Leksioni për Evropën e pasur nga Shqipëria e vogël

Nga media, 28 mars 2020

Lufta kundër Coronavirus nuk ka kombësi dhe nuk mund t’u lërë vend llogaritjeve egoiste. Kryeministri shqiptar Edi Rama, me gjestin e tij të vogël por të madh, u mësoi liderëve evropianë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Evropës

Shqipëria ka dërguar një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për të ndihmuar Lombardinë në luftën kundër koronavirusit.

Një patrullë e vogël, kuptohet, por që nuk pritej aspak dhe sigurisht që nuk merret si e mirëqenë nga një vend që ende po lufton me një mijë vështirësi, duke filluar nga rindërtimi pas tërmetit të tmerrshëm të vetëm dy muajve më parë.

Këtë e di mirë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që shpjegoi me një italishte të cilën do t’ia kishin zili anëtarë të ndryshëm të klasës sonë qeverisëse vendore se ai gjest ishte detyrë:

“Ne nuk jemi pa kujtesë – tha ai – nuk mundemi që të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot jemi të gjithë italianë, dhe Italia duhet të fitojë dhe do ta fitojë këtë luftë edhe për ne, për Evropën dhe për gjithë botën”.

Pikërisht ajo Evropë që ende është e dyzuar se si, sa dhe kur do të japë ndihmën e nevojshme për vendet e saj që lëngojnë nga epidemia nuk mundet veçse të asistojë, me shpresë se do ketë një fije turpi, në bujarinë shqiptare.

Një gjest, ai po, pro-evropian, nga ata që shpresojnë të hyjnë një ditë në Bashkimin Evropian, por dukshëm me një frymë që shumë, sidomos në Veri të kontinentit, duket se e kanë harruar:

“Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre – shtoi Rama – dhe vende shumë të pasura u kanë kthyer shpinën të tjerëve. Por ndoshta ngase nuk jemi të pasur dhe as pa memorie, nuk mund t’i lejojmë vetes që të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin.”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi