Pushtet i vërtetë i vajzave dhe grave në vendin tonë!?

Sipas Monitor, 8 mars 2020

Gratë në pushtet zënë pozicione që iu falin autoritet, ndikim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Historikisht pushteti dhe pozicionet drejtuese kanë qenë më gjerësisht të zotëruar nga burrat, duke shënuar një nga hendeqet më të madha që ekzistojnë midis gjinive.Sipas Indeksit të Barazisë Gjinore të publikuar nga INSTAT, kur bëhet fjalë për pushtet, gratë shqiptare listohen krahas atyre më të pushtetshme në Europë si Suedisë, Francës dhe Danimarkës, mbi normën mesatare të 28 vendeve të Bashkimit Europian. Nuk është aspak rastësi lidhja e grave shqiptare me pushtetin, mjafton të kujtojmë mbretëreshën ilire, Teutën, jehona e pushtetit të së cilës dëgjohet deri në ditët e sotme.

Fusha e pushtetit te gratë matet përmes tre nëndarjeve kryesore: pushteti politik, pushteti ekonomik dhe pushteti social.Në politikë, pjesëmarrje gati sa dyfishi i grave europianeNënfushat e pushtetit politik përfshijnë tregues që matin raportin e grave me personat në cilësinë e ministrit të qeverisë dhe përqindjen e grave deputete në Parlamentin Kombëtar. Përveç kësaj, kjo nënfushë përfshin edhe treguesin e përfaqësimit të grave në pozicionet e përfaqësuesve në këshillat bashkiakë. Gratë marrin pjesë në pozicione ministrore në Shqipëri me 45.4%, një shifër që është shumë më e lartë se sa 28.1% e mesatares së BE-28, sipas INSTAT. Po kështu, gratë janë më të përfaqësuara në këshillat bashkiakë të Shqipëri se sa në BE (35.9% krahasuar me 28.5%).

Paraja është pushtet Nënfusha e pushtetit ekonomik i referohet dallimit në menaxhimin e burimeve ekonomike përmes pozicioneve drejtuese dhe përfshin treguesit e pjesëmarrjes së grave në bordet menaxhuese ose mbikëqyrëse të kompanive më të mëdha në bursë dhe pjesëmarrjen në bordet ekzekutive të bankës qendrore. Megjithatë, ato janë disi më pak të përfaqësuara si deputete në parlament krahasuar me BE28 (26.2 për qind krahasuar me 29.3 për qind).Pjesëmarrja e grave në pozicione drejtuese të kompanive më të mëdha është paksa më e lartë në Shqipëri se sa në mesataren e BE28 (26.4 përqind krahasuar me 25.0 për qind) dhe shumë më e lartë kur vjen fjala tek anëtarësia e bordit te bankës qendrore (48.1 për qind krahasuar me 20.3 për qind).

Pushteti social i grave shqiptareNënfusha e pushtetit social përfshin treguesit që matin raportin e grave dhe burrave në bordet e organizatave që financojmë kërkimet shkencore, përqindjen në bordet e kompanive të transmetimit publik dhe përqindjen në anëtarësinë e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatave kombëtare sportive olimpike. Pushteti social mbulohet nga Indeksi i Barazisë Gjinore për shkak të ndikimit simbolik që ai ka tek shoqëria dhe aksesi në struktura dhe në pozicionet e pushtetshme në fusha të ndryshme.

Krahasuar me mesataren e 28 vendeve të BE-së, gratë në Shqipëri kanë një përfaqësim relativisht të lartë në bordet e organizatave që financojnë kërkimet shkencore krahasuar me mesataren e BE-28 (44.4 për qind krahasuar me 39.9 për qind), por ato janë shumë pak të përfaqësuara në bordet e organizatave transmetuese publike (9.1 për qind krahasuar me 36,0 për qind) dhe në organet më të larta vendimmarrëse të organizatave kombëtare sportive olimpike (9.4 për qind krahasuar me 14.8 për qind)./Monitor

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan