KE: Vendimi për negociatat tetor 2019
Sipas mediave, 18 qershor 2019
Këshilli i Bashkimit Evropian në dokumentin e publikuar pas takimit të ditës së sotme, thotë midis të tjerash se duke riafirmuar konkluzionet e 26 qershorit 2018, do t’i rikthehet çështjes jo më vonë se muajit tetor.
“Duke riafirmuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli merr parasysh rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë bazuar në vlerësimin e saj pozitiv të progresit të bërë dhe të përmbushjes së kushteve të identifikuara nga Këshilli.
Në dritën e kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i rikthehet kësaj çështje me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe substancial sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Këshilli Evropian për Shqipërinë.
Në dokument flitet edhe për Kosovën, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.