BB: Vrojtimi për investimet në Ballkan

Sipas Monitor, 5 shtator 2019

Shqipëria u rendit më dobët se të gjitha shtetet e rajonit në promovimin e vendit ndaj investitorëve të huaj dhe gjithashtu ka strategjitë më të paqarta në këtë drejtim. Vlerësimet u dhanë gjatë një vrojtimi që Banka Botërore bëri vitin e kaluar në të gjitha vendet e rajonit për të vlerësuar klimën e investimeve dhe mundësitë për përmirësime në të ardhmen.

Kompanitë që veprojnë në Shqipëri, Bosnje, Kosovë dhanë vlerësime të dobëta për performancën e qeverisë në lidhje me tërheqjen dhe promovimin e investimeve. Strategjitë e paqarta të investimeve kombëtare dhe në disa raste dhe paparashikueshmëria në politikat e taksave dhe stimujve ishin problemet kyçe që u gjetën në Shqipëri, por edhe në Rajon.

53 për qind e investitorëve më Shqipëri mendojnë se incentivat për taksimin e korporatave janë shumë të varfra. Në vendet e tjera të Rajonit ( Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi) kjo përqindje ishte shumë më e ulët. Gjithashtu kompanitë e huaja patën vlerësim më të lartë negativ për Shqipërinë në lidhje me shërbimet publike ndaj investitorëve etj.

Ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit, investitorët në Malin e Zi ka dhënë vlerësimet më të larta në lidhje me stimujt që qeveria aplikojn për kompanitë e huaja.

Kompanitë e huaja në Rajon identifikuan tre faktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen për të investuar:
1- Strategjia e kombëtare për investimet e huaja;
2- Parashikueshmëria e politikave tatimore;
3- Disponueshmëria e stimujve për taksat doganore ose TVSH-në e importit
Rreth 60% kompanive në Shqipëri dhe Mali i Zi kanë shfaqur shqetësim të lartë për mungesën parashikueshmërisë së politikave fiskale në raport me vendet e tjera.
Në Maqedoni dhe Serbi, shumica e kompanive e vlerësuan disponueshmërinë e stimujve fiskale si të mirë ose shumë të mirë. Shumica e ekonomive të tjera u vlerësuan mesatarisht, dobët ose shumë dobët.

Përveç Maqedonisë dhe Serbisë, kompanitë në shumicën e ekonomive dhanë vlerësime të dobëta për cilësinë e shërbimeve nga agjencitë e promovimit të investimeve ose ofruesit e tjerë qeveritarë të shërbimeve për investitorët. Në Shqipëri dhe Kosovë gati gjysma e kompanive të anketuara zbuluan se performanca e qeverisë ishte e dobët ose shumë e dobët.
Shumica (79.1 për qind) e kompanive të intervistuara po planifikojnë projekte zgjerimi në rajon, me vlerësime shuma që arrijnë në rreth 405 milion euro dhe me një shtesë të vendeve të punës me 6410 persona.

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan