë një vizion relativisht elitist ose, më sakt, intelektual të demokracisë: megjithëse ata kurrë nuk shkruajnë se ajo duhet të rezervohet vetëm për qytetarët e shkolluar, propozimet e tyre ngrehin dilemën kryesore të teorive tona bashkëkohore demokratike. Pyetja e parashtruar nga kjo vepër është e mëposhtme: a është më mirë të kesh një aktor politik të zgjedhur në mënyrë demokratike, i aftë të minojë demokracinë apo të bëhet një lidhje e shkurtër arbitrare që vendos kandidaturën e tij për të mbrojtur sistemin demokratik? Autorët priren më shumë në opsionin e dytë.
Ky parandalim do të ishte më i rëndësishëm në sytë e autorëve pasi kujtojnë se rrëshqitjet autoritare shpesh janë të dëmshme. Në bazë të pretendimeve mashtruese ose me aresyetimin e një krize, një drejtues, i nxitur nga prirjet autokratike, ka të ngjarë të miratojë dispozita kufizuese për liritë publike – të cilat dobësojnë demokracinë, ndërsa pretendon ta konsolidojë atë. Kohët e fundit, forcimi i prerogativave tashmë të tepruara të Kryeministrit hungarez në rastin e luftës kundër covid-19 përbën një ilustrim domethënës të këtyre abuzimeve autoritare.
Të vetëdijshëm se filtrimi paraprak i kandidaturave demagogjike nuk është më i mundur sot kur janë shumë të larta shpenzimet partizane dhe kur janë të shumta mediat alternative, autorët megjithatë i bëjnë thirrje institucionalizimit të përgjegjësisë së partive politike. Është pra detyra e tyre që të mbajnë jashtë ata që dalin nga skajet e spektrit partizan (dhe veçanërisht ato të së djathtës radikale) në kufijtë e lojës politike dhe, nëse është e nevojshme, të aleatohen në një mënyrë konvergjente me pozicionet e qendrës për të bllokuar rritjen e tyre të mundshme elektorale. Gabimi më i keq konsiston në forcimin e ligjëratave, praktikave dhe programeve të tyre, duke rrezikuar normalizimin e koncepteve të tyre dhe përfundimisht zhvendosjen e qendrës së gravitetit politik në ekstreme. Kritikat e autorëve prekin Partinë Republikane, e cila që nga vitet ’80 është bërë gjithnjë e më konservatore dhe madje edhe reaksionare në pozicionet e saj (për klimën, ekonominë, shëndetin, fenë, apo edhe të drejtat civile dhe sociale). Duke vepruar kështu, në një lloj mënyre ata kanë çliruar pasionet populiste duke i hapur rrugën për në Shtëpinë e Bardhë një të fandaksuri më të dekompleksuar.
Të mos lejohen “shkelësit e normave”
Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt nuk kursejnë presidentin aktual të SHBA. Duke u bazuar në punën e politologut të njohur Juan Linz, ata vendosin katër tregues që bëjnë të mundur shënjestrimin e sjelljeve politike autoritare. Këto janë: 1) hezitimi për të pranuar rregullat e lojës demokratike, 2) prirja për të delegjitimuar kundërshtarët politikë, 3) përdorimi i dhunës ose, së paku, pranimi i saj, dhe në fund 4) predispozicioni për të kufizuar liritë civile dhe politike dhe në veçanti përpjekjet për ti mbyllur gojën shtypit. Sipas tyre, Trump i plotëson të gjitha kriteret. Ndër të tjera, ai guxoi të vinte në dyshim besueshmërinë e sistemit zgjedhor – duke insinuuar se ishte i njëanshëm -, u përpoq të minojë pavarësinë e gjyqësorit (veçanërisht në kontekstin e hetimit për ndërhyrjen e pretenduar ruse), legjitimoi praktikat e diskutueshme të zbatimit të ligjit – për shembull kur ai i kërkoi policisë të mos merrte masa paraprake gjatë arrestimeve, dhe vazhdon të hedhë qortime ndaj mediave të opozitës. Për më tepër, ai ka përdorur gënjeshtrën në aktet e komunikimit, ka thyer barierat në çështjet e konflikteve të interesit dhe vazhdon të përdor frikësimin si një levë politike (dhe diplomatike). Me pak fjalë, në vetëm një vit në detyrë, ai tashmë u duket studiuesve si një “thyerës në seri i normave” (a serial norm breaker, p. 195).
Konkluzioni i tyre është përfundimtar. Demokracia (amerikane) është në rrezik. I përket qytetarëve amerikanë më shumë se kurrë që të qëndrojnë vigjilentë dhe të luajnë, në kuptimin e dhënë nga Pierre Rosanvallon, rolin e tyre “kundër-demokratik”. Më në fund duke denoncuar efektet e dëmshme të neoliberalizmit për sa i përket integrimit shoqëror dhe rrjedhimisht kohezionit politik, të dy akademikët bëjnë fushatë për një ndryshim në paradigmën ekonomike dhe shprehen vetë, shumë konkretisht, në favor të modelit skandinav social-demokratik.