A mund ushqejnë masat kundër koronës trazirat sociale?
Sipas Top Channel, 5 prill 2020
Jacob Wallenberg i ka bërë të gjithë qeverive një paralajmërim: ta peshojnë mirë kërcënimin ekonomik që buron nga koronavirusi, ose të rrezikojnë recesionin, trazirat sociale e mbase, një brez të tërë të humbur. Industrialisti suedez, familja e të cilit zotëron aksione në kompani që nisin nga prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Ericsson e deri te banka SEB, i tha Financial Times se politikëbërësit duhet të mbrojnë ata që janë më të dobët në këtë situatë, por pa humbur nga vëmendja impaktin që masat frenuese do të kenë mbi bizneset, si restorantet e vogla, ashtu edhe shumëkombëshet e mëdha. Nëse kriza vazhdon për një kohë të gjatë, papunësia thotë ai mund të mbërrijë në 20-30 përqind, e po në këto nivele, mund të kontraktohen dhe ekonomitë. Disa sinjale të para që mbërrijnë nga Italia dhe Spanja tregojnë se parashikimi i Wallenburg, mund të mos jetë aq e vështirë të materializohet. “ Italianët nuk këndojnë më nëpër ballkone”, shkruante këto ditë The Guardian. Muzika, hareja që I shoqëroi për disa duke i ngritur moralit përballë fatkeqësisë që ka pllakosur këtë vend ca më shumë se të tjerët, ia ka lënë dalëngadalë vendin pakënaqësisë e zemërimit.