Jemi ‘dobët’ në kërkim shkencor

Sipas Monitor, 6 janar 2020

Shqipëria është në shtetet e fundit në Europë dhe botë sa i përket kërkimeve shkencore, sipas të dhënave të Indeksit NPG, i cili merr në konsideratë kërkimet e periudhës 1 janar 2018 deri më 31 janar 2019.

Çdo vit, Indeksi i NPG (Nature Index) publikon tabela të bazuara në impaktet e kërkimeve cilësore për secilin shtet, sipas institucioneve që ndërmarrin kërkimet dhe që përpilohet nga Nature Publishing Group (NPG).

Indeksi mundëson një panoramë të përgjithshme duke nënvizuar se cilat shtete kanë performancën më të mirë në fushën e kërkimeve, në disiplina të ndryshme, duke ofruar kështu qasjen për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë.

Në 2019-n, në ndryshim nga publikimi i mëparshëm, të dhënat tregojnë se vendi ynë ka bërë hapa prapa krahasuar, jo vetëm duke pësuar një rënie të performancës kërkimore prej 34.2 %, por gjithashtu duke u renditur tek tre të fundit në Europë dhe gjithashtu me rënien më të theksuar po në këtë rajon.

Të dhënat tregojnë se, fqinjët si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, kanë treguar një renditje më të mirë.

Serbia duhet theksuar se ka një performancë dukshëm më të lartë në këtë fushë në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të Indeksit, Serbia ka pikësim 10.63, gjithashtu e renditur e 30 në Europë, e dyta Bosnjë – Hercegovina 5, Maqedonia 8, Shqipëria 1 dhe Mali i Zi 1.

Mali i Zi renditet i fundit, ndonëse me të njëjtin pikësim si Shqipëria, sepse ka diferencë më të theksuar në humbje pikësimi ndër dy vitet e fundit.

Indeksi i Nature është një bazë e të dhënave e lidhjeve të një kërkuesi dhe marrëdhënieve institucionale. Indeksi gjurmon kontributet në artikuj kërkimore të botuar në 82 revista të shkencave natyrore me cilësi të lartë, të zgjedhura nga një grup i pavarur studiuesish.

Indeksi i Nature siguron numërim absolut dhe të pjesshëm të botimit të artikullit në nivelin institucional dhe kombëtar dhe, si i tillë, është një tregues i rezultatit global dhe i bashkëpunimit me cilësi të lartë kërkimore. Të dhënat në Indeksin e Nature azhurnohen rregullisht, me 12 muajt më të fundit të vëndosur në dispozicion nën një licencë Creative Commons në natureindex.com. Baza e të dhënave është përpiluar nga Nature Research.

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan