Daniel Serwer: Vazhdoni reformat..
Fjala e Daniel Serwer në konferencën me temë “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, 28 Tetor 2019
Ky vend ka bërë përparim fantastik, eshte anëtar i NATO dhe kandidat për në BE. 22 vite më parë ishte në kaos vendi në vijim të skemave piramidale, keni kaluar zhvillim spektakolar ekonomik dhe keni përmbushur kriteret për hapje të negociatave. Rrethanat politike ishin që e ndaluan. Frances e Hollandes duhet ti vijë turp si vepruan me Shqiperine e Maqedoninë e Veriut.
Cështja është se si ti përgjigjemi kësaj vonese kaq të madhe për të njohur atë arritje që Shkupi e Tirana janë krenarë.
Jeni të zhgënjyer e acaruar ju mirëkuptoj por kjo s’do ju cojë përpara, përgjigje do jetë angazhimi ndaj reformave, ju jeni ende kandidat mund të përparoni edhe pa të ashtuquajturën negociata. S’duhet të vonojnë zbatimin e kuadrit ligjor evropian. Shumica e të mirave vijnë nga reformat që do merrni. Kjo vonesë do vonojë hyrjen eventuale që nuk do ndodhë gjithsesi edhe për shumë vite
Mal i Zi nuk reshtën të kërkonin, vazhduan duke e ditur mirë që Franca e Hollanda s’do i mbështesnin më shumë se sa mbështetën Shqipërinë e Maqedoninë.
Ka dy cështje kryesore, sundimi i ligjit dhe sjellja politike.
Jeni të lodhur prej atyre që predikojnë per sundimin e ligjit, po ju nevojitet jo për ne por per veten, institucionet tuaja janë më të mira por ju mungon kultura e ligjshmërisë, nuk është e lehtë dhe e pranoj se ka dhe vende në Amerikë që mungon por sundimi i ligjit duhet të triumfojë.
E di që është e vështirë për tu pranuar, por …dita do vijë si këtu dhe në Cikago, ku unë kam jetuar që ti ofrosh punë një kushëriri të kualifikuar eshte abuzim me detyren.
Dita do vije kur s’do toleroni politkanë që kanë burime financiare që s’i justifikojnë si shumica e gjyqtarëve që e kanë humbur detyrën për këto arsye.
Këto janë vitale për individë të kauliifkuar që s’varen nga lidhjet por kualifikimi.
Të jesh në opozitë është frustruese e kuptoj dhe e besoj, por ka rëndësi që qeverisja dhe sistemi…disa mund ti gjykojnë se po tregohem i anshëm por se kam këtë qëllim, po përpiqem t’ju bind se pjesëmarrja është detyrim edhe nëse mendoni se është një mashtrim sistemi.
Ceshtja eshte a do jetojnë shqiptarët në 6 vende të ndyshme ballkanike apo do sfidojnë marrëveshjen territoriale?
Asgjë s’do ndikonte më shumë ambiciet… Shqiperia e Kosova s’duhet të kërkojë ndryshim kufijsh. Uashingtoni e Berlini nuk do e pranonin kurre, do kishte pasoja katastrofike e destabilizuese.
E duhura eshte qe Shqiperia e Kosova të kujdesen për ato sëmundjet e brendshme të ruajnë marrëdhënie të mira e të ushqejnë marrëdhënie të mira me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera.
Asgjë që mund të bëjë Franca e Hollanda s’mund tju pengojë të bëni atë lloj Shqipërie e shpresoj të bëni zgjedhjen e duhur e të mencur”